Lajmet

KDI: Zgjedhjet pritet të ndikojnë në performancën e sesionit vjeshtor të Kuvendit

Published

on

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e ka vlerësuar të dobët sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës. Sipas tyre, në këtë sesion ka dështuar mbikëqyrja parlamentare ndaj ekzekutivit, si dhe ka vazhduar trendi i mungesës së kuorumit në seanca plenare. Në anën tjetër potencuan se zgjedhjet e caktuara më 9 shkurt 2025, pritet të ndikojnë në performancën e sesionit vjeshtor të Kuvendit.

Hulumtuesja në KDI, Violeta Haxholli, në konferencë për media të martën, tha se mazhoranca gjatë sesionit pranveror ka miratuar 36 projektligje nga të cilat vetëm 1 për qind janë të agjendës legjislative të vitit 2024.

“Gjatë sesionit pranveror, Kuvendi ka shfaqur mangësitë e zakonshme. Seanca të cilat janë zhvilluar apo kanë përfunduar në mungesë të kuorumit, deputetë të cilët kanë munguar kanë pamundësuar përfundimin e seancave, mbikëqyrje e ulët dhe pak ligje në krahasim me sesionet e kaluara… Vetëm tre projektligje nga ato që janë miratuar në sesionin pranveror janë të agjendës së qeverisë të vitit 2024. Më pak se 1 për qind e agjendës legjislative të këtij viti është përmbushur, ndërkaq rreth 99 për qind të kësaj agjende mbetet për trajtim gjatë sesionit vjeshtor. Nga projektligjet e miratuara 20 prej tyre janë marrëveshje ndërkombëtare ndërkaq janë 15 projektligje dhe një projekt-kod që rregullojnë tema dhe çështja të ndryshme…Sa i përket rolit mbikëqyrës të Kuvendit, ky rol nuk është përmbushur kënaqëshëm përgjatë këtij sesioni. Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe deputetët nuk kanë ftuar asnjëherë për raportim kryeministrin. Nuk është organizuar ndonjë interpelancë ndaj kryeministrit apo ministrave”, tha ajo.

Ajo theksoi se zgjedhjet e caktuar parlamentare më 9 shkurt 2025, do të ndikojnë në performancën e sesionit vjeshtor të Kuvendit, megjithatë kërkoi nga deputetët që të jenë të përgjegjshëm.

“Zgjedhjet do të ndikojnë shumë në performancën e sesionit vjeshtor, megjithatë duke pasur parasysh se kanë mbetur shumë pika të pa trajtuara nga sesioni pranveror siç e keni pa edhe seanca e kësaj të enjte është me pika të bartura. Deputetët duhet t’i kushtojnë një vëmendje më të madhe këtyre përfundimit të këtyre pikave. Krahas fushatës zgjedhore që do të karakterizojë këtë sesion duhet të tregohet një nivel më i lartë i përgjegjshmërisë së deputetëve”, shtoi ai.

Krahas këtyre, Haxholli kërkoi rol më proaktiv të kryeparlamentarit Glauk Konjufca për shqiptimin e sanksioneve në rastet kur deputetët apo ministrat shkelin rregullat e Kuvendit.

Ajo theksoi se në sesionin pranveror në Kuvend ka pasur 525 mungesa, apo 24.3 për qind e deputetëve kanë munguar.

Lajmet

Mblidhet grupi parlamentar i LVV-së, pritet caktimi i seancës për presidentin

Published

on

By

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të mblidhet sot në orën 14:00, mëson Ekonomia Online nga burimet e saj brenda këtij subjekti politik.

Mbledhja e parlamentarëve të shumicës vjen në një moment të tensionuar politik, kur Kuvendi i Kosovës ende nuk ka caktuar një orar zyrtar për mbajtjen e seancës plenare.

Sot është afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Nëse deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri deri në mesnatë, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

UBT ofron 20% bursë studimi për Masterin në Shkenca dhe Teknologji të Ushqimit

Published

on

By

Në një kohë kur siguria ushqimore përbën një nga sfidat më kryesore globale, UBT ka hapur aplikimet për programin Master në Shkenca dhe Teknologji të Ushqimit, duke ofruar 20% bursë studimi përmes skemës “Engaged Scholarship” për të gjithë kohëzgjatjen e studimeve.

Bursa vlen për një sere profesionistësh të fushës, përfshirë teknologët e ushqimit, nutricionistët, infermierët, kontrollorët e cilësisë, inspektorët ushqimorë dhe laborantët ushqimorë.

Programi është i ndërtuar sipas standardeve të universiteteve më të avancuara evropiane dhe synon përgatitjen e kuadrove udhëheqëse për tregun e punës. Përmes punës praktike në laboratorë modernë, studentët trajnohen në kontrollin e cilësisë, inxhinierinë e përpunimit, kiminë e mikrobiologjinë ushqimore, si dhe zhvillimin e produkteve inovative në përputhje me legjislacionin dhe normat ndërkombëtare.

Përveç komponentës teoretike dhe praktike, ky program vë fokus të veçantë te kërkimi shkencor dhe zgjidhja e problemeve reale me të cilat përballet industria ushqimore sot. Studentët aftësohen për të analizuar parametrat dietikë, për të optimizuar linjat e prodhimit industrial me eficiencë energjetike dhe për të garantuar qëndrueshmëri mjedisore në çdo fazë të përpunimit të ushqimit.

Gjithashtu, mjedisi interaktiv, stafi akademik me përvojë ndërkombëtare dhe rrjeti i gjerë i partneriteteve u mundësojnë studentëve përfitimin e kompetencave të nevojshme për pozita drejtuese e ekzekutive në sektorin publik dhe privat, si dhe për vazhdimin e studimeve të doktoraturës.

Për më shumë informata mbi aplikimin dhe përfitimin e bursës prej 20%, të gjithë të interesuarit mund të drejtohen pranë hapësirave të UBT-së apo faqeve zyrtare të këtij institucioni.

Continue Reading

Lajmet

Pas tensioneve në Prishtinë, Sindikata e Policisë shpreh mbështetje për zyrtarët në terren

Published

on

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestave të fundit në Prishtinë, duke shprehur mbështetje për zyrtarët policorë të angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Në një komunikatë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, Sindikata ka theksuar se e drejta për protestë, shprehje të lirë dhe tubim paqësor është e drejtë themelore që duhet të respektohet, por nuk duhet të shndërrohet në dhunë ndaj policëve, institucioneve apo qytetarëve.

“SPK dënon fuqishëm çdo akt dhune, hedhjen e mjeteve piroteknike, mjeteve të forta dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë që janë në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatë.

Sindikata ka theksuar se policët nuk janë palë në debatet politike, por profesionistë që kanë për detyrë zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë për të gjithë.

Ajo ka shprehur mbështetje për zyrtarët policorë të angazhuar në terren dhe ka bërë thirrje që dallimet politike të mos shndërrohen në përplasje me ta.

“Policët janë bijtë dhe bijat tuaja, vëllezërit dhe motrat tuaja. Shumë prej tyre kanë qenë bashkëluftëtarë tuaj dhe sot vazhdojnë t’i shërbejnë vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në reagim.

Sipas SPK-së, çdo polic i lënduar gjatë kryerjes së detyrës është anëtar i një familjeje që pret të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi pas përfundimit të ndërrimit.

Në fund, Sindikata ka bërë të ditur se do të vazhdojë të qëndrojë pranë zyrtarëve policorë dhe të mbrojë të drejtat dhe dinjitetin e tyre profesional, duke theksuar se çdo veprim ndaj tyre duhet të vlerësohet në bazë të ligjit dhe jo të përkatësisë apo qëndrimeve politike./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dita e fundit për presidentin: Shtyhet seanca në Kuvend

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet gjatë ditës së sotme, mirëpo ende nuk është përcaktuar orari i saktë i nisjes së seancës.

Sipas burimeve të Kohës, deputetët fillimisht u ftuan për të qenë në ulëse në orën 14:00, mirëpo më vonë u njoftuan për shtyrjen e këtij orari.

Deri më tani, nga administrata e Kuvendit nuk ka ndonjë njoftim zyrtar lidhur me kohën e saktë të nisjes së punimeve.

Kjo seancë vjen në një moment kritik, pasi sot është afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Nëse Kuvendi dështon të zgjedhë kreun e shtetit deri në mesnatë, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara