Magazinë

Justin Bieber befasoi fansat me albumin e ri “Swag”

Published

on

Justin Bieber i ka befasuar fansat me një album të titulluar “Swag”, i cili përmban 20 këngë me tituj si “Dadz Love”, “Devotion” dhe “Therapy Session”, vetëm pak kohë pasi në rrjete sociale u ngrit shqetësimi për gjendjen e tij mendore pas një përballje me paparacët, ka raportuar BBC.

Një video e incizuar në Ditën e Baballarëve, në të cilën këngëtari përballet me një fotograf, e shfaq Bieberin duke thënë “Jam baba. Jam burrë. Nuk po e kuptoni. Nuk po ua kap mendja. Unë qëndroj në biznes”. Kjo video u bë virale në rrjete sociale dhe u shpërnda gjerësisht.

Tani, jo vetëm që ajo përdoret si pjesë e promovimit të albumit, por edhe është pjesë e njërës nga këngët, konkretisht në këngën “Butterflies”.

Albumi, i gjatë pak më shumë se një orë, sjell bashkëpunime me disa reperë të njohur si Sexyy Red, Cash Cobain dhe Gunna. Titulli i tij “Swag” duket se i referohet hitit të Bieberit të vitit 2012, “Boyfriend”, në të cilin ai këndon vragun “swag, swag, swag, on you”.

Fotot promovuese tregojnë gruan modelen, Hailey Bieber, dhe djalin e tyre, në disa momente duke u mbajtur lart mbi kokë.  Albumi vjen katër vjet pas projektit të fundit “Justice”, ka ngjallur entuziazëm te fansat. Big Sean ishte ndër të parët që reagoi, duke komentuar në postimin Bieberit në Instagram.

“Po!!!”, ka shkruar ai.

Ky rikthim muzikor vjen në një kohë kur fansat janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e Bieberit. Kohët e fundit, këngëtari ka postuar disa herë në rrjete sociale për shqetësimet që i ka shkaktuar vëmendja e paparacëve në jetën e tij private.

Edhe martesës së tij me Haileyn i është kushtuar vëmendje, pas një tjetër postimi kontrovers, përmes së cilit ai e uroi gruan e tij që u bë pjesë e kopertinës së prestigjiozes Vogue, duke treguar një zënkë mes tyre.

Në këngën e dytë të albumit, “Daisies”, disa vargje aludojnë në marrëdhënien e çiftit.

“Petalet po bien, a më do apo jo?. Ti the përgjithmonë, zemër, a e kishe seriozisht apo jo?”, thuhet në këngë.

Disa nga titujt e tjerë të këngëve prekin tema fetare, si “Devotion”, “Soulful” dhe “Forgiveness”, në përputhje me besimin e krishterë të Bieberit.

Lajmet

Princi William bën thirrje për veprim më të madh kundër ndryshimeve klimatike

Published

on

Prince William ka marrë pjesë në një aktivitet në Londër kushtuar luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit, ku theksoi rëndësinë e veprimit për të “riparuar” planetin.

Ngjarja u mbajt në Guildhall të Londrës, ndërsa Princi William mbërriti me autobus elektrik, duke përcjellë një mesazh për transport më të qëndrueshëm dhe uljen e emetimeve.

Duke folur para të pranishmëve, përfshirë kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, ai vlerësoi ndikimin e iniciativës Earthshot Prize, duke thënë se zgjidhjet inovative për sfidat mjedisore e bëjnë më optimist se kurrë për të ardhmen.

Sipas tij, projektet e mbështetura nga Earthshot Prize kanë kontribuar në uljen e emetimeve me 18 milionë tonë, ekuivalente me largimin e rreth katër milionë veturave nga rrugët, si dhe në mbrojtjen dhe restaurimin e 85 milionë hektarëve tokë, pyje dhe lumenj.

Princi William tha se brezat e ardhshëm do të gjykojnë veprimet e sotme ndaj krizës klimatike, duke theksuar se sfida mbetet e madhe, por se ekzistojnë zgjidhje konkrete për ta përballuar atë.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Javës së Veprimit për Klimën në Londër dhe mblodhi figura të njohura nga fusha e politikës, mjedisit dhe shoqërisë civile.

Burimi: BBC

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Obsesioni ndaj Jungkook: Gruaja i ra ziles 133 herë, përfundon në gjykatë

Published

on

Një grua nga Brazili është dënuar me një vit burgim me kusht për dy vjet, pasi përndoqi vazhdimisht yllin e grupit BTS, Jungkook, pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve për të qëndruar larg shtëpisë së tij në Seul.

Sipas vendimit të Gjykatës së Qarkut në Seul, gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, kishte filluar ta përndiqte këngëtarin në dhjetor të vitit të kaluar. Ajo kishte lënë letra dhe fotografi pranë banesës së tij, duke pretenduar se vepronte “nga dashuria” për artistin 28-vjeçar.

Gjykata bëri të ditur se gruaja kishte vizituar shtëpinë e Jungkook gjithsej 22 herë. Në një prej rasteve, ajo kishte rënë ziles së shtëpisë 133 herë, veprim që u cilësua nga gjykatësi si një nivel ekstrem obsesioni.

Ajo u arrestua më 13 dhjetor pasi kishte ndjekur një punonjës të shpërndarjes së ushqimit për të hyrë në pronë përmes një porte anësore. Edhe pse ishte liruar me paralajmërim që të mos i afrohej më banesës, ajo vazhdoi vizitat, duke detyruar policinë të lëshonte një urdhër emergjent që ia ndalonte afrimin brenda 100 metrave nga prona.

Përveç dënimit me kusht, gruaja pritet të dëbohet nga Koreja e Jugut, nëse nuk arrin të apelojë me sukses vendimin.

Ndërkohë, ky nuk është rasti i parë i tillë. Në qershor të vitit të kaluar, një grua kineze në të 30-at u arrestua në Seul teksa tentonte të hynte në shtëpinë e Jungkook vetëm disa orë pasi ai kishte përfunduar shërbimin ushtarak. /BBC/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Irina Shayk mban ligjëratë në Universitetin e Oxfordit

Published

on

Modelja e njohur ruse, Irina Shayk, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga vizita në Universitetin e Oxfordit, ku ishte e ftuar si folëse në një aktivitet të organizuar nga Oxford Union.

Shayk e cilësoi ftesën si një nder të veçantë, duke theksuar rëndësinë e Oxford Union si një institucion që ka pritur ndër vite mendimtarë, udhëheqës dhe figura me ndikim në shoqëri.

“Falënderoj Oxford Union dhe Universitetin e Oxfordit për mundësinë që të ndaj rrugëtimin tim. Jam shumë mirënjohëse për pritjen e ngrohtë, bisedat e thelluara dhe momentet e paharrueshme”, ka shkruar ajo.

Modelja publikoi disa fotografi nga vizita e saj në Oxford, ku u shfaq me një kostum elegant të zi. Në njërën prej fotografive ajo pozonte me librin “Mysafirët e shquar të Oxford Union”.

Ligjërata e saj tërhoqi interesimin e studentëve të shumtë, të cilët morën pjesë në aktivitet dhe ndoqën me vëmendje rrëfimin e saj për karrierën dhe përvojat personale.

Postimi i Shayk mori mijëra reagime nga fansat, të cilët e uruan për këtë arritje dhe i shprehën mbështetjen e tyre./A.K/

Continue Reading

Magazinë

Ndahet nga jeta producenti legjendar Clive Davis në moshën 94-vjeçare

Published

on

Producenti i njohur amerikan i muzikës, Clive Davis, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare në Nju Jork, sipas raportimeve të mediave amerikane që citojnë familjen e tij.

Sipas raportimeve, Davis kishte qenë i shtruar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, ai luajti një rol të rëndësishëm në zbulimin dhe promovimin e disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë muzikore, përfshirë Whitney Houston, Barry Manilow, Janis Joplin, Santana, Bruce Springsteen, Billy Joel, Pink Floyd, Patti Smith, Alicia Keys dhe Aerosmith.

Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Davis organizoi një festë të madhe në Nju Jork me pjesëmarrjen e shumë figurave të njohura të botës së artit dhe muzikës.

I lindur në vitin 1932 në Bruklin të Nju Jorkut, Davis fillimisht punoi si avokat, përpara se të hynte në industrinë muzikore përmes kompanisë “Columbia”, ku nisi rrugëtimin që do ta shndërronte në një nga producentët më me ndikim në historinë e muzikës moderne.

Fitues i shumë çmimeve Grammy dhe anëtar i Rock and Roll Hall of Fame që nga viti 2000, Clive Davis lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në industrinë muzikore botërore.

Nga jeta private, ai kishte katër fëmijë nga dy martesa që përfunduan me divorc.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara