Kronikë e zezë

Katër të arrestuar për posedim të armëve

Personat e arrestuar pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për veprën penale “Mbajtje në shfrytëzim, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës”.

Te të arrestuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një armë e tipit Zoraki cal 9mm, një karikator i së njëjtës armë, dhjetë copë fishekë të cal: 7.65mm, një armë me gas e tipit Zoraki cal: 9mm, një karikator i armës i së njëjtës armë, dhjetë copë fishek të cal: 9mm, një pushkë gjuetie e cal: 12GA, një armë e tipit Colt cal: 45mm, një karikator i së njëjtës armë, dy copë fishekë të armës së njëjtë,një armë me gas e tipit Zoraki,një karikator i së njëjtës armë, 34 copë fishekë me gas 9mm, gjashtë gëzhoja 9 mm, një armë e tipit Lluger 88 cal: 8mm dhe një karikator i armës i së njëjtë.

Personat e arrestuar pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt./UBTNews/

Vendi

Zhduket një grua në Prizren

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është raportuar i zhdukur gjatë ditëve të fundit në Prizren.

Një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga vendi i saj i punës dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e 4 prillit dhe njësitet policore tashmë kanë nisur hetimet për gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur.

Continue Reading

Aktualitet

Aksident fatal në rrugën Drenas-Baicë: Humb jetën shoferi i veturës

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën Drenas-Baicë.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion me targa vendore, të cilët drejtoheshin nga dy burre kosovarë.

Si pasojë e goditjes, drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.

Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.

Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se janë regjistruar tri raste të dhunës në familje. Rastete janë regjistruar në qytetet Shtërpcë, Pejë dhe Skenderaj.

Në qytetin e Shtërpcës, policia ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

Lidhur me këtë rast, policia bën të ditur se “me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në Pejë rreth orës 20:20, ku burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një burri tjetër.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka njoftuar se “i dyshuari ndodhet në kërkim policor” dhe se hetimet po vazhdojnë për lokalizimin e tij.

Rasti i tretë ka ndodhur në Skenderaj, ku një person është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Pas marrjes në pyetje të palëve të përfshira, “me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

 

Continue Reading

Të kërkuara