Lajmet

Justin Bieber është artisti më i dëgjuar në Spotify

Published

on

Këngëtari i njohur, Justin Bieber është mbreti i platformës “Spotify”. Sipas TMZ, Bieber është artisti më i dëgjuar i të gjitha kohërave në Spotify, me një mesatare prej më shumë se 83.3 milionë dëgjues mujor.

Kjo është edhe falë albumit të tij të fundit “Justice”, i cili vazhdon të renditet jashtëzakonisht lart në Spotify.

Në vendin e dytë qëndron The Weeknd me 74.5 milionë dëgjues, Ed Sheeran në vendin e tretë me 72.4 milionë dëgjues.

Këtë rekord e mbante dikur Ariana Grande me 82 milionë dëgjues, por tani ka afër 59.8 milionë dëgjues mujor.

Artistja më e dëgjuar femër momentalisht është Dua Lipa, me 65.5 milionë dëgjues mujor, e pas saj renditet Doja Cat, me 60.84 milionë dëgjues mujor./UBTNews

Lajmet

Kosova shënon fitoren e parë në volejboll në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll për femra ka arritur fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke mposhtur bindshëm Algjerinë me rezultatin 3:0 në sete.

Volejbollistet kosovare treguan dominim gjatë gjithë përballjes së të premtes. Seti i parë u mbyll me shifrat 25:19, ndërsa në dy setet vijuese Kosova kontrolloi tërësisht lojën, duke i lënë kundërshtaret në vetëm 10 pikë në setin e dytë dhe 14 në të tretin.

Kjo fitore vjen pas disfatës 3:0 që Kosova pësoi përballë Greqisë të enjten mbrëma. Pjesë e të njëjtit grup janë edhe Maqedonia e Veriut e Turqia, ndërsa në grupin tjetër garojnë Italia, Bosnjë-Hercegovina, Egjipti dhe Serbia.

Ky është suksesi i parë për delegacionin e Kosovës në “Taranto 2026”, ku vendi po përfaqësohet me gjithsej 163 sportistë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

MAShT-i me thirrje prindërve: Mos blini tekstet shkollore pa u publikuar katalogu zyrtar

Published

on

By

Kur kanë mbetur edhe nëntë ditë para nisjes zyrtare të procesit mësimor në të gjitha shkollat në Kosovë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një komunikate u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria njofton se procesi i negocimit të çmimeve me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar, për çfarë arsye katalogu përfundimtar me çmimet përkatëse nuk është publikuar ende në faqen zyrtare. Pas përfundimit të këtyre negociatave, MASH-i do të bëjë publik katalogun si dhe do të përcaktojë shumën e subvensioneve për çdo nxënës.

“U bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore,” thuhet ndër të tjera në komunikatën e ministrisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Përmes këtij njoftimi, u bëhet apel edhe librarive e shitësve që të mos fillojnë shitjen e librave para përfundimit të procedurave zyrtare. Ministria udhëzon prindërit që për çdo informacion të mëtejshëm t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të saj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Pritje deri në dy orë e gjysmë në kufi: Merdara dhe Dheu i Bardhë më të ngarkuarat

Published

on

By

Fluksi i automjeteve në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës është rritur ndjeshëm, ku pritjet për të dalë nga vendi arrijnë deri në 140 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar mbetet Merdara, ku në dalje pritet nga 120 deri në 140 minuta, ndërsa në hyrje pritja është rreth 10 minuta. Ngarkesë e ngjashme paraqitet edhe te Dheu i Bardhë, ku pritja për të dalë nga Kosova arrin deri në 80 minuta.

Pikat e tjera kufitare paraqesin situatë më të qetë:

Jarinjë: 10 minuta pritje si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Vërmicë: 3 deri në 5 minuta në të dyja drejtimet. Pikat e tjera (Bërnjak, Hani i Elezit, Kulla, Muçibabë, Mutivodë, Stançiq, etj.)

Qarkullimi po zhvillohet pa pengesa, me pritje minimale prej 1 deri në 5 minuta.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të informohen mbi gjendjen në kufi përpara nisjes dhe të shfrytëzojnë pikat alternative për të shmangur kolonat e gjata.

Continue Reading

Lajmet

Më 28 gusht mbahet ankandi i shtatë i letrave me vlerë, emetohen 25 milionë euro obligacione

Published

on

Ministria e Financave ka njoftuar se më 28 gusht 2026 do të mbahet ankandi i shtatë i letrave me vlerë për këtë vit.

Në kuadër të ankandit do të emetohen obligacione me maturitet pesëvjeçar, në vlerë prej 25 milionë eurosh.

Sipas Ministrisë, investimi në obligacione shtetërore konsiderohet investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. Interesi i përcaktuar nga tregu garantohet gjatë gjithë periudhës pesëvjeçare dhe investimi është i liruar nga tatimi.

Ministria u ka bërë thirrje të interesuarve që, për informacione rreth pjesëmarrjes në ankand dhe blerjes së letrave me vlerë, të kontaktojnë njërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara