Aktualitet

Kabllogrami sekret i CIA-s paralajmëron: Po na ekzekutohen informatorët nëpër botë, rrezik “loja e dyfishtë”

Nuk është një kohë e thjeshtë, për kolegët e vërtetë të James Bondit, të paktën në Shtetet e Bashkuara.

Published

on

Gazeta The New York Times ka botuar sot një kabllogram që sipas saj po qarkullon prej disa kohësh në qendrat e ndryshme të CIA-s nëpër botë, ku disa prej drejtuesit e shërbimeve sekrete amerikane paralajmërojnë agjentë te tyre për një valë të kundërt, ku dhjetëra agjentë dhe veçanërisht informatorë po zbulohen dhe në disa raste janë ekzekutuar në pikat më të nxehta të planetit.

Arsyet janë nga më të ndryshmet. Në dekadat e fundit, aksioni i kundërspiunazhit amerikan është përqendruar tek lufta kundër organizatave terroriste në Lindjen e Mesme, duke anashkaluar deri diku sektorë tradicionalisht të mbuluar si Rusia dhe Kina, por që sot duken problematikë për sa i përket rekrutimit dhe veçanërisht sigurisë që rekrutimi nuk do të japë si rezultat një lojë të dyfishtë.

Ndryshimet marramendëse në teknologji, që kanë mundësuar modernizimin e kundër inteligjencës edhe në vende që më parë kishin një diferencë shumë të madhe mjetesh me Shtetet e Bashkuara, dhe që sot mund t’i lejojnë vetes përdorimin e mjeteve si skanimet biometrike, teknologjitë e njohjes së fytyrës dhe të tilla, e bën më të vështirë për agjenci si CIA që të mos lej gjurmë në misionet e veta.

Talebanë në ish-bazën e CIA në Kabul të Afganistanit, tashmë e shkatërruar

Përdorimi i hakerave nga ana e vendeve rivale kohët e fundit, sipas burimeve, ka zbuluar mesazhe të koduara që kanë mundësuar kapjen e të paktën dy informatorëve të CIA-s në Kinë dhe Iran, dhe në të dy rastet personat janë ekzekutuar.

Madje, sipas kabllogramit sekret që po qarkullon, nga pozicioni i “sulmit” CIA-s mund t’i duhet të luajë në ”mbrojtje”, me rrezikun faktik që shumë agjentë të saj, operativë ose të paktën në pension, mund të vendosin të punojnë për shtete ose organizata të huaja dhe aspak miqësore, siç paralajmërohet në kabllogram.  Si në rastin e Jerry Chun Shing Lee, një ish-agjent i CIA-s që u dënua me 19 vjet burgim sepse kishte kaluar informacione qeverisë kineze.

Continue Reading

Lajmet

UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik

Published

on

By

Në jubileun e 25-vjetorit të themelimit, UBT po konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si institucioni me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat të arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Për një çerek shekulli, UBT ka ndërtuar jo vetëm një institucion arsimor modern, por një ekosistem të fuqishëm zhvillimi që gjeneron vende pune, inovacion dhe stabilitet ekonomik. Nga një fillim modest me pak akademik, sot UBT përfshin qindra profesorë, doktorë shkencash, ekspertë dhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë.

Rritja e vazhdueshme e stafit gjatë këtyre viteve reflekton vizion të qartë strategjik dhe investim të qëndrueshëm në kapitalin njerëzor. Ky zgjerim nuk përfaqëson vetëm sukses institucional, por një kontribut konkret në uljen e papunësisë dhe fuqizimin e tregut të punës në Kosovë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se arritja e këtij jubileu përkon me një moment të rëndësishëm zhvillimor për institucionin.

“25 vjet më parë nisëm me një vizion për të ndërtuar një institucion që do të ndikonte realisht në zhvillimin e vendit. Sot, kur UBT është punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, mund të themi me bindje se kemi krijuar një model të qëndrueshëm që gjeneron dije, punësim dhe zhvillim ekonomik”, theksoi rektori Hajrizi.

Përgjatë këtij rrugëtimi, UBT ka investuar vazhdimisht në zgjerimin e kapaciteteve akademike, teknologjike dhe kërkimore, duke krijuar një mjedis profesional ku promovohen barazia gjinore, meritokracia dhe zhvillimi i vazhdueshëm.

Në 25-vjetorin e tij, UBT nuk feston vetëm historinë e suksesit, por konfirmon angazhimin për të vazhduar të jetë një shtyllë e ekonomisë së dijes dhe një motor i fuqishëm i punësimit në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe zhvillimin e zonave rurale në Kosovë

Published

on

By

Agjencia Franceze për Zhvillim, përmes Proparco, ka nënshkruar një marrëveshje financimi me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK) në vlerë prej 5 milionë eurosh, me qëllim fuqizimin e grave dhe komuniteteve rurale.

Nga kjo shumë, 3 milionë euro janë të destinuara për gratë ndërmarrëse, ndërsa 2 milionë euro të tjera për projektet në zonat rurale.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, vlerësoi se këto kredi do të ndihmojnë në rritjen e përfshirjes së grave në biznes dhe zhvillimin e sipërmarrësve në komunitetet rurale. Ai shtoi se sa më shumë gra të jenë të përfshira në biznes dhe sektorin publik, aq më e fortë bëhet Kosova.

Drejtori ekzekutiv i AFK-së, Xhevdet Spahija, theksoi se bashkëpunimi me Proparco do të fokusohet kryesisht në kreditimin e grave ndërmarrëse dhe grave në bujqësi. Ai gjithashtu kujtoi se që nga viti 1999, AFK ka shpërndarë rreth 500 milionë euro përmes afro 165 mijë kredive.

Drejtori Regjional për Euroazi në Proparco, Steve Gardon, u shpreh se partneriteti synon të bëjë zhvillimin ekonomik në Kosovë më gjithëpërfshirës, duke fokusuar mbështetjen tek gratë sipërmarrëse dhe bizneset në zonat rurale, ku qasja në financa është më e kufizuar.

/Kosovapress/

Continue Reading

Aktualitet

Vendndodhja e bosit “El Mencho” u zbulua pasi u vizitua nga një vajzë

Published

on

By

Një vizitë nga një “partnere romantike” çoi në zbulimin e vendndodhjes dhe më pas në vdekjen e njërit prej bosëve më të rrezikshëm të drogës në Meksikë, të njohur si “El Mencho”. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes së Meksikës.

Gjenerali Ricardo Trevilla Trejo deklaroi se informacioni i marrë nga një person i besuar i partneres së bosit të krimit u dha autoriteteve mundësinë të organizonin me shpejtësi një operacion në vendstrehimin e tij në Tapalpa, në shtetin e Jalisco-s.

“El Mencho”, emri i vërtetë i të cilit ishte Nemesio Ruben Oseguera Cervantes, ishte kreu i Karteli i Gjeneratës së Re të Jalisco-s (CJNG), një nga organizatat kriminale më të fuqishme në Meksikë. Ai u plagos gjatë operacionit të zhvilluar të dielën dhe ndërroi jetë në helikopter, ndërsa po transportohej drejt Mexico City.

Shtetet e Bashkuara kishin ofruar një shpërblim deri në 15 milionë dollarë për informacione që do të çonin në arrestimin e tij. CJNG njihet për trafikimin e sasive të mëdha të fentanilit, metamfetaminës dhe kokainës drejt SHBA-ve. Në shkurt 2025, organizata u shpall “organizatë terroriste e huaj” nga administrata e Donald Trump.

Gjatë bastisjes, persona të armatosur të kartelit hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë. Përplasjet u zhvendosën në një kompleks kabinash në një zonë të pyllëzuar, ku “El Mencho” u plagos së bashku me dy truprojat e tij. Të tre u transportuan me helikopter, por sipas gjeneralit Trevilla, ai vdiq gjatë rrugës.

Autoritetet thanë se pranë tyre u gjetën disa raketahedhës, por nuk arritën t’i përdornin. Tetë anëtarë të kartelit u vranë gjatë operacionit, ndërsa u sekuestruan granata, municione dhe automjete të blinduara.

Operacioni u pasua nga një valë dhune në disa pjesë të Meksikës. Anëtarë të kartelit bllokuan rrugë, dogjën automjete dhe kryen sulme hakmarrëse. Sipas zyrtarëve të sigurisë, të paktën 73 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes dhe dhunës që pasoi, përfshirë forca sigurie, anëtarë të dyshuar të kartelit dhe civilë.

Ministri i Sigurisë, Omar Garcia Harfuch, bëri të ditur se 25 anëtarë të Gardës Kombëtare u vranë në gjashtë sulme të ndara, si edhe një agjent i prokurorisë, një roje sigurie dhe një grua. Ai theksoi se pas vdekjes së bosit të kartelit u regjistruan 27 sulme kundër autoriteteve në Jalisco. Sipas tij, 30 anëtarë të kartelit u vranë, si edhe një kalimtar i rastit, ndërsa katër të tjerë u vranë në shtetin fqinj Michoacan. Të paktën 70 persona janë arrestuar në shtatë shtete.

Autoritetet thanë se po monitorojnë nga afër çdo përpjekje për riorganizim të kartelit, që mund të çojë në dhunë të re.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, vlerësoi forcat e armatosura dhe deklaroi se vendi është tashmë “i qetë”, duke shtuar se mbi 250 bllokada rrugore të ngritura në 20 shtete janë hequr.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se SHBA-të kanë ofruar mbështetje informative për operacionin dhe përgëzoi ushtrinë meksikane për neutralizimin e një prej kriminelëve më të kërkuar në të dy vendet. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar u bëri thirrje shtetasve britanikë në Meksikë të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. /Euronews/

 

Continue Reading

Lajmet

Osmani priti komandantin e larguar dhe komandantin e ri të KFOR-it amerikan në Kosovë

Published

on

By

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, priti dje në takim lamtumirës kolonelin Jonathan Lloyd nga Garda Kombëtare e Louisiana, komandantin në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR, si dhe pasuesin e tij, kolonelin Sam Sargeant.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani e falënderoi kolonelin Lloyd për shërbimin dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tij në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon. Në shenjë mirënjohjeje, ajo i dorëzoi një mirënjohje për angazhimin e çmuar.

Më tej, Presidentja Osmani i uroi mirëseardhje kolonelit Sargeant, duke e siguruar për mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e mandatit të tij dhe misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

Presidentja theksoi rëndësinë e vazhdimit të pranisë së Ushtrisë së Shtetet e Bashkuara në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR-it, duke nënvizuar se kjo mbështetje është jetike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe rajon. Ajo shtoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-së për mbështetjen e palëkundur në të gjitha etapat.

Continue Reading

Të kërkuara