Botë

Kaja Kallas: Ukraina kërkon paqe, por Rusia ende jo

Published

on

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se Ukraina ka treguar vullnet të qartë për paqe, ndërsa Rusia, sipas saj, nuk ka bërë të njëjtën gjë.

Në komentet e saj, Kallas theksoi se kanë kaluar më shumë se katër javë që kur Ukraina pranoi një armëpushim të pakushtëzuar, por Moska nuk ka ofruar një përgjigje të ngjashme.

Është e qartë se Ukraina dëshiron paqen, por Rusia, deri më tani, jo,” tha ajo, duke nënvizuar mungesën e angazhimit nga ana ruse për ndalimin e luftimeve.

Kallas gjithashtu foli për paqartësitë rreth rolit të forcës së sigurisë në terren, duke thënë se duhet të jetë më e qartë nëse detyra e saj është parandalimi i konflikteve, monitorimi i situatës apo ruajtja aktive e paqes.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me faktin nëse kemi apo jo paqe. Deri më tani, nuk kemi paqe,” u shpreh ajo.

E pyetur në lidhje me mungesën e përfshirjes së Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes në bisedimet aktuale, Kallas shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë, por theksoi rëndësinë e rolit amerikan në stabilitetin e kontinentit.

Është gjithashtu në interes të SHBA-së që të ketë stabilitet dhe paqe në Evropë. Ne duhet të përcaktojmë se çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku dhe të përpiqemi të mbajmë edhe Shtetet e Bashkuara në bord,” tha Kallas.

Lajmet

Irani kërkon zhbllokimin e 12 miliardë dollarëve para marrëveshjes me SHBA-në

Published

on

Irani po kërkon lirimin e menjëhershëm të 12 miliardë dollarëve në fonde të ngrira sapo të arrihet një marrëveshje e përkohshme me Shtetet e Bashkuara, raportojnë mediat iraniane.

Sipas agjencisë Fars, Teherani e konsideron qasjen në këto fonde si garanci për zbatimin e marrëveshjes dhe për ruajtjen e interesave të tij në rast të tensioneve të reja.

Nga shuma totale, 6 miliardë dollarë janë fonde të ngrira më herët, ndërsa 6 miliardë dollarë të tjerë pritet të lirohen në këtë fazë të negociatave.

Ndërkohë, agjencia Tasnim ka raportuar se në rast të arritjes së një marrëveshjeje, mund të zhbllokohen gjithsej 24 miliardë dollarë në asete iraniane, me gjysmën e shumës që do të lirohej menjëherë pas shpalljes së saj.

Sipas raportimeve, Katari pritet të luajë rolin e garantuesit për këto fonde, megjithëse autoritetet e Dohas kanë mohuar pretendimet se kanë ofruar 12 miliardë dollarë për të lehtësuar marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA-së.

Continue Reading

Lajmet

Oligarkët e Orbánit në ankth, Hungaria drejt vendosjes së taksës mbi pasurinë

Published

on

By

Qeveria e re hungareze, e udhëhequr nga kryeministri Péter Magyar, po përgatit një reformë të thellë fiskale që mund ta bëjë Hungarinë vendin e parë aktual anëtar të Bashkimit Evropian që vendos një taksë të re mbi pasurinë që nga vitet 1980.

Nisma vjen pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, të cilat i dhanë fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbán. Qeveria e re synon të rishikojë sistemin tatimor dhe të kufizojë privilegjet ekonomike që, sipas kritikëve, u krijuan gjatë viteve të administratës së mëparshme.

Një nga figurat më të njohura të biznesit të lidhura me periudhën e Orbánit, Balásy Gyula, ka njoftuar se ka transferuar bizneset e tij te shteti dhe ka hequr dorë nga një pjesë e pasurisë personale. Në një intervistë televizive, ai deklaroi se nuk sheh më perspektivë për kompanitë e tij në kushtet e reja politike.

Balásy Gyula ishte ndër përfituesit më të mëdhenj të kontratave publike gjatë qeverisjes së Orbánit. Kompanitë e tij menaxhonin rrjete të mëdha reklamimi që u përdorën për fushata shtetërore kundër figurave si George Soros dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas qeverisë, reforma e re fiskale synon të rrisë drejtësinë sociale dhe solidaritetin ekonomik. Ministri i Financave, András Kármán, ka bërë të ditur se detajet e plota të projektit do të publikohen deri më 5 qershor.

Duke komentuar politikën e re, kryeministri Magyar ka deklaruar se taksa mbi pasurinë “nuk është një formë ndëshkimi, por një shenjë e drejtësisë sociale dhe solidaritetit në një shtet funksional dhe human”.

Analistët vlerësojnë se masa mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë te biznesmenët e pasur që kanë përfituar nga lidhjet politike në periudhën e mëparshme, ndërsa qeveria argumenton se të ardhurat shtesë do të përdoren për forcimin e shërbimeve publike dhe uljen e pabarazive ekonomike në vend./The Guardian/

 

Continue Reading

Aktualitet

Përplasjet vazhdojnë në jug të Libanit pavarësisht armëpushimit

Published

on

By

Përplasjet kanë vazhduar në jug të Libanit, edhe pse Izraeli dhe Hezbollah-u kanë pranuar një plan të mbështetur nga SHBA-ja për armëpushim të pjesshëm, raporton BBC.

Presidenti Donald Trump tha se të dyja palët janë pajtuar për ndërprerjen e luftimeve, ndërsa Libani njoftoi se Hezbollah-u ka pranuar të ndalojë sulmet ndaj Izraelit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi marrëveshjen, por paralajmëroi se sulmet do të vazhdojnë nëse Hezbollah-u nuk ndalon sulmet ndaj qyteteve izraelite.

Gjatë natës, Hezbollah-u raportoi se ka sulmuar tanke izraelite në jug të Libanit, ndërsa ushtria izraelite tha se ka rrëzuar dy predha të lëshuara nga territori libanez. Po ashtu, autoritetet libaneze raportuan sulme izraelite në disa zona jugore të vendit./BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha për ABC News se ai pret që të arrihet një marrëveshje me Iranin për zgjatjen e armëpushimit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda javës së ardhshme.

Duke folur përmes telefonit me korrespondentin në Uashington të ABC News, Jonathan Karl, më 1 qershor, Trump tha se një marrëveshje e paqes mund të jetë “edhe më e mirë sesa një fitore ushtarake”.

Një draft-marrëveshje, e ndërmjetësuar nga Pakistani, javët e fundit është përcjellë mes dy palëve, teksa shumë pasiguri përcjellin negociatat. Një marrëveshje e përkohshme armëpushimi është në fuqi që nga prilli, megjithëse marrëveshja është sfiduar nga sulmet sporadike.

Ka pasur, tha presidenti, “armiqësi të mëdha” nga Irani.

“Nuk është gjë e lehtë për ta. Në fakt, nuk është e lehtë as nga pikëpamja jonë. Por, ne po bëjmë aq që duhet bërë”, tha Trump.

Sa i përket afatit kohor për një marrëveshje të mundshme, presidenti Trump tha se “mendojmë se po flasim për javën e ardhshme”.

Udhëheqësi amerikan tha se një marrëveshje nuk është arritur deri më tani sepse “më duhet të siguroj edhe disa pika të tjera”.

Ditëve të fundit, Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë këmbyer sulme, me forcat amerikane që njoftuan për sulme “vetëmbrojtëse” ndaj caqeve iraniane dhe Irani la të kuptohet se kishte sulmuar një bazë amerikane në Kuvajt.

Përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje vijnë në kohën kur mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po pengon në mënyrë të konsiderueshme furnizimet globale me naftë dhe ka bërë që çmimet e energjisë të rriten.

Lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin, e cila filloi më 28 shkurt, ka vrarë mijëra njerëz dhe ka destabilizuar Lindjen e Mesme.

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë jetike detare përmes së cilës kalon pothuajse pothuajse 20 për qind e furnizimit botëror me naftë nga Gjiri drejt tregjeve ndërkombëtare./REL/

 

Continue Reading

Të kërkuara