Kulturë

Kanye West po ndjek vetëm Kim Kardashian në llogarinë e tij, pas rikthimit në Instagram

Published

on

Kanye West po ndjek vetëm ish-gruan e tij Kim Kardashian pasi u rikthye në Instagram të martën në mbrëmje.

Reperi filloi të postonte në Instagram disa ditë para publikimit të albumit të tij të ri Donda, duke ngarkuar një seri fotografish që përfshijnë afërsi të zinxhirit të arit rreth qafës.

Ai gjithashtu ndau videoklipin e tij të ri duke shfaqur atletin Sha’Carri Richardson.

Kayne ndiqet nga 5.6 milion ndërsa personi i vetëm që ndjek në Instagram është ish-gruaja e tij Kim Kardashian.

Kanye u kthye në Instagram disa muaj pasi Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc, duke kërkuar t’i japë fund një martese gati shtatë-vjeçare në shkurt.

Ndërkohë, albumi i ri i Kanye West, Donda, do të dalë të premten.

Kulturë

Erblina Luma promobon librin “Vajza e Diellit”, një udhëtim mes lindjes, vdekjes dhe ringjalljes

Published

on

Letërsia shqipe është pasuruar me një zë të ri, të ndjeshëm dhe të guximshëm.

Erblina Luma ka promovuar librin e parë me poezi, “Vajza e Diellit”, një përmbledhje me 78 krijime, të ndara në dy pjesë me nga pesë kapituj secila.

Në to, autorja trajton tema universale që prekin thelbin e ekzistencës – lindjen, vdekjen dhe ringjalljen.

Gjatë promovimit, Luma ndau me publikun përjetimet e saj personale dhe simbolikën që e udhëheq veprën.

“‘Vajza e Diellit’ për mua ka një rëndësi të veçantë. Është një libër me shumë shenja autobiografike. Ai hapet me një thënie që përkufizon mënyrën si e shoh jetën dhe rrugëtimin tim. Pas saj vjen një poezi – një ode për një vegim. Libri ndahet në dy pjesë me dhjetë kapituj gjithsej; pesë prej tyre janë më ndërpersonale… Mendoj se arti, kudo që ndodhet, na frymëzon të gjithëve. Nëse merrni diçka prej këtij libri, uroj të jetë frymëzim,” – u shpreh autorja.

Në këtë ngjarje kulturore, një emocion të veçantë ndau edhe Muzafer Luma, babai i autores, i cili falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe përkrahjen ndaj vajzës së tij dhe krijimtarisë së saj poetike.

 

Në promovimin e librit të saj, Erblina Luma falënderoi të gjithë: “Ju falënderoj nga zemra për kohën që keni ndarë dhe për përkushtimin që keni treguar për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë për familjen tonë, por edhe më gjerë, sepse çdo vepër arti dhe çdo talent në letërsi është një vlerë dhe pasuri për shoqërinë.”

Recensenti i librit, Hashim Baftijari, e përshkroi veprën si një nisje të fuqishme poetike: “Ajo që më pëlqen tek Erblina është qartësia dhe siguria në ligjërimin poetik. Vëllimi ‘Vajza e Diellit’ është më shumë se një përmbledhje poezish; është një aventurë shpirtërore, e ndërmarrë me vetëdije dhe guxim. Poezitë lidhin procesin e lindjes dhe të vdekjes, duke udhëtuar si feniks drejt pajtimit me përjetësinë.”

Fjalën e rastit e mbajti edhe Bardhyl Kabashaj, zëvendësdrejtor i Gjimnazit “Xhevdet Doda”, i cili shprehu krenarinë për suksesin e nxënëses së shkollës: “Nxënësit tanë, që na përfaqësojnë me rezultate dhe vlera, na bëjnë të ndihemi krenarë për punën dhe angazhimin e tyre.”

Kujtim Lepaja, përfaqësues i shtëpisë botuese “Dija”, tha se ndihen krenarë që mund ta sjellin këtë libër tek lexuesit: “Ky libër është një udhëtim i bukur. Që nga viti 1990 kemi botuar kryesisht klasikët dhe rilindësit, por tashmë po i japim hapësirë talentëve të rinj që duan të dëgjohen. Erblina përjeton bukurinë, dhimbjen dhe misterin e jetës, dhe si botues ndihemi krenarë që mund t’ua japim lexuesve këtë përvojë.”

Përndryshe, libri “Vajza e Diellit” shfaqet si një pasqyrë shpirtërore, që fton lexuesin të udhëtojë mes dhimbjes dhe shpresës, duke parë jetën si një rrugëtim drejt dritës dhe kuptimit të saj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Në udhëtim drejt lirisë! Shqipëria e vitit 1994 në objektivin e Gianni Bellesia

Published

on

Mbrëmjen e së premtes, në Durrës u hap ekspozita fotografike “Shqipëria 1994 – Një popull në lëvizje”, me autor fotografin italian Gianni Bellesia dhe e kuruar nga Petrit Kozeli.

Kjo ekspozitë sjell për publikun shqiptar një rrëfim të fuqishëm vizual, të realizuar tri dekada më parë, në një periudhë kur vendi përpiqej të shëronte plagët e diktaturës dhe të ndërtonte një jetë të re.

Fotografitë e shkrepura në Durrës dhe në zonën e thellë të Nënshatit pasqyrojnë fytyrat, rrugët dhe shpresat e njerëzve të thjeshtë, të cilët në fillim të viteve ’90 nisën udhëtimin e tyre drejt lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Kur erdha për herë të parë në Shqipëri, në janar 1994, si pjesë e një misioni humanitar, pashë një vend që kërkonte të rilindte. Ishte një kohë e mbushur me vështirësi, por edhe me dritë në sytë e njerëzve. Kjo ekspozitë është një dëshmi e atij shpirti të fortë që më frymëzoi shumë. Sot, kur kthehem pas tri dekadash, shoh ndryshime të mëdha,” rrëfen fotografi Gianni Bellesia.

Ekspozita u realizua me mbështetjen e FotoKlub Durrësit, një nismë e re që synon të krijojë hapësira bashkëpunimi dhe zhvillimi për dashamirësit e fotografisë në qytet.

Ajo qëndroi e hapur gjatë fundjavës në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës dhe u vlerësua nga të pranishmit si një udhëtim emocional në kujtesën e një kohe që ndryshoi rrënjësisht jetën e shqiptarëve – një kujtesë që mbetet e gjallë falë artit të fotografisë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Petrit Halilaj fiton çmimin prestigjioz Nasher 2027 për skulpturë

Published

on

Artisti shqiptar Petrit Halilaj është shpallur fitues i Çmimit Nasher 2027 në Dallas, duke u njohur për arritjet e tij të jashtëzakonshme në fushën e skulpturës.

Vlerësimi i rëndësishëm i Qendrës për Skulpturë Nasher iu dorëzua më 2 tetor 2025 dhe shoqërohet me një çmim prej 100,000 dollarësh, që Halilaj ka vendosur ta dhurojë për Fondacionin e tij jofitimprurës, Hajde!, të bashkëthemeluar me kuratoren Hana Halilaj.

Halilaj rikujton fillimet e tij të vështira: në moshën 12-vjeçare, gjatë luftës së Kosovës në 1999, familja e tij u detyrua të largohej nga fshati i djegur dhe të shkonte në një kamp refugjatësh në Shqipëri.

Një psikolog në kamp i sugjeroi të merrej me vizatim si mënyrë shprehjeje krijuese, çka më vonë do ta udhëhiqte drejt një karriere ndërkombëtare në artin bashkëkohor.

Gazeta New York Times raporton se çmimi i Halilajt vjen pas një serie ekspozitash të shquara, përfshirë porosinë e vitit të kaluar në çatinë e Muzeut Metropolitan të Artit dhe ekspozitën personale në Hamburger Bahnhof në Berlin, e cila u hap në shtator.

Halilaj ka deklaruar se donacioni do të shkojë për Fondacionin Hajde!, që ka për qëllim rindërtimin e Shtëpisë së Kulturës së Kosovës, e shkatërruar gjatë luftës.

“Jam i fokusuar tek rihapja e saj, dhe ky çmim do të sigurojë përparimin e projektit,” tha artisti, duke parashikuar rikthimin e qendrës brenda dy viteve, pothuajse tre dekada pas shkatërrimit.

Carlos Basualdo, drejtori i Qendrës së Skulpturës Nasher, e vlerësoi punën e Halilajt:

“Veprat e tij janë jehonore sot për përkushtimin ndaj humanitetit të përvojës së jetuar dhe për mënyrën se si krijon hapësira takimi që tejkalojnë kufijtë artistikë, kulturorë dhe gjeografikë.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

“Art” rrugëtoi edhe në Tetovë, kjo ishte atmosfera e premierës

Published

on

Mbrëmjen e 2 tetorit, Teatri i Tetovës mirëpriti shfaqjen teatrale “Art”, një nga veprat më të njohura dhe të vlerësuara të teatrit bashkëkohor.

Premiera filloi në ora 19:00 duke ofruar një përvojë teatrale të pasur me humor, emocione dhe reflektime mbi miqësinë, perceptimin e artit dhe marrëdhëniet njerëzore.

“Art” vepër me me autore Yasemina Reza dhe regjisor, Bashkim Ramadani, kurse Kreshnike Osmani është asistente e regjisë dhe dramaturge Zoga Çeta Çitaku.

 Kjo shfaqje me aktorët: Ard Islami, Ylber Bardhi e Butrint Lumi paraqet miqësinë që përplaset kur arti sfidon çdo perceptim, dhe a mund të mbijetosh në një botë ku vlerat janë të ndryshme.

Përndryshe, adhuruesit e teatrit u argëtuan me shfaqjen në skenën e Teatrit të Tetovës. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara