

Aktualitet
Katër persona vriten përderisa sulmojnë shtëpinë e ministrit afgan të mbrojtjes në Kabul
Published
4 years agoon
By
UBT newsKatër persona janë vrarë pasi kishin sulmuar shtëpinë e ministrit afgan të mbrojtjes, Bismillah Khan Mohammadi.
Persona të armatosur kanë qëlluar me armë dhe kanë shpërthyer një makinë pranë Zonës së Gjelbër të Kabulit.
Ministri, Mohammad, nuk ndodhej në shtëpi kur kishte ndodhur sulmi, ndërkaq familja e tij u evakuua dhe sulmuesit u vranë, shkruan BBC, përcjell KlanKosova.tv
Sulmi vjen përderisa luftimet vazhdojnë në qytete të tjera afgane, me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës.
Aktualitet
Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës
Published
22 minutes agoon
August 19, 2025By
UBT News
Në raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovës, në disa qytete të Kosovës ka pasur incidente kriminale dhe shifra të larta të gjobave të shqiptuara në kundërvajtje.
AKSIDENTE TRAFIKU DHE GJOBA
Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2284 tiketa trafiku, janë shkaktuar 85 aksidente me dëme materiale dhe 38 aksidente me të lënduar. Zyra e Informimit nga PK ka njoftuar se 31 persona janë arrestuar, kurse 14 janë dërguar në mbajtje.
INCIDENTET KRIMINALE-PRISHTINË
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Lasgush Pogradeci, Prishtinë 18.08.2025 – 00:02. Është raportuar për të shtëna me armë, në vendin e ngjarjes policia ka hasur katër persona dy femra dhe dy meshkuj kosovarë, por gjatë kontrollit të tyre nuk është gjetur asgjë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar pesë (5) gëzhoja, por arma nuk është gjetur. Të dyshuarit janë sjellë në stacion dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
POSEDIM & PËRDORIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Rr. Astrit Rrushi, Prishtinë 18.08.2025 – 19:07. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar e intervistuar disa dëshmitarë të cilët kanë deklaruar se pas një përleshje në mes dy të rinjve, ka pasur shkëmbim me armë zjarri në mes tyre dhe të njëjtit janë arratisur. Sipas informatave nga vendi i ngjarjes të lënduar nuk ka, por janë gjetur e konfiskuare dy gëzhoja të armës së zjarrit dhe një thikë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
HETIM MBI VDEKJEN
Obiliq 18.08.2025 – 06:15. Viktima mashkull kosovar, në një shtëpi ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
DHUNIM
Prishtinë 12.08.2025 – 19:43. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga i dashuri i saj me të cilin janë në lidhje dashurie. Është njoftuar prokurori dhe ai ka urdhëruar që të bëhen ekzaminimet e nevojshme në lidhje me viktimën. Rasti është duke u hetuar.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Llapushnik / Rr. Nacionale Prishtinë-Pejë 18.08.2025 – 20:50. Ka ndodhur aksident në trafik në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja, me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy viktimat dhë një ka pësuar lëndime. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
INCIDENTET KRIMINALE-GJILAN
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Fatmir Ratkoceri, Ferizaj 18.08.2025 – 02:27. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri nga një veturë. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë informatë se shoferi i një automjeti në lëvizje kishte shtënë me armë disa here. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dyshohet të armës me gaz. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.
Fsh. Llabjan, Novobërd 17.08.2025 – 13:10. Është raportuar se një fëmijë rreth 12 vjeç ka marrë veturën e babait dhe ka filluar ta ngasë atë në oborrin e shtëpisë. Motra e tij ka tentuar ta ndalojë, por ajo është goditur me veturë dhe ka pësuar lëndime trupore, e njëta është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS
Rr. Metush Krasniqi, Gjilan 18.08.2025 – 12:00. Viktima mashkull kosovar, punëtor i një kompanie deri sa kishte qenë duke punuar në një objekt te kompanisë kishte ardhur në kontakt fizik me rrymën dhe ishte alivanosur. Ndihma mjekësore i është dhënë në Qendrën Emergjente Gjilan dhe më pas është transferuar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET KRIMINALE-FERIZAJ
NGACMIM
Kaçanik 18.08.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se kishte hapur llogari në rrjetin social facebook duke keqpërdorur të dhënat e viktimës femër kosovare, si emrin, mbiemrin, fotografi etj. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtjes.
MASHTRIM
Kaçanik 31.07.2025. Me datë 18.08.2025 është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull kosovar, të cilit sipas marrëveshjes kishte për t’ia kthyer me datën e cekur dy makina të cilat ia kishte dhënë në shfrytëzim të dyshuarit, por i dyshuari nuk i kishte kthyer as pas kësaj date. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
SULM SEKSUAL
Ferizaj 18.08.2025 – 12:30. Në rast janë të përfshirë një femër e mitur dhe një i dyshuar i panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka sugjeruar të mirën të gjitha veprimet hetimore për identifikim e të dyshuarit dhe rastit në përgjithësi.
DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj 18.08.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti bashkë me nënën e tij, kanë ushtruar presion ndaj viktimës (gjyshit). Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET KRIMINALE-PRIZREN
KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR
Prizren 18.08.2025 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, teknik i pylltarisë në Agjensionin Pyjor të Kosovës, me dyshimin se duke shfrytëzuar detyrën zyrtare i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim që të përfitojë dobi pasurore për vete, duke marrë para nga qytetarët e ndryshëm të rajonit të Prizrenit. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
POSEDIM & PËRDORIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Fsh. Lubizhdë e Hasit, Prizren 18.08.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore në vendin e ngjarjes te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, 7-fishekë dhe 4-gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
VJEDHJE E AUTOMJETIT
Fsh. Reshtan, Suharekë 18.08.2025 – 12:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se i është vjedhur automjeti me targa vendore. Sipas ankuesit vetura i është vjedhur nga persona të panjohur më datë 16.08.2025 rreth orës 04:00 nga oborri i shtëpisë. Rasti nën hetime.
PERSON I ZHDUKUR
Rr. Selajdin Berisha, Prizren 18.08.2025 – 17:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vëllai i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
INCIDENTET KRIMINALE-PEJË
HETIM I VDEKJES
Fsh. Cerkolez, Istog 18.08.2025 – 15:14. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte gjetur pa shenja jete në automjetin e tij, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Pejë 18.08.2025 – 00:30. Të përfshirë në rast kanë qenë një femër kosovare dhe bashkëshorti i saj. Policia nga i dyshuari mashkull kosovar, ka konfiskuar një armë me katër fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Klinë 15.08.2025 – 22:00. Është raportuar se viktima femër kosovare me 18.08.2025, ka raportuar se në vazhdimësi ajo dhe fëmijët e saj janë duke përjetuar dhunë psikike dhe fyerje nga bashkëshorti i saj. Pas intervistimit të palëve me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Klinë 18.08.2025 – 02:00. Është konfiskuar një armë pistoletë me një karikator dhe pesë fishekë e cila është gjetur në banesën e një femre kosovare për të cilën ajo ka deklaruar se nuk i përket asaj, por pasi që kishte hyrë në banesë armën e kishte vërejtur në kuzhinë. Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar dhe vazhdon të hetohet.
ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË
Junik, 17.08.2025, 15:10, Lidhur me rastin janë identifikuar dy fëmijë. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe QPS.
PERSON I ZHDUKUR
Istog 17.08.2025 – 07:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë për vend-ndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar.
INCIDENTET KRIMINALE-GJAKOVË
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 18.08.2025 – 09:00. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, të cilat pas një mosmarrëveshje gjatë një konfliktit verbal kanë pasur edhe kontakt fizik me viktimën femër. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta ka refuzuar strehimin ne shtëpinë e sigurt dhe është kthyer në shtëpi tek nëna e saj. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë 18.08.2025 – 15:30. Është arrestuar e dyshuara për shkak se e kishte kanosur me viktimën mashkull kosovar, me të cilin kishte qenë duke bashkëjetuar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokuronit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 18.08.2025 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Ahmet Jashari, Malishevë 18.08.2025 – 07:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 17.08.2025 në një aheng familjar kishte shtënë me armë në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz me karikator dhe dy fishekë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNIM
Gjakovë 10.08.2025 – NN. Lidhur me rastin e lartcekur, më datë 18.08.2025 është arrestuar i dyshuarit mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Damjan, Gjakovë 17.08.2025 – 01:32. Më 18.08.2025 janë identifikuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët me datë 17.08.2025 në një aheng familjar kishin shtënë me armë zjarri. Nga të dyshuarit janë konfiskuar: një pistoletë me dy karikator dhe 120 fishekë, një leje e armës, një armë automatike AK 47 dhe një pistoletë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET KRIMINALE-MITROVICË JUG
VDEKJE E DYSHIMTË
Fsh. Prekaz i Poshtëm,Skenderaj 18.08.2025 – 10:08. Pas pranimit të informatës nga njësiti policor është gjetur një person mashkull pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë autoambulanca dhe nga mjeku është konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë Jug 18.08.2025 – 06:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në market një person i dyshuar fillimisht ka thyer xhamin me një mjet të fortë pastaj brenda ka hedhur një shishe mollotov me qëllim për ta djegur marketin. Nuk ka pasur persona në market, ndërsa një kalimtar i rastit ka lokalizuar zjarrin. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.
Rr. Mujë Krasniqi, Skenderaj 18.08.2025 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se pasi ka ardhur nga mërgata ka vërejtur se në katin e parë të shtëpisë janë të dëmtuara roletat e plastikës në disa vende dhe sipas tij dyshohet nga predha e armës së gjuetisë pasi që në vendin e ngjarjes nga njësiti policor janë gjetur dhe konfiskuar dy sfera te fishekut të armës së gjuetisë. Rasti nën hetime.
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Vushtrri, 20.05.2025, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Sektori për Krime të Rënda, lidhur me rastin e datës 20 maj 2025, që ka të bëjë me veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” më 18.08.2025, ka zbatuar urdhëresën e leshura nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Dega e Gjykatës në Vushtrri, ku është kryer kontrolli në një lokacion në Vushtrri, gjatë kontrollit si prova materiale janë sekuestruar dy telefona celular.
Pas kontrollit i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistim, i njëjti në prezencën e avokatit të tij mbrojtës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të çështjes është dërguar në mbajte për 48 orë.
INCIDENTET KRIMINALE-MITROVICË VERI
VDEKJE E DYSHIMTË
Rr. Mbreti Pjetër, Zveqan 18.08.2025 – 06:00. Është raportuar se një mashkull është gjetur pa shenja jete në rrethojat e shtëpisë së tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekësia ligjore të cilët me urdhër të prokurorit kanë marrë trupin e pa jetë dhe dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
INCIDENTET KRIMINALE-DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE
TREGTI E NDALUAR
Fsh. Shkozë, Prizren 18.08.2025 – 15:50. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjet i dyshuari kishte tekstil të llojeve të ndryshme për të cilin mall nuk posedonte ndonjë dokument. Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa inspektorët mbetet që të dalin ne vendin e ngjarjes për regjistrimin dhe vlerën e mallit.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Maja e Zezë, Pejë 18.08.2025 – 21:30. Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar veturën dhe tek i njëjti gjatë kontrollit në një çantë kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 2-gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Vermicë, Prizren 17.08.2025 – 20:30. Lidhur me rastin me 18.08.2025 gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri të llojeve të ndryshme, rreth 128 fishekë të kalibrave të ndryshëm si dhe pjesë tjetra të armëve. I dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Aktualitet
Master në Agrikulturë dhe Mjedis – Formimi i ekspertëve të zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë
Published
39 minutes agoon
August 19, 2025By
Driton Iseni
UBT ofron një mundësi për studentët e apasionuar pas agrikulturës dhe mjedisit, përmes programit të Masterit në Agrikulturë dhe Mjedis, i cili synon të krijojë ekspertë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të burimeve natyrore.
Ky program kombinohet me inovacionin teknologjik, kërkimin shkencor dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për të përgatitur profesionistë të aftë të adresojnë sfidat e sektorit bujqësor dhe mjedisor.
Studentët e këtij programi përfitojnë njohuri të avancuara në teknologjitë moderne të bujqësisë, menaxhimin e burimeve ujore, përpunimin e tokës, mbrojtjen e biodiversitetit, si dhe përdorimin e metodave të qëndrueshme për kultivim dhe prodhim.
Përmes laboratorëve të pajisur me teknologji të lartë dhe bashkëpunimeve me institucione lokale e ndërkombëtare, ata zhvillojnë kompetenca të nevojshme për karrierë në organizata ndërkombëtare të mjedisit, kompani prodhuese ushqimore, institucione kërkimore dhe agjenci zhvillimore.
Kurrikula e programit është hartuar sipas standardeve bashkëkohore të arsimit të lartë në BE dhe ShBA dhe siguron një kombinim të fuqishëm të teorisë dhe praktikës.
Gjatë katër semestrave, studentët ndjekin lëndë themelore dhe zgjedhore, që përfshijnë: metodikën e hulumtimit shkencor, inovacionin teknologjik për sistemet bujqësore, kultivimin e avancuar të perimeve dhe pemëve, menaxhimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve të bimëve, bletarinë e avancuar, prodhimin bimor dhe standardet e sigurisë ushqimore.
Misioni i programit është në përputhje të plotë me vizionin e UBT-së, duke nxjerrë liderë dinamikë dhe novatorë në agrokulturë me mjedis, të aftë të zhvillojnë projekte që ndikojnë në zhvillimin ekonomik, mjedisor dhe shëndetësor të rajonit.
Programi promovon mendimin kritik, qasjen shumëdisiplinore dhe ndërveprimin me sektorin privat dhe publik, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes njohurive akademike dhe kërkesave të tregut.
Studentët e këtij Masteri pritet të zotërojnë aftësi të avancuara në: përdorimin e teknologjive të menaxhimit të qëndrueshmërisë në fermat prodhuese, aplikimin e parimeve të mbrojtjes biologjike dhe integruese kundër dëmtuesve, analizimin e mjedisit rregullator vendor dhe ndërkombëtar, menaxhimin e fermave dhe agrokompanive, si dhe ofrimin e ekspertizës teknike për institucionet publike dhe private.
Ky program ofron mundësi praktike, bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe projekte kërkimore, duke u përgatitur studentëve të diplomuar për rolet drejtuese në agrokulturë, mjedis, industrinë ushqimore dhe shëndetin publik.
Aplikimet për Masterin në Agrikulturë dhe Mjedis janë hapur online, duke i hapur rrugë një karriere të qëndrueshme dhe perspektive globale për të gjithë të apasionuarit pas zhvillimit të qëndrueshëm dhe inovacionit në bujqësi dhe mjedis.
Aktualitet
Specialja rifillon punën, sot konferenca për rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Published
1 hour agoon
August 19, 2025By
UBT News
Pas pushimit veror, Gjykata Speciale është rikthyer në punë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, e që sot do të mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen e tyre.
Për këtë rast, në shtator do të mbahen 10 seanca, ndërsa në tetor dy seanca. Pritshmëritë e mëdha për dëshmitarët ka avokati i akredituar nga Dhomat e Specializuara, Skënder Musa, sipas të cilit, do të ndryshojë e tërë rrjedha e gjykimit.
“Këta dëshmitarë natyrisht që pres që kanë me i shkatërrua të gjitha pretendimet, të gjitha provat e falsifikuara nga Serbia dhe të gjithë dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e Serbisë që kanë rrejshëm në Tribunalin, në gjykatën e Hagës, pra në gjykatën Speciale për shkak se nuk mund të krahasohet një diplomat evropian apo amerikan, anëtari i NATO-s, anëtari i Bashkimit Evropian apo i Qeverisë amerikane me dëshmitarë që ne i kemi dëgju që kanë fol për humbje të lopëve, humbje të pasurisë kur dihet që ka qenë luftë apo për ndalim të një bashkëpunëtori të Serbisë që ka punu polic, pylltar që i ka shërby shërbimit ushtarak të Serbisë”, tha Musa.
Ndërkaq, procesin e ka quajtur të stërzgjatur dhe të mbyllur për publikun, monitoruesi Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Sipas tij, publiku dhe monitoruesit kanë pak informata për procesin.
“Trupi gjykues duhet ta ketë parasysh që të njëjtit që një kohë të gjatë janë duke qëndruar në paraburgim dhe duhet të merren masa që ky proces të përshpejtohet dhe sa më shpejt të kemi një vendim të shkallës së parë. Tanimë me dëgjimin e të gjithë dëshmitarëve të prokurorisë dhe administrimit të provave materiale nga ana e prokurorisë, sigurisht që shumica e kushteve për caktimin e paraburgimit tanimë kanë përfunduar dhe nuk mund të ekziston mundësia e ndikimit në dëshmitarë të prokurorisë sepse tanimë janë dëgju”, thaksoi ai.
Javën e kaluar, Apeli Ia refuzoi Veselit, Krasniqit dhe Selimit kërkesën për lirim të përkohshëm, ndërkaq u raportua se prokuroria ka kërkuar nga gjykata që t`ia ndalojë Thaçit vizitat nga familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij, me arsyetimin se po e informojnë për situatën politike dhe ekonomike në vend.
Megjithatë, gjykata mbeti plotësisht funksionale dhe puna vazhdoi në të gjitha seksionet e DHSK-së.
Bota
Trump cakton takim mes Putin dhe Zelenskyt, bisedimet brenda dy javësh
Published
1 hour agoon
August 19, 2025By
UBT News
Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord të zhvillojë bisedime ballë për ballë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të diskutuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë, sipas Donald Trump dhe udhëheqësve evropianë.
Zhvillimi i mundshëm erdhi pas një dite diplomacie të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën Trump përjashtoi një armëpushim, ndërsa Zelenskyy dhe aleatët e tij shtynë përpara garancitë e sigurisë të mbështetura nga SHBA-të si pjesë e çdo marrëveshjeje afatgjatë.
Ndonëse Moska ende nuk e ka konfirmuar takimin, presidenti ukrainas tha se pas bisedimeve, garancitë e sigurisë për Kievin do të formalizoheshin brenda 10 ditëve.
Kryeministri britanik Keir Starmer dhe kancelari gjerman Friedrich Merz u shfaqën për të konfirmuar takimin.
Merz u tha gazetarëve: “Presidenti amerikan foli me presidentin rus në telefon dhe ranë dakord që do të ketë një takim midis presidentit rus dhe presidentit ukrainas brenda dy javëve të ardhshme.”

Si të dalloni alergjinë verore nga ftohja dhe si të mbroheni?

SHBA: Britania ka tërhequr kërkesën e diskutueshme për të dhënat e përdoruesve globalë të Apple

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës

Man Utd përgatit 150 milionë euro për dy përforcime vendimtare

HTC prezanton syzet inteligjente Vive Eagle me asistent AI

Master në Agrikulturë dhe Mjedis – Formimi i ekspertëve të zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë

Tre grupe njerëzish që kanë nevojë veçanërisht për vitaminë D

Hong Kong vendos qen robotikë për të luftuar përhapjen e virusit Chikungunya

Apple po zhvillon një sistem të ri operativ të quajtur “Charismatic”
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit