Aktualitet

KDI akuzon ShSKUK-në për dëmtim të buxhetit me vlerë 57 mijë euro

KDI ka analizuar edhe një aktivitet tjetër të prokurimit që ka të bëjë me furnizimin me oksigjen të lëngshëm.

Published

on

Instituti Demokratik i Kosovës ka prezantuar të gjeturat nga analiza e dy kontratave të dhënë nga Shërbimi Spital Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) për furnizim me oksigjen, të cilët, sipas këtij instituti, i kanë shkaktuar humbje buxhetit publik rreth 57 mijë euro.

Menaxherja e projektit, Diana Metushi Krasniqi, akuzoi ShSKUK-në për nënshkrim të kontratës përmes procedurave të negociuar me kompaninë “Medica” me furnizim të njëjtë, mirëpo 20 për qind më shtrenjtë për njësi.

“ShSKUK, në fillim të pandemisë, 7 maj 2020, kishte lidhur kontratë kornizë me kompaninë ‘Medical Group’ për furnizim me oksigjen për inhalim për përdorim në menaxhimin e hipoksisë. Çmimi i kontratës për një kilogram oksigjen ishte 1.68 euro, në total kontrata parashihte që të porositeshin 485,736 kg. Mirëpo, vetëm dy muaj më vonë, më 23 korrik 2020, ShSKUK nënshkruan një kontratë tjetër përmes procedurës së negociuar me kompaninë ‘Medica’ për furnizim të njëjte, mirëpo këtë herë me çmim 2.01 euro për kg oksigjen, respektivisht rreth 20% më shtrenjtë për njësi. Sasia që është porositur përmes kësaj kontrate është 44,250 kg në vlerë prej 88,942.50 euro. Duke qenë së në kohën e zhvillimit të këtij prokurimi, ShSKUK veçse kishte një kontratë aktive me ‘Medical Group’, ka mundur që të njëjtën sasi ta porosisë përmes kësaj kontrate në çmim prej 14,602.50 euro më lirë”, ka theksuar ajo.

KDI ka analizuar edhe një aktivitet tjetër të prokurimit që ka të bëjë me furnizimin me oksigjen të lëngshëm. Metushi-Krasniqi bëri të ditur se ShSKUK kishte pranuar tre oferta të përgjithshme me çmime prej 2 për qind deri në 21 për qind më lirë se kontrata aktuale.

“ShSKUK më 1 prill 2021 publikoi aktivitetin e prokurimit ‘Furnizim me oksigjen medicinal për nevojat e ShSKUK’ për furnizim me 5.2 milionë litra oksigjen në vlerë të parashikuar prej 2.44 milion euro. Vlera e parashikuar për një litër oksigjen ishte 0.47 euro bazuar në kontratën paraprake me ‘Medical Group’. Për këtë tender, ShSKUK kishte pranuar tre oferta të përgjegjshme ‘Medical Group’ SH.P.K me çmimin për litër 0.38 euro ‘Liri – Med’ SH.P.K me çmimin për litër 0.46 euro dhe NPT ‘Medica’ me çmimin për litër 0.37 euro, me çmime prej 2% deri në 21% më lirë se kontrata aktuale. Megjithatë, pas rreth 50 ditësh nga dorëzimi i ofertave, ky tender ishte anuluar sipas kërkesës nga Barnatorja Qendrore nën arsyetimin se me uljen e rasteve me COVID-19 është zvogëluar edhe kërkesa për oksigjen medicinal”, vijoi Metushi-Krasniqi.

Menaxherja e projektit theksoi se anulimi i procedurave të tenderit do të nënkuptonte që do të vazhdohej të bëheshin porosi me oksigjen me kontratën aktive e që ishte kontrata me ‘OE Medical Group’ me çmim 0.47 euro për litër, por që në muajin qershor 2021 kishte arritur në rreth 84% të sasisë së shpenzuar.

Metushi-Krasniqi shtoi se ShKSUK kishte nënshkruar një kontratë të re duke përdorur procedurën e negociuar.

“KDI ka gjetur se edhe pse është anuluar tenderi, ShKSUK vetëm gjatë muajve maj – gusht 2021, kur është nënshkruar një kontratë e re duke përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, kishte porositur 428,000 litra oksigjen. Po të llogaritën me çmimin e kontratës ekzistuese 428,000 litra oksigjen kanë kushtuar 201,160 euro, ndërsa nëse do të nënshkruhej kontrata me kompaninë ‘Medica’ kjo sasi do të kushtonte 158,360 euro, respektivisht 42,800 euro më lirë”, tha ajo.

Me 27 gusht 2021, ShKUK ka nënshkruar kontratë të negociuar me kompaninë “Medical Group” me çmim 0.36 euro për një litër oksigjen.

lajme

Goditet ura e dytë kryesore në Kiev, Klitschko paralajmëron për situatë “dramatike”

Published

on

By

Një sulm rus ka goditur një urë të dytë kryesore në Kiev, ka bërë të ditur kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko, ndërsa Rusia po intensifikon sulmet mbi infrastrukturën kritike në kryeqytetin ukrainas, raporton BBC.

Sulmi të shtunën në mëngjes dëmtoi shtresën e rrugës dhe linjat ajrore të trolejbusëve në Urën Veriore (Northern Bridge), deklaroi Klitschko, duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve.

Goditja vjen pasi një tjetër urë kyçe e qytetit, Ura e Jugut, u shënjestrua disa herë nga dronët rusë të enjten dhe të premten. Klitschko më herët paralajmëroi se sulme të tilla po e “shqyejnë Kievin”.

Urat e Veriut dhe të Jugut lidhin pjesët lindore dhe perëndimore të kryeqytetit dhe nuk ishin goditur kurrë më parë para të enjtes, gjë që sinjalizon një fazë të re në strategjinë e Moskës.

Sulmet mbi Urën e Jugut kanë shkaktuar kaos të madh në transport që nga e enjtja, me pezullimin e qarkullimit të metrosë dhe makinave mbi të. Shumë nga banorët e qytetit — i cili numëron rreth tre milionë banorë — mbështeten te metroja për të udhëtuar përmes qytetit.

Në sulmin e së enjtes, një dron rus goditi kabllot e urës Pivdennyi në Kiev.

Duke shkruar në Telegram të shtunën, Klitschko tha: “Goditje në Urën e Veriut. Shërbimet e urgjencës janë rrugës.”

“Qarkullimi në urë nga bregu i majtë në të djathtin për momentin është i bllokuar,” shtoi ai.

Sulmet e mëparshme në Urën e Jugut shtynë këshillin e mbrojtjes të Kievit të mbante një mbledhje krize të premten, pas së cilës Klitschko paralajmëroi se qyteti ndodhet në një “situatë shumë dramatike”, ndërsa Moska po godet “infrastrukturën kritike, logjistikën, strehimin” dhe objekte të tjera kyçe.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia po vepron si përgjigje ndaj sulmeve të Ukrainës mbi objektet energjetike ruse, me gjithë faktin se ishte vetë Moska ajo që kishte nisur e para sulme të tilla.

Pas sulmit në Urën e Jugut, udhëtarët përshkruan se si pluhuri nga vala e shpërthimit hyri në vagonin e tyre përmes sistemit të ventilimit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Putin ka vendosur që “tashmë nuk ka rregulla” gjatë sulmeve ndaj Ukrainës.

Në një intervistë për Financial Times, ai tha: “Rusët dështuan të na pushtojnë. Kështu që tani po kryejnë sulme masive dhe vrasje masive.”

Ai shtoi: “Ata duan të shkatërrojnë urat tona… qendrat tona të të dhënave, internetin, rrjetet celulare, spitalet, kopshtet, shkollat, universitetet — gjithçka. Ata duan që njerëzit të ikin nga qytetet e tyre.” /BBC/

 

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara