Aktualitet

KDI akuzon ShSKUK-në për dëmtim të buxhetit me vlerë 57 mijë euro

KDI ka analizuar edhe një aktivitet tjetër të prokurimit që ka të bëjë me furnizimin me oksigjen të lëngshëm.

Published

on

Instituti Demokratik i Kosovës ka prezantuar të gjeturat nga analiza e dy kontratave të dhënë nga Shërbimi Spital Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) për furnizim me oksigjen, të cilët, sipas këtij instituti, i kanë shkaktuar humbje buxhetit publik rreth 57 mijë euro.

Menaxherja e projektit, Diana Metushi Krasniqi, akuzoi ShSKUK-në për nënshkrim të kontratës përmes procedurave të negociuar me kompaninë “Medica” me furnizim të njëjtë, mirëpo 20 për qind më shtrenjtë për njësi.

ShSKUK, në fillim të pandemisë, 7 maj 2020, kishte lidhur kontratë kornizë me kompaninë ‘Medical Group’ për furnizim me oksigjen për inhalim për përdorim në menaxhimin e hipoksisë. Çmimi i kontratës për një kilogram oksigjen ishte 1.68 euro, në total kontrata parashihte që të porositeshin 485,736 kg. Mirëpo, vetëm dy muaj më vonë, më 23 korrik 2020, ShSKUK nënshkruan një kontratë tjetër përmes procedurës së negociuar me kompaninë ‘Medica’ për furnizim të njëjte, mirëpo këtë herë me çmim 2.01 euro për kg oksigjen, respektivisht rreth 20% më shtrenjtë për njësi. Sasia që është porositur përmes kësaj kontrate është 44,250 kg në vlerë prej 88,942.50 euro. Duke qenë së në kohën e zhvillimit të këtij prokurimi, ShSKUK veçse kishte një kontratë aktive me ‘Medical Group’, ka mundur që të njëjtën sasi ta porosisë përmes kësaj kontrate në çmim prej 14,602.50 euro më lirë”, ka theksuar ajo.

KDI ka analizuar edhe një aktivitet tjetër të prokurimit që ka të bëjë me furnizimin me oksigjen të lëngshëm. Metushi-Krasniqi bëri të ditur se ShSKUK kishte pranuar tre oferta të përgjithshme me çmime prej 2 për qind deri në 21 për qind më lirë se kontrata aktuale.

ShSKUK më 1 prill 2021 publikoi aktivitetin e prokurimit ‘Furnizim me oksigjen medicinal për nevojat e ShSKUK’ për furnizim me 5.2 milionë litra oksigjen në vlerë të parashikuar prej 2.44 milion euro. Vlera e parashikuar për një litër oksigjen ishte 0.47 euro bazuar në kontratën paraprake me ‘Medical Group’. Për këtë tender, ShSKUK kishte pranuar tre oferta të përgjegjshme ‘Medical Group’ SH.P.K me çmimin për litër 0.38 euro ‘Liri – Med’ SH.P.K me çmimin për litër 0.46 euro dhe NPT ‘Medica’ me çmimin për litër 0.37 euro, me çmime prej 2% deri në 21% më lirë se kontrata aktuale. Megjithatë, pas rreth 50 ditësh nga dorëzimi i ofertave, ky tender ishte anuluar sipas kërkesës nga Barnatorja Qendrore nën arsyetimin se me uljen e rasteve me COVID-19 është zvogëluar edhe kërkesa për oksigjen medicinal”, vijoi Metushi-Krasniqi.

Menaxherja e projektit theksoi se anulimi i procedurave të tenderit do të nënkuptonte që do të vazhdohej të bëheshin porosi me oksigjen me kontratën aktive e që ishte kontrata me ‘OE Medical Group’ me çmim 0.47 euro për litër, por që në muajin qershor 2021 kishte arritur në rreth 84% të sasisë së shpenzuar.

Metushi-Krasniqi shtoi se ShKSUK kishte nënshkruar një kontratë të re duke përdorur procedurën e negociuar.

KDI ka gjetur se edhe pse është anuluar tenderi, ShKSUK vetëm gjatë muajve maj – gusht 2021, kur është nënshkruar një kontratë e re duke përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, kishte porositur 428,000 litra oksigjen. Po të llogaritën me çmimin e kontratës ekzistuese 428,000 litra oksigjen kanë kushtuar 201,160 euro, ndërsa nëse do të nënshkruhej kontrata me kompaninë ‘Medica’ kjo sasi do të kushtonte 158,360 euro, respektivisht 42,800 euro më lirë”, tha ajo.

Me 27 gusht 2021, ShKUK ka nënshkruar kontratë të negociuar me kompaninë “Medical Group” me çmim 0.36 euro për një litër oksigjen.

Aktualitet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbeh rreziqet nga inteligjenca artificiale pas paralajmërimeve drastike të ekspertëve

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zbehur rreziqet që kanosen nga inteligjenca artificiale (AI), pas disa ditësh paralajmërimesh drastike nga ekspertët e fushës.

“Keni shumë forcave tepër negative që po e ngrenë këtë çështje pa pasur nevojë dhe po përmendin gjëra që nuk do të ndodhin kurrë,” deklaroi Trump gjatë një vizite në Irlandë.

Një nga paralajmërimet erdhi nga një ish-kërkues i kompanisë Anthropic, i cili tha se “ka një mundësi të madhe që të gjithë të vdesim në një të ardhme të afërt” nëse ritmi i tanishëm i zhvillimit vazhdon.

Të shtunën, krerët kryesorë të industrisë u dëgjuan duke bërë thirrje për një ngadalësim të zhvillimit. Trump nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kësaj ideje, por u shpreh: “Ne jemi përpara Kinës në inteligjencën artificiale… dhe, sinqerisht, dua ta mbaj kështu, sepse kushdo që fiton garën e AI, fiton gjithçka”.

Trump foli në të njëjtën ditë kur kërkuesi i AI, Jacob Coxon  i cili u largua nga Anthropic disa ditë më parë tha për BBC-në se stafi që po zhvillon këto sisteme është “vërtet i frikësuar” për të ardhmen e njerëzimit.

Coxon  i cili ka punuar gjithashtu në OpenAI, mirëpriti idenë e një ngadalësimi, por theksoi se ai duhet të koordinohet edhe me Kinën.

Të shtunën, Elon Musk, pronar i xAI, dhe Sam Altman nga OpenAI, mbështetën paralajmërimin e kreut të Anthropic, Dario Amodei, se ritmi i zhvillimit duhet të ngadalësohet “për të reduktuar rrezikun që diçka të shkojë seriozisht keq”.

Udhëheqësi i Anthropic tha se çdo ngadalësim do të duhej të jetë i kufizuar për të parandaluar Kinën që të marrë epërsinë.

 

Shtohen pikëpyetjet se si do të dukej një “ngadalësim” i AI-së

Çështjet që rrethojnë inteligjencën artificiale kanë nxitur debata të ashpra — dhe përfaqësojnë një dilemë për shumë udhëheqës botërorë.

Nga njëra anë, ky sektor shihet si një mundësi e jashtëzakonshme për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të përmirësuar sistemet dixhitale e metodat e vjetruara të punës.

Nga ana tjetër, kanë ndodhur edhe disa incidente ku inteligjenca artificiale duket se ka shkuar seriozisht keq.

Në gusht, OpenAI njoftoi se kishte ngadalësuar trajnimin e disave prej modeleve të saj më të avancuara të AI-së për të përmirësuar sigurinë.

Krijuesi i ChatGPT tha se po shton masa të reja pasi agjentët e saj të AI-së anashkaluan mbrojtjet e sigurisë dhe sulmuan kibernetikisht kompaninë teknologjike Hugging Face.

Po në të njëjtin muaj, u bë e ditur se dy nga mjetet më të fuqishme të AI-së në botë krijuan profile të rreme njerëzore për të mashtruar njerëzit gjatë disa tentativave për sulme kibernetike.

Instituti i Sigurisë së AI-së në Britaninë e Madhe (AISI) tha se në rastin më serioz, modeli Mythos AI i kompanisë Anthropic u përpoq të merrte qasje në një shërbim duke dërguar mesazhe private përmes llogarive të rreme që imitonin njerëz të vërtetë  dhe më pas fshiu provat.

/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Në përmbyllje të Javës së Gruas, bëhet thirrje për më shumë gra në pozita udhëheqëse

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në përmbylljen e “Javës së Gruas”, një program që përgjatë muajve të fundit bëri bashkë përfaqësues nga institucionet, komunat, partitë politike, shoqëria civile dhe mediat.

Gjatë fjalës së saj Haxhiu,  vlerësoi lart kontributin e grave në të gjitha sferat e jetës, nga biznesi, kultura e sporti, e deri te shkenca dhe politika duke theksuar se puna dhe rezultatet e tyre tashmë flasin vetë.

Megjithatë, ajo ngriti shqetësimin për pabarazinë që ende ekziston në shoqëri, ku shumë grave u duhet të punojnë dyfish për të marrë të njëjtin vlerësim si burrat.

“Këtë pabarazi nuk duhet ta pranojmë si normale. Gratë duhet të vlerësohen për punën dhe aftësinë e tyre dhe të kenë të njëjtat mundësi për të marrë përgjegjësi e për të udhëhequr. Dua të shoh më shumë gra në krye të listave, në udhëheqjen e komunave, institucioneve e kompanive dhe kudo ku merren vendime”, u shpreh ajo.

Në përmbyllje, u përmend se përparimi i grave është drejtpërdrejt i lidhur me përparimin e të gjithë shoqërisë, pasi suksesi i një gruaje hap rrugën për ecjen përpara të të tjerave. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti bën thirrje për çështjen e presidentit: Të papranueshme zgjedhjet e reja, të gjejmë kompromis

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së parë të Qeverisë së re, u ka bërë thirrje subjekteve politike dhe deputetëve të Kuvendit që të gjejnë një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ai e cilësoi si të pafalshme mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje për këtë çështje.

Sipas Kurtit, një dialog i hapur dhe i sinqertë mes palëve mund të çojë në zgjedhjen e kreut të shtetit. Ai përmendi marrëveshjen politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, duke i vënë theksin sfidës me qëndrimet e disa deputetëve të LDK-së që po hezitojnë ta zbatojnë këtë marrëveshje.

“Jemi kaq afër zgjidhjes së presidentit saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë në zgjedhje sërish për të ardhur prapë në të njëjtën pikë. Ju bëj thirrje liderëve politikë dhe deputetëve le ta zgjidhin çështjen e presidentit. Le t’i japim vendit tonë institucionet në përputhje me vullnetin qytetar dhe le të ecim përpara”, deklaroi ai.

Kryeministri shtoi se gjetja e një kompromisi politik është plotësisht e mundur dhe sjell rezultate, duke marrë si dëshmi konkrete të këtij bashkëpunimi vetë konstituimin e Kuvendit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të menjëhershme të përkohshme

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar këtë të hënë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurave dhe vendimeve që lidhen me konstituimin e Legjislaturës XI të Kuvendit të Kosovës. Kërkesa është dorëzuar fizikisht nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu.

Përmes këtij hapi, opozita konteston zyrtarisht tri vendime të ditëve të fundit: vendimin e 9 shtatorit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, vendimin procedural të 11 shtatorit lidhur me mënyrën e votimit të nënkryetarëve, si dhe konstatimin e 13 shtatorit që shpallte të konstituar Legjislaturën XI. PDK kërkon nga Gjykata që t’i vlerësojë këto procese dhe të përcaktojë qartë pasojat juridike të shkeljeve që pretendohet se janë bërë.

Gjatë dorëzimit të lëndës, përfaqësuesit e PDK-së deklaruan se ky veprim është i domosdoshëm për të mbrojtur renditjen kushtetuese nga kalkulimet politike. Arian Tahiri theksoi se institucioni më i lartë i interpretimit të Kushtetutës duhet ta thotë fjalën e vet përfundimtare, ndërsa deputeti Përparim Gruda shtoi se rregullat në Kosovë duhet t’i përcaktojë Kushtetuta dhe jo vullneti i një partie politike.

Krahas kërkesës kryesore, avokati Faton Fetahu bëri me dije se i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të vendosë menjëherë një masë të përkohshme. Kjo masë synon pezullimin e pasojave të mëtejshme juridike dhe parandalimin e krijimit të fakteve të reja institucionale derisa të merret një vendim përfundimtar. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të dërgojë në Kushtetuese edhe një lëndë tjetër të veçantë, e cila ka të bëjë me procesin e formimit të Qeverisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara