Lady Gaga i habiti fansat e saj kur anuloi koncertin e turneut “Miami Mayhem Ball” në minutën e fundit, i cili duhej të mbahej në Miami mbrëmë.
Këngëtarja iu drejtua fansave nëpërmjet Instagram Story, duke kërkuar falje për anulimin e papritur të performancës.
“Përshëndetje të gjithëve, më vjen shumë, shumë keq, por duhet ta shtyj koncertin e sonte në Miami”, shkroi ajo.
Ajo shpjegoi se gjatë provave zëri ishte “jashtëzakonisht i tendosur” dhe se si mjekët ashtu edhe një trajner vokal e këshilluan të mos performonte për shkak të rreziqeve të mundshme shëndetësore.
“Doja të isha e vendosur e të vazhdoja performancën për ty, por nuk dua të rrezikoj dëmtimin e përhershëm të kordave të mia vokale”, tha Gaga. Ajo theksoi se vendimi ishte i vështirë dhe i dhimbshëm, por u mor në përputhje me marrëveshjen e të gjithë ekipit.
Ajo shtoi se kishte bërë gjithçka që mundi për të shmangur këtë rezultat: “Kujdesem për veten time që të jem në gjendje të jap një shfaqje kaq të impenjuar. I dua fansat e mi dhe ju respektoj. Shpresoj se mund ta pranoni faljen time të sinqertë dhe thellësisht të penduar”.
Lady theksoi se po punon për një datë të re dhe se po përpiqet të caktojë një datë të re koncerti sa më shpejt të jetë e mundur. Më herët këtë vit, Lady Gaga tërhoqi vëmendjen me një sërë sfidash në turne.
Në korrik, ra në skenë gjatë një performance në Las Vegas, por u rikuperua shpejt dhe vazhdoi me këngën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Në maj, koncerti Në Rio de Janeiro ishte cak i një sulmi të planifikuar me bombë, i cili, falë ndërhyrjes së policisë, u parandalua.
Pavarësisht gjithçkaje, Lady planifikon të vazhdojë turneun, dhe performanca e radhës është planifikuar për 6 shtator në Madison Square Garden në New York.
Ajo ka folur hapur se sa shumë ndikojnë problemet mendore në muzikën që krijon.
Në një intervistë ajo tha: “Shëndeti im mendor ka pasur gjithmonë një ndikim të fortë në muzikën time. Doja të këndoja më shumë kur isha në gjendjen time më të keqe. Dhe kjo do të thotë se ndihesha shumë kështu, sepse këndoja gjatë gjithë kohës”.
Ajo shtoi se shkrimi i muzikës e ndihmoi të stabilizohej dhe të gjente zërin e saj: “Shkruja dhe këndoja nga një ndjenjë humbjeje, dhe kjo më ndihmonte të mblidhja veten dhe të tregoja historinë time”.