Kulturë

Kanye West zgjeron biznesin, së shpejti me markë për produkte elektronike

Linja e planifikuar teknologjike e do të ketë kompjuterë, orë e syze intelegjente.

Published

on

Pasi pushtoi industrinë e muzikës dhe botën e modës, Kanye West po zhvendos fokusin e tij në përpjekjen e tij të ardhshme të biznesit, transmeton UBT news.

Sipas raporteve nga TMZ dhe Rolling Stone, Kanye kohët e fundit paraqiti një kërkesë për një markë tregtare nën kompaninë e tij Mascotte Holdings, Inc. për të përdorur emrin “Donda” në një linjë të produkteve elektronike.

Linja e planifikuar teknologjike e artistit 44-vjeçar do të ketë kompjuterë, tablet, altoparlantë audio, sisteme zanore rrethuese, orë dhe syze intelegjente. Për më tepër, krijuesi i ‘perandorisë’ Yeezy planifikon të vendosë makrën “Donda” në bizhuteri të tilla si unaza intelegjente.

“DONDA është një kompani dizajni e cila do të nxit mendimtarët e mahnitshëm dhe do t’i vendosë në një hapësirë ​​krijuese për të realizuar atje ëndrrat dhe idetë”, shkroi Kanye në 2012 kur ai njoftoi markën në Twitter.

“Unë jam duke mbledhur një ekip arkitektësh, stilistësh grafikë, drejtues muzikantësh, prodhues, shkrimtarë, publicistë, ekspertë të mediave sociale, zhvillues aplikacionesh, menaxherë, stilistë makinash, stilistë veshjesh, DJ, stilistë video lojërash, botues, njohës të teknologjisë , avokatë, bankierë, nutricionistë”, shtoi ai, përcjell UBT News.

Lajmi mbërrin vetëm një muaj pasi Mascotte Holdings, Inc. paraqiti një kërkesë për markë tregtare për të përdorur emrin e tij në një linjë produktesh të dekorimit të shtëpisë, të cilat do të përmbanin perde dushi, peshqirë, perde të tekstilit, pllaka dhe një sërë batanije.

Kalimi i Kanye në botën e pajisjeve shtëpiake vjen vetëm një vit pasi Kim Kardashian njoftoi linjën e saj të mallrave shtëpiake. Shtatorin e kaluar, ajo siguroi të drejtat për KKW Home, e cila përfshinte planet për të lansuar një gamë në dyqane që specializohen në artikujt e dushit dhe banjës, si dhe orenditë dhe aksesorët e dhomës së gjumit.

Vlen gjithashtu të theksohet se në korrik 2020, Mascotte Holdings paraqiti një markë tregtare për një linjë bukurie dhe kujdesi për lëkurën, e cila do të mbulonte një numër kozmetike duke përfshirë kozmetikë, kujdesin e flokëve, pastën e dhëmbëve, hidratuesit, maskat e fytyrës, qerpikët, xhel banjo, krem depilimi, aroma, deodorant, dhe më shumë./UBTNews/

Lajmet

“Dua” dhe “Shame and Money” në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027

Published

on

Dy filma kosovarë, “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, dhe “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, janë përzgjedhur në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për kinematografinë e Kosovës.

Ndër vite, disa produksione vendore kanë qenë pjesë e përzgjedhjeve të kësaj gare, në kategori dhe faza të ndryshme.

Në kategorinë e filmave të gjatë artistikë, “Babai”, me regji të Visar Morinës, dhe “Tri dritare dhe një varje”, me regji të Isa Qosjes, u përzgjodhën në vitin 2015. Në vitin 2021, në këtë rrugëtim u përfshi edhe filmi “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli.

Edhe filmat e shkurtër kosovarë kanë shënuar pjesëmarrje të rëndësishme. “Në mes” dhe “Rrugës”, të Samir Karahodës, u përzgjodhën për garën evropiane përkatësisht në vitet 2020 dhe 2024, ndërsa “I Believe the Portrait Saved Me”, me regji të Alban Mujës, ishte pjesë e përzgjedhjes për vitin 2026.

Një tjetër sukses ishte filmi “Home”, me regji të Daniel Mulloy, i cili në vitin 2016 u përfshi mes 15 filmave të nominuar për çmimin e filmit të shkurtër evropian. Në vitin 2021, “Pa vend”, me regji të Samir Karahodës, arriti në fazën finale si njëri prej pesë filmave të nominuar.

Ndërkaq, filmi “Kthimi”, me regji të Blerta Zeqirit, u përzgjodh nga Festivali i Sarajevës për garën evropiane të filmit të shkurtër në vitin 2012, por më pas u tërhoq nga gara.

Përzgjedhja e “Dua” dhe “Shame and Money” për edicionin e vitit 2027 i jep kinematografisë kosovare një tjetër mundësi për të prezantuar historitë e saj para publikut evropian dhe për të vazhduar rrugëtimin në skenën ndërkombëtare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“I Believe the Portrait Saved Me”, vlerësim për filmin e Alban Mujës në DOKUBAKU 2026

Published

on

Filmi dokumentar “I Believe the Portrait Saved Me” (Mua besoj se portreti më shpëtoi), me regji të artistit kosovar Alban Muja, është nderuar me përmendje të veçantë nga çmimi iHuman Award në edicionin e dhjetë jubilar të festivalit DOKUBAKU 2026, në kategorinë DOKUSHORT për dokumentarin më të mirë të shkurtër ndërkombëtar.

Juria vlerësoi mënyrën se si rrëfimi i filmit kalon nga hutimi fillestar drejt një përjetimi të thellë emocional, duke zbuluar gradualisht kuptimet e një klase të pazakontë. Filmi trajton fuqinë e artit dhe mënyrën se si portretizimi e krijimi artistik shndërrohen në instinkt mbijetese përballë barbarisë së luftës.

Sipas vlerësimit të jurisë, fotografia e filmit shmang romantizimin e luftës dhe, përmes kompozimit të kujdesshëm të kuadrove dhe trajtimit të ngjyrave, përcjell peshën e saj dramatike. Juria veçoi edhe aftësinë e regjisorit për të përmbledhur një përmbajtje kaq të thellë dhe një ndikim të fuqishëm vizual në vetëm dhjetë minuta, duke e vlerësuar filmin me përmendje të veçantë.

Ky vlerësim përbën një tjetër prezantim të krijimtarisë së Alban Mujës në skenën ndërkombëtare të filmit dokumentar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Trashëgimia kulturore e Kosovës pasurohet me 13 asete të reja nën mbrojtje të përkohshme

Published

on

By

Lista e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme në Kosovë është pasuruar me 13 asete të reja, pas një njoftimi të bërë nga Ministria e Kulturës dhe Turizimit. Kjo listë përfshin një gamë të gjerë lokacionesh, nga lokalitetet arkeologjike dhe kalatë, deri te kullat, shtëpitë historike si dhe komplekset industriale e familjare që dëshmojnë periudha të ndryshme historike në vend.

Në mesin e objekteve dhe lokaliteteve të reja të përfshira në mbrojtje janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia muze e Latif Berishës në Mitrovicë të Veriut, si dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit.

Sipas Ministrisë së Kulturës, ky proces do të vazhdojë me identifikimin dhe vlerësimin e mëtutjeshëm të aseteve që bartin vlera të rëndësishme historike e kulturore, me synim përfshirjen e tyre në mekanizmat përkatës të mbrojtjes shtetërore. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

“Imazhe Migruese”, ekspozita personale e Bora Baboçit hapet në Prishtinë

Published

on

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA është hapur ekspozita personale e artistes Bora Baboçi, me titull “Imazhe Migruese”, e kuruar nga Erëmirë Krasniqi.

Përmes veprave të saj, ekspozita trajton mënyrën se si imazhet kalojnë nga një material në tjetrin, duke ndryshuar formën, kuptimin dhe mënyrën se si perceptohen. Ajo sjell në vëmendje rrugëtimin e motiveve ikonografike dhe kompozimeve artistike mes periudhave dhe konteksteve të ndryshme kulturore.

Ekspozita synon të nxisë reflektimin mbi transformimin e imazheve dhe kuptimet e reja që ato marrin gjatë këtij procesi.

“Imazhe Migruese” mund të vizitohet në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA deri më 11 dhjetor 2026./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara