Magazinë

Katy Perry ndez skenën në Itali me performancë mahnitëse

Published

on

Katy Perry mahniti publikun gjatë ndalesës së fundit të turneut të saj “Lifetimes” në Bolonja, Itali, ku shkëlqeu me një sërë kostumesh skenike plot stil dhe sensualitet.

Këngëtarja 41-vjeçare electrizoi skenën e Unipol Arena-s, e mbushur plot me fansa, teksa performoi disa nga hitet e saj më të njohura.

Ajo u shfaq me body të guximshëm dhe çizme deri në kofshë, duke ndryshuar disa herë veshje gjatë koncertit.

Një prej tyre, me dizajn që ngjante me luspat e kafshëve të egra dhe të zbukuruar me gurë të çmuar, mori shumë duartrokitje, ndërsa një tjetër me pamje futuriste metalike – theksoi energjinë dhe stilin e saj unik, shkruan DailyMail.

Performanca erdhi në mes të thashethemeve që qarkulluan pas një komenti të ish-partnerit të saj, DJ Diplo, i cili në një podcast hodhi në mënyrë nënkuptuese aludime për një lidhje mes Katy Perry-t dhe ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau.

Më vonë, ekipi i podcast-it sqaroi se gjithçka ishte një shaka, megjithatë fansat nisën të komentojnë mbi afrimitetin e dyshes, pasi ata u panë së bashku në disa dalje publike – përfshirë festën e ditëlindjes së këngëtares në Paris, ku Trudeau u shfaq për pak momente në sfond.

Pavarësisht zhurmës mediatike, Katy Perry u shfaq e qetë, e vetëbesueshme dhe plot energji në skenë, duke dëshmuar se as thashethemet dhe as shakatë publike nuk mund ta zbehin shkëlqimin e saj artistik. /A.Z/UBT News/

Lajmet

Tirana bëhet gati për koncertin e Kanye West, intensifikohen përgatitjet

Published

on

Më pak se një muaj para koncertit të reperit amerikan Kanye West në Tiranë, autoritetet shqiptare kanë intensifikuar përgatitjet për organizimin e ngjarjes, e cila pritet të jetë ndër eventet më të mëdha muzikore të mbajtura ndonjëherë në vend.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, së bashku me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, ka inspektuar nga afër punimet dhe masat organizative për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së koncertit.

Sipas Gonxhjes, përgatitjet po zhvillohen me ritme intensive, ndërsa bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për menaxhimin e vizitorëve, transportit, sigurisë publike dhe shërbimeve emergjente.

Koncerti i Kanye West është planifikuar të mbahet më 11 korrik në Tiranë dhe pritet të mbledhë dhjetëra mijëra spektatorë nga Shqipëria, rajoni dhe vende të tjera, duke e shndërruar kryeqytetin shqiptar në një qendër të rëndësishme të muzikës ndërkombëtare gjatë sezonit veror.

Burimi: ATSH
/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Djali i princeshës së Norvegjisë dënohet me 4 vjet burg për përdhunim

Published

on

Marius Borg Høiby, djali 29-vjeçar i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, është shpallur fajtor për dy akuza për përdhunim dhe është dënuar me katër vjet burg.

Gjykata e ka liruar atë nga dy akuza të tjera për përdhunim, por e ka shpallur fajtor për një sërë veprash të tjera penale për të cilat ishte akuzuar.

Høiby nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së vendimit, por ka marrë pjesë përmes lidhjes video.

Prokurorët kishin kërkuar dënim prej shtatë vjetësh e shtatë muaj burg, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar një dënim më të lehtë prej 18 muajsh dhe pritet të apelojë vendimin.

/A,K.

Continue Reading

Lajmet

Oliver Tree raportohet se ka humbur jetën në aksident me helikopter në Brazil

Published

on

Oliver Tree, i njohur për hitet “Life Goes On” dhe “Miss You”, raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare pas një aksidenti me helikopter në Rio de Janeiro të Brazilit.

Sipas raportimeve, ai ishte një nga gjashtë viktimat e një përplasjeje në ajër mes dy helikopterëve në zonën Recreio dos Bandeirantes.

Në aksident kanë humbur jetën edhe disa persona të tjerë, përfshirë pasagjerë dhe pilotë, ndërsa autoritetet braziliane kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Më herët, artisti kishte qenë në Amerikën e Jugut në kuadër të turneut të tij botëror dhe kishte performuar në Sao Paulo më 6 qershor.

Oliver Tree ishte i njohur për stilin e tij të veçantë muzikor dhe projektet si “Ugly Is Beautiful”, “Cowboy Tears” dhe “Alone in a Crowd”, duke fituar famë ndërkombëtare në skenën muzikore.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Harry Styles rikthen kujtimet e “The X Factor” në Wembley

Published

on

Harry Styles ka hapur natën e parë të rezidencës së tij në Wembley Stadium duke kujtuar audicionin e tij në “The X Factor” 16 vite më parë.

Ai tha se motra e tij e kishte sjellë për herë të parë në Londër dhe se pikërisht në Wembley Arena ishte vendosur në grupin që u bë One Direction.

“Unë nuk do të isha këtu pa nënën time që më regjistroi fshehurazi në The X Factor,” tha ai para 80 mijë fansave.

Styles gjithashtu përmendi se audicioni i tij në vitin 2010 përfshinte këngët “Hey Soul Sister” dhe “Isn’t She Lovely”, që i hapën rrugën në grupin e famshëm.

Koncerti në Wembley u shoqërua me atmosferë të madhe, me fansa që këndonin, mbanin pankarta dhe krijonin një shfaqje të gjallë gjatë gjithë mbrëmjes.

/A.K/

Burimi:BBC

Continue Reading

Të kërkuara