Kulturë

Jennifer Lopezit nuk po i shitet banesa në New York qe 4 vjet

Published

on

Jennifer Lopezi ka qenë shumë e zënë këto ditë, duke kërkuar për shtëpi bashkë me të dashurin Ben Affleck, në Los Anxhelos.

Mirëpo, këngëtarja dhe aktorja e famshme amerikane nuk po arrin asesi ta shesë apartamentin e saj tejet luksoz në Manhatan të New Yorkut.

Siç raportojnë mediat, Lopezi e ka vënë në shitje apartamentin në vitin 2017 me një çmim prej 26,96 milionë dollarësh, tri vjet pasi e kishte blerë në vlerë prej 20,16 milionë dollarë.

Sipas burimeve të afërta me Lopezin, ajo kishte vendosur ta shiste apartamentin që ndodhet afër parkut Madison Square, pasi e kishte kuptuar se aty nuk mund të bënte jetë private.

“Ai apartament nuk është ideal për të”, ka shpjeguar burimi.

Mirëpo, apartamenti vazhdon të jetë në shitje ende, pasi askush deri më tani nuk është shprehur i gatshëm të japë paratë që kërkon këngëtarja për të.

Apartamenti përbëhet nga katër dhoma gjumi dhe 11 banjo.

Lajmet

Kosova për herë të parë në ekspozitën e UIA-së në Barcelonë, prezantohet arkitektura kosovare në skenën globale

Published

on

Kosova po merr pjesë për herë të parë në Ekspozitën e Seksioneve Anëtare të UIA-së (UIA Member Sections Exhibition), e cila po mbahet në kuadër të Kongresit Botëror të Arkitektëve UIA 2026 në Barcelonë.

Vendi po përfaqësohet nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, në një ekspozitë ndërkombëtare ku marrin pjesë 55 shtete nga 121 shtete anëtare të UIA-së. Kjo pjesëmarrje vlerësohet si një hap i rëndësishëm për promovimin e arkitekturës kosovare dhe forcimin e pranisë së saj në arenën ndërkombëtare.

Sipas organizatorëve, prezantimi i Kosovës në këtë forum prestigjioz përbën një moment të rëndësishëm për afirmimin e arkitekturës vendore, si dhe për thellimin e bashkëpunimit profesional, shkëmbimin e përvojave dhe integrimin në rrjetin global të arkitekturës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prishtina organizon ngjarje për 250-vjetorin e SHBA-së, theksohet partneriteti Kosovë–SHBA

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar organizimin e një ngjarjeje të veçantë nën patronatin e Kryeqytetit me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja, me titull “America and Kosova – A Freedom Story for the Next 250 Years”, do të mbahet më 2 korrik, duke filluar nga ora 10:00, në Emerald në Prishtinë.

Sipas Ramës, aktiviteti synon të vërë në pah partneritetin e veçantë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe të trajtojë historinë e lirisë dhe miqësisë mes dy vendeve.

Ai ka theksuar se kjo ngjarje do të fokusohet në bashkëpunimin e vazhdueshëm që, sipas tij, ka kontribuar në ndërtimin e së ardhmes dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci viziton ekspozitën “Sy më Sy”, vlerëson rëndësinë e ruajtjes së kujtesës së të mbijetuarve të dhunës seksuale

Published

on

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, vizitoi ekspozitën “Sy më Sy”, ku u prit nga drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti.

Gjatë vizitës u diskutua për rëndësinë e dokumentimit dhe ruajtjes së kujtesës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Përmes dëshmive që sjell, ekspozita “Sy më Sy” synon të ruajë kujtesën kolektive dhe të fuqizojë përpjekjet për drejtësi, duke vendosur në qendër historitë e guximit, qëndresës dhe dinjitetit të të mbijetuarve.

Ministrja Bogujevci shprehu mirënjohjen e saj për punën shumëvjeçare të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe të Feride Rushitit, duke vlerësuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetjen e të mbijetuarve dhe në ruajtjen e dëshmive që dokumentojnë një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë së Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit prezantohet sonte në festival ndërkombëtar

Published

on

Filmi artistik me metrazh të gjatë “Dua”, me skenar dhe regji të regjisores kosovare Blerta Basholli, do të prezantohet sonte në orën 20:30 në kuadër të një festivali ndërkombëtar të filmit, ku marrin pjesë produksione nga e gjithë bota.

Filmi ka tërhequr vëmendjen e skenës ndërkombëtare pasi është vlerësuar me Çmimin SACD Semaine de la Critique – Cannes 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, pas prezantimit në festival, “Dua” pritet të nisë së shpejti edhe shfaqjet në kinema.

I vendosur në Kosovën e viteve ’90, filmi trajton sfidat me të cilat u përball populli shqiptar gjatë asaj periudhe, përmes rrëfimit të protagonistes kryesore, Dua, e interpretuar nga aktorja Pinea Matoshi./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara