Lajmet nga UBT

Jetësohet projekti për ndërtimin e Qendrës më të madhe të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë “UBT Smart City”

Publikuar

Me një hapësirë rreth 28 mijë metra katrorë, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, po jetësohet Qendra e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ashtuquajtur “UBT Smart City”, e cila do të jetë qendra e parë e këtij lloji në Kosovë, që do të mundësojë rritjen e vendeve të punës, ndërmarrësisë, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Qendra e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të jetë e vendosur në Parkun Shkencor dhe Teknologjik të UBT-së, në të cilin do të bëhet zhvillimi i shkencës, do të kryhen eksperimente dhe do të zhvillohen produkte inovative, ku me ndërtimin e këtij objekti, i gjashti brenda Kampusit Inovativ të UBT-së, arrihet plotësimi i ekosistemit inovativ, dhe duke ia shtuar teknologjitë smart kjo hapësirë i plotëson kushtet për një Smart City dhe si e tillë kjo është qendra më unike në Ballkanin Perëndimor.

Me një arkitekturë të veçantë të bazuar në standarde të larta dhe me zbatimin e teknologjisë të së ardhmes, kjo qendër përveç tjerash do të ketë  edhe vende për punë praktike, laboratorët, konviktin, bibliotekën, kuzhinën, inkubator, industri të vogla, hapësira për biznese të reja,  qendrat kreative, hapësira sportive dhe të gjitha elemente të tjera të nevojshme për të plotësuar një ekosistem inovativ.

Përkundër vështirësive dhe ndikimit të COVID-19, UBT vazhdon t’i qëndrojë besnik strategjive dhe vizionit të saj. I tërë ky investim është bërë dhe po bëhet me qëllim që të kontribuojmë në edukim cilësorë, rritjen e punësimit, zhvillimin e ndërmarrësive të reja inovative dhe bizneseve, si dhe ngritjen e kapaciteteve humane konform kërkesave të tregut të punës,  kompetencave të së ardhmes, politikave publike dhe në përgjithësi zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës.

Sepse UBT është për Kosovën!

Lajmet

UBT zyrtarisht hap Qendrën për Realitet Virtual dhe të Shtuar “EON Reality, Augmented and Virtual Center”

Publikuar

nga

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, dy gjigantë nga dy fusha të ndryshme, njëri nga teknologjia virtuale e njëri nga arsimi, “EON Reality” dhe UBT, kanë inauguruar Qendrën për Realitet Virtual dhe të Shtuar “EON Reality, Augmented and Virtual Center”, qendër kjo më e madhja dhe e vetmja në Ballkan.

Në ceremoninë solemne të inaugurimit të kësaj qendre pjesëmarrës ishte rektori njëherit edhe themelues i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, presidenti i kompanisë gjigante të teknologjisë virtuale “EON Reality”, Dan Lejerskar, ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna.

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, hapjen e kësaj qendre të madhe virtuale e vlerësoj si shumë të rëndësishme për Kosovën dhe të rinjtë në vendin tonë, duke thënë se kjo qendër do të jetë në shërbim të të rinjve në fushat e edukimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

“Ne jemi duke përmbyllur një investim 30 milionë dollarësh dhe me këtë ne mendojmë se do të ketë indikator shumë të rëndësishëm në edukim, në rritje të vendeve të punës, në eksport, poashtu edhe në promovimin e aftësive digjitale të Kosovës në aspektin e inovacionit. Gjeneratat e reja do të mësojnë me teknologjitë më të reja botërore që ndikojnë në krijimin e kompetencave më të qëndrueshme, dhe ky është vetëm fillimi i një epoke digjitale që UBT po e zbaton në Ballkan”, ka thënë rektori Hajrizi.

Presidenti i kompanisë së teknologjisë virtuale “EON Reality”, Dan Lejerskar, u shpreh i lumtur që është edhe njëherë në Kosovë, konkretisht në UBT, kësaj radhe për të bërë inaugurimin e një qendre shumë të rëndësishme për të rinjtë e Kosovës dhe Ballkanit në tërësi, që atyre u kontribuon shumë në zhvillimin e aftësive të tyre për shkencë, teknologji, edukim dhe inovacion, duke theksuar se ky investim do të mund të rritet edhe më shumë viteve të ardhshme.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu për ta zyrtarizuar këtë qendër. Siç ju e dini, ju keni bërë një punë të jashtëzakonshme tashmë, dhe më duhet të them se jam i super impresionuar me vullnetin dhe gatishmërinë tuaj, të studentëve dhe stafit të fakultetit për teknologjinë e re. Gjithashtu, jam shumë i kënaqur të ju njoftoj se ne jemi duke diskutuar, dhe kam qenë në gjendje të siguroj fonde shtesë përmes organizatave ndërqeveritare, kështu që një nga arsyet pse jam këtu është që t’i ofroj Kosovës aftësinë për të zgjeruar këtë projekt në një grant prej 150 milionë dollarëve, duke e zgjeruar në nivel kombëtar përmes arsimit dhe inovacionit, duke ndërvepruar me industrinë”, ka thënë presidenti i kompanisë gjigante të teknologjisë virtuale “EON Reality”, Dan Lejerskar.

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka mirëpritur këtë investim të bërë, i cili sipas saj i kontribuon shumë imazhit të vendit, si dhe rinisë kosovare, e cila sipas saj është e përkushtuar dhe ka shumë talent.

“Duke pasur një rini me shumë talent, shumë përkushtim, shumë zotim dhe shumë dëshirë për të mësuar, ky investim është një mesazh që përçon te të gjithë investitorët në Republikën tonë dhe jashtë, sepse tani pas covid-19 janë shumë kriza që kanë ardhur nga disa industri dhe shumë industri rreth botës të cilat krijojnë diversifikim të furnizimeve”, ka thënë ministrja Hajdari.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna, ka thënë se inaugurimi i kësaj qendre Kosovës po i sjellë një teknologji të re dhe të dobishme në fushat e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovavionit, duke thënë se ky bashkëpunim i UBT-së me “EON Reality” ofron mundësi të reja të pasurimit pedagogjik në klasë.

“Unë sot kam nderin dhe kënaqësinë që të marr pjesë në inaugurimin e Qendrës për Realitet Virtual dhe të Shtuar që sjell në Kosovë një teknologji të re, të dobishme në fushat e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit. Përurimi i kësaj qendre sot këtu është sa i nevojshëm e i mirëseardhur për komunitetin arsimor në Kosovë, aq edhe inspirues për ne për shkak se shndërrohet në pikëtakim ku arsimi, teknologjia, inovacioni dhe shkenca bashkëveprojnë për të mirën e komunitetit dhe të gjithë shoqërisë”, ka thënë, zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna.

Nga të gjithë të pranishmit, ky investim u vlerësua si investim madhor dhe i qëlluar duke marrë parasysh zhvillimin e shpejtë të teknologjisë virtuale dhe nevojën e krijuar së fundmi për këtë teknologji në fusha të ndryshme, duke krijuar kështu edhe një botë bindëse dhe shumë atraktive për mësim dhe mundësi të artë për të eksploruar në fusha të ndryshme studimi.

UBT është qendra më e madhe e teknologjisë virtuale në Ballkan, ku këtë platformë dëshiron ta instalojë në sistemin arsimor në Kosovë, me qëllim që gjithë studentët e të gjitha institucioneve arsimore në vend, publike dhe private, të përjetojnë teknologjinë e shekullit 21, njëherësh edhe të përfitojnë aftësitë e duhura në përgatitjen profesionale duke përdorur teknologji si kjo.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Presidenti i EON Reality, Dan Lejerskar, nesër viziton UBT-në – përurohet qendra për realitet virtual

Publikuar

nga

Kompania gjigante e teknologjisë virtuale “EON Reality” dhe institucioni lider i arsimit në Kosovë UBT, nesër duke filluar nga ora 11:00, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, do të inaugurojnë Qendrën për Realitet Virtual dhe të Shtuar “EON Reality, Augmented and Virtual Reality Center”, një investim që kap vlerën 30 milionë dollarë.

Në ceremoninë solemne e cila do të mbahet në Parkun Shkencor dhe Inovativ në Lipjan do të marrin pjesë presidenti i “EON Reality”, Dan Lejerskar dhe rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi si dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Përmes Qendrës për Realitet Virtual dhe të Shtuar, në sistemin arsimor të Kosovës do të instalohet sistemi arsimor i së ardhmes, ku gjeneratat e reja shumë shpejt do të fillojnë që të mësojnë duke praktikuar (Learning by Doing).

Kjo qendër do të jetë burim i gjenerimit të produkteve virtuale, që do të ndryshojë rrënjësisht dhe përgjithmonë mënyrën e qasjes ndaj problemeve dhe zgjidhjes së tyre, teksa do të shndërrohet edhe në gjenerues të qindra vendeve të punës dhe të shpalosjes së pasionit dhe talentit për të rinjtë nga Kosova dhe mbarë rajoni.

Vazhdo të lexosh

Futurizëm

Kosova edhe këtë vit merr pjesë në garën më të madhe ndërkombëtare të robotikës, FIRST Global Challenge

Publikuar

nga

Sikurse edhe viteve të kaluara, UBT ka nderin që edhe sivjet të përfaqësojë Kosovën në garën më të madhe ndërkombëtare në fushën e robotikës, FIRST Global Challenge, që për shkak të situatës aktuale me COVID-19 po mbahet në formën online.

Kosovën do ta përfaqësojnë, Elta Bajrami, Vlera Saraçi, Riona Krosa, Alba Ratkoceri dhe Mërgita Alija, të cilët nën mentorimin e Elita Hajrizit, janë duke u përgatitur dhe punuar në laboratorët e UBT-së.

Ekipi përfaqësues i shtetit të Kosovës do ta sfidojë vetën në mesin e të rinjve nga rreth 170 shtete të ndryshme të botës. të cilët këtë vit, ndryshe nga garat e organizuara më herët po përdorin njohuritë kreative the teknologjinë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në komunitetin ku jetojnë ata.

Të rinjtë nga Kosova në fazën e parë të kësaj gare kanë ideuar dhe dizajnuar projektin për qasjen e barnave në mënyrën online, projekt ky shumë interesant dhe i nevojshëm për gjithë shoqërinë.

Projekti ‘E-Pharm” është barnatore digjitale, që përbën lehtësim në blerjen dhe dërgesën e barnave online për të gjithë personat e specifikisht për të moshuarit dhe personat në viset rurale.

Sipas ekipit përfaqësues nga Kosova, “E-Pharm” përbëhet nga të gjitha llojet e barnave, vitaminave, suplimenteve, të cilat lehtësisht mund të gjenden në barnatoren digjitale përmes faqes kryesore (home) të “E-Pharm”.

E veçanta e “E-pharm” është se dërgesa e çdo barne bëhet përmes postës apo droneve (për viset jo të përshtatshme për qasje), përderisa secila dërgesë është e shoqëruar me një përshkrim, ku përpos komponentëve të tyre gjenden dhe këshilla pasuese.

UBT e përfaqëson Kosovën në këtë garë tash e disa vite, ku përmes ekipit të përbërë nga studentë të UBT-së, bëhet përgatitja në mënyrë profesionale në laboratorët inovativ të mekatronikës.

Kujtojmë se nga kjo garë UBT është vlerësuar nga organizatorët dhe ka marrë medalje të artë për kontributin dhe mbështetjen që po jep institucioni për FIRST Global dhe për zhvillimin e STEM në botë (Science, Technology, Engineering and Mathematics).

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Bëhu pjesë e ekipit të suksesshëm të studentëve në programin Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT

Publikuar

nga

Eksperiencat më të mira dhe më të njohura ndërkombëtare për sa i përket fushës së sportit, të rinjtë do të mund t’i marrin në UBT.

Me zhvillimin e programit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes, UBT ka bërë një hap tjetër të rëndësishëm, duke rritur numrin e programeve unike që ofrohen nga UBT, kësaj radhe me kombinimin e shkencës me sportin dhe lëvizjen.

Ky gërshetim ofron një kurrikulë moderne të bazuar kryesisht në lëndë praktike, e që janë të fokusuar në lëndët shkencore, si bazë e krijimit të ekspertëve të mirëfilltë të shkencave sportive.

Studentët e këtij programi, në vitin e fundit të studimeve do të kenë mundësi që të përzgjedhin të specializohen në njërën prej këtyre fushave: Aktiviteti Fizik, Shëndeti dhe Mirëqenia, Trajningu Sportiv dhe Stërvitja, si dhe Menaxhimi në Sport.

Me infrastrukturën moderne të UBT-së që ka kompletuar një ekosistem inovativ, studentët e këtij programi do të kenë të gjitha kushtet dhe mundësitë për të zhvilluar të gjithë aktivitetin shkencor dhe praktik.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara