Kulturë

Justin Bieber infektohet me koronavirus

Turneu i Bieber nisi në fillim të kësaj jave.

Published

on

Këngëtari Justin Bieber u infektua me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar për CNN një burim i këngëtarit.

Koncerti i Bieber në Las Vegas ishte planifikuar të mbahej të dielën si pjesë e turneut të tij “Justice World”, por u shtye për shkak të COVID-19.

“Për shkak të infektimit me COVID-19, ne fatkeqësisht duhet ta shtyjmë koncertin e së dielës në Las Vegas. Padyshim që Justin është thellësisht i dëshpëruar, por shëndeti dhe siguria e stafit dhe fansave të tij është top prioritet. Nisja e turneut në San Diego ishte një sukses masiv, dhe Justin është i emocionuar për të sjellë këtë shfaqje spektakolare për fansat e tij në Las Vegas sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftim nga T-Mobile Arena.

Turneu i Bieber nisi në fillim të kësaj jave. Koncerti në Las Vegas u riplanifikua për të martën e 28 qershorit./UBTNews/

Lajmet

Libri i ditës | Pse ia vlen ta lexoni “Njeriu në kërkim të kuptimit”

Published

on

Nëse jeni në kërkim të një libri që ju bën të reflektoni mbi jetën, sfidat dhe forcën e njeriut për të ecur përpara, zgjedhja e sotme është “Njeriu në kërkim të kuptimit” nga Viktor E. Frankl.

Ky libër rrëfen përvojën personale të autorit në kampet naziste të përqendrimit dhe mënyrën se si, edhe në rrethanat më të vështira, njeriu mund të gjejë një arsye për të jetuar. Përmes një rrëfimi të fuqishëm dhe analizës psikologjike, Frankl sjell mesazhin se kuptimi i jetës mund të gjendet edhe në momentet më të errëta.

I konsideruar si një nga librat më me ndikim në fushën e psikologjisë dhe zhvillimit personal, ky botim vazhdon të frymëzojë miliona lexues në mbarë botën.

Nëse nuk e keni lexuar ende, “Njeriu në kërkim të kuptimit” është një titull që meriton të jetë pjesë e bibliotekës suaj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arianit Lakna hap ekspozitën personale “anGjelus Novus” në Open Art Gallery

Published

on

Artisti Arianit Lakna hap sonte ekspozitën personale “anGjelus Novus”, të kuruar nga Artrit Bytyçi, në Open Art Gallery. Hapja e ekspozitës do të mbahet duke filluar nga ora 19:30.

Ekspozita sjell një cikël veprash ku lajtmotivi i gjelit zë vend qendror, duke krijuar një dialog artistik me veprën “Angelus Novus” të Paul Klee dhe interpretimin filozofik të Walter Benjamin.

Sipas konceptit kuratorial, “anGjeli i Ri” i Laknës shkon përtej referencës klasike, duke ndërtuar një figurë simbolike që mishëron përditshmërinë, punën dhe përballjen me sfidat e jetës.

Një nga veprat qendrore të ekspozitës, “Zgjohu me Gjela”, paraqet figurën e gjelit përballë detyrimeve të përditshme, duke simbolizuar gatishmërinë për t’u përballur me sfidat pa pritur zgjidhje nga të tjerët.

Përmes këtij cikli punimesh, Arianit Lakna ndërton figurën e “anGjelit” si një simbol të ri që përfaqëson vlera dhe ideale të një utopie bashkëkohore. Ekspozita fton vizitorët të reflektojnë mbi jetën e përditshme, përgjegjësinë dhe mënyrën se si individi ndërton raportin e tij me realitetin përmes artit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Keep Going” përzgjidhet në DokuFest

Published

on

Filmi i shkurtër kosovar “Keep Going” është përzgjedhur për edicionin e sivjetmë të DokuFest, duke shënuar një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë vendore.

Lajmi u bë i ditur nga ekipi realizues i filmit, i cili shprehu kënaqësinë për këtë përzgjedhje dhe falënderoi aktorët, ekipin artistik e teknik, si dhe të gjithë mbështetësit që kontribuuan në realizimin e projektit.

Në kastin e filmit bëjnë pjesë Eli Gashi, Luan Jaha, Adriana Matoshi dhe Era Balaj.

Skenari dhe produksioni janë realizuar nga Valmira Hyseni dhe Zgjim Terziqi, ndërsa drejtor i fotografisë është Almir Gjikolli. Ekipi krijues përfshin gjithashtu Leart Rama në montazh, Pellumb Ballata në dizajnin e zërit, Gazmend Nela në kolorim dhe Blerim Shala në skenografi.

Filmi është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, si dhe partnerëve Ujë Rugove dhe Onix Spa & Thermal Resort.

Me këtë përzgjedhje, “Keep Going” do të shfaqet para publikut të DokuFest në Prizren, duke iu bashkuar një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Galeria Kombëtare e Kosovës rihap dyert pas rinovimit dhe zgjerimit më të madh pas luftës

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës do të rihapë dyert për publikun më 9 korrik, në orën 19:00, pas përfundimit të procesit të rinovimit dhe zgjerimit, i cilësuar si më i rëndësishmi në historinë e saj të pasluftës.

Si institucioni qendror i vendit për artin modern dhe bashkëkohor, Galeria Kombëtare e Kosovës do ta shënojë këtë moment me një ceremoni të hapur për të gjithë qytetarët.

Rihapja pritet të shënojë një kapitull të ri për institucionin, duke ofruar hapësira të përmirësuara për ekspozita, aktivitete artistike dhe programe kulturore, në funksion të zhvillimit dhe promovimit të artit bashkëkohor në Kosovë.

Ngjarja do të mbahet më 9 korrik, duke filluar nga ora 19:00, ndërsa hyrja do të jetë e lirë për të gjithë të interesuarit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara