Inovacione
Jeff Bezos financon një kompani që synon ta ndalojë plakjen
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNjë kompani që synon ta ndalojë plakjen pritet ta hap një laborator në Britani të Madhe – me financim nga Jeff Bezos. “Altos Labs” është një kompani e bazuar në kërkime e themeluar në fillim të këtij viti e cila po punëson shkencëtarë me oferta prej 1 milion dollarësh paga vjetore, sipas MIT Tech Review.
Altos Labs ka të paktën 270 milionë dollarë për të zhvilluar teknologjinë biologjike të riprogramimit, e cila funksionon duke shtuar proteina në një qelizë e cila në thelb e udhëzon atë të kthehet në një gjendje të ngjashme me qelizat burimore.
Sipas MIT Technology Review, kompania që u inkorporua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani të Madhe, ka investitorë miliarderët Jeff Bezos dhe Yuri Milner.
Shinya Yamanaka, shkencëtar që mori çmim Nobel në vitin 2012 për zbulimin e riprogramimit, do të kryesojë bordin këshillues shkencor të kompanisë.
Mediat e huaja raportojnë se Altos do t’i paguajë studiuesve rroga miliona dollarëshe pa pritshmëri të lartë për produktet apo të ardhurat./UBTNews
Inovacione
Togeri kryesor i ‘Crypto King’ u dënua me shtatë vjet burg
Published
7 months agoon
May 29, 2024By
Betim GashiTogeri kryesor i ‘Crypto King’, Ryan Salame, u dënua me shtatë vjet burg për rolin e tij në shpërthimin e gjigantit të kriptomonedhës në fund të vitit 2022. Salame, i cili ishte bashkë-CEO i filialit Bahamian të FTX, u dënua me 90 muaj burg, pasi u deklarua fajtor për shkeljen e ligjeve të financimit të fushatës politike dhe operimin e një biznesi të paligjshëm të transmetimit të parave.
Bashkëdrejtuesi i tij, Sam Bankman-Fried, u dënua më herët me 25 vjet burg për vjedhjen e 8 miliardë dollarëve nga klientët e FTX. Prokurori i SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, Damian Williams, tha se përfshirja e Salame në dy krime të rënda federale minoi besimin e publikut në zgjedhjet amerikane dhe integritetin e sistemit financiar.
Dënimi i Salames u përshkrua si më i gjati përballë kërkesës së prokurorëve dhe përfshinte dënime të tjera si liri të mbikëqyrur dhe konfiskim të më shumë se 6 milion dollarëve. Një juri e Nju Jorkut e shpalli atë fajtor për mashtrim dhe konspiracion në nëntor të vitit të kaluar, duke e quajtur një nga mashtrimet më të mëdha financiare në historinë e SHBA./UBTNews/
Inovacione
Pse Galileo Galilei njihet si “revolucionari i shkencës”?
Published
12 months agoon
December 23, 2023By
UBT newsGalileo Galilei (1564-1642) ishte një astronom, fizikan, inxhinier dhe polimatist italian që luajti një rol vendimtar në Revolucionin Shkencor të shekullit të 17-të. Galileo shpesh përmendet si “babai i astronomisë moderne vëzhguese”, “babai i fizikës moderne” dhe “babai i shkencës”.
Kontributet dhe arritjet e tij kryesore përfshijnë:
Përdorimin e Teleskopit:
Galileo ishte shkencëtari i parë që përdori një teleskop për observime astronomike. Duke shfrytëzuar këtë instrument, ai zbuloi sipërfaqen e Hënës, zbuloi katër hënët më të mëdha të Jupiterit (tani të njohura si hënët galileane), vuri re fazat e Venusit dhe zbuloi njollat e diellit.
Ligji i Rënies së Lirë:
Ligji i Rënies së Lirë u përcaktua nga Galileo nëpërmjet një sërë eksperimentesh të thjeshta që përfshinin lëvizjen e trupave nën ndikimin e gravitetit. Thelbi i ligjit të Galileos për trupat në rënie mund të përmblidhet si më poshtë:
Objektet me masa të ndryshme bien me të njëjtën shpejtësi kur i nënshtrohen gravitetit në mungesë të rezistencës së ajrit.
Kjo sfidoi pikëpamjen Aristoteliane se objektet më të rënda bien më shpejt se ato më të lehta. Nëpërmjet eksperimenteve, Galileo demonstroi se, në mungesë të rezistencës së konsiderueshme të ajrit, të gjitha objektet bien me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga masa e tyre. Ky koncept hodhi themelet për ligjet e lëvizjes të Isaac Njutonit dhe ligjin e gravitetit universal.
Mbështetës i Heliocentrizmit:
Galileo mbështeti modelin heliocentrik të sistemit diellor, i propozuar nga Nikolla Koperniku, që vendoste Diellin në qendër me planetët, përfshirë Tokën, që rrotulloheshin rreth tij. Kjo e çoi në konflikt me pikëpamjet gjeocentrike të mbajtura nga Kisha Katolike në atë kohë.
Konflikti me Kishën Katolike:
Mbështetja e Galileos për modelin heliocentrik e çoi në konflikt me Kishën Katolike, e cila mbështeste një pamje gjeocentrike. Në vitin 1633, ai u gjykua nga Inkvizita Katolike Romake dhe u detyrua të mohonte mbështetjen e tij për heliocentrizmin. Pasi u dënua me burgim shtëpie, ai kaloi pjesën tjetër të jetës së tij në arrest shtëpie.
Inovacione
Raport: Kina para Perëndimit në garën për teknologjitë kritike
Kina mund të bëhet superfuqi e teknologjisë në botë.
Published
2 years agoon
March 3, 2023By
Betim GashiKina kryeson botën në 37 nga 44 teknologjitë kritike, dhe demokracitë perëndimore kanë mbetur prapa në garën për përparime shkencore dhe kërkimore, thuhet në një raport nga një institut australian.
Kina mund të bëhet superfuqi e teknologjisë në botë dhe dominon tashmë në mbrojtje, hapësirë, robotikë, energji, mjedis, bioteknologji, inteligjencë artificiale (AI), materiale të avancuara dhe teknologjinë kryesore kuantike, sipas raportit të Institutit australian të Politikave Strategjike (ASPI).
Zonat kryesore që dominohen nga Kina janë dronët, mësimi i makinerive, bateritë elektrike, energjia bërthamore, fotovoltaikët, sensorët kuantikë dhe nxjerrja e mineraleve kritike, sipas Critical Technology Tracker, që u publikua të enjten.
Krahasuar me Kinën, sipas raportit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë vetëm në shtatë teknologjike kritike, sikurse sistemet e lëshimit në hapësirë dhe llogaritja kuantike, sipas ASPI, e cila merr fonde nga qeveritë australiane, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, si dhe burime të sektorit privat sikurse industria e mbrojtjes dhe teknologjisë.
Britania e Madhe dhe India janë ndër pesë vendet e para në 29 nga 44 teknologjitë, Koreja e Jugut dhe Gjermania në pesë vendet e para në 20 dhe 17 teknologji, respektivisht, thuhet në raport./UBTNews/
Inovacione
Google do të lansojë disa telefona të mençur, një orë dhe tablet
Google vjen me shumë produkte të reja.
Published
3 years agoon
May 15, 2022By
Betim GashiTë mërkurën Google zbuloi një linjë të zgjeruar të produkteve harduerike, një dëshmi se kompania dëshiron të shkojë përtej reklamimimit dhe të garojë me kompanitë sikurse Apple.
Në një konferencë që u mbajt fizikisht pas tri viteve, Google njoftoi rreth lansimit të tre telefonave të mençur, orës së mençur si dhe rreth planeve për lansimin e një tableti vitin e ardhshëm. Google po ashtu njoftoi rreth përditësimeve në disa prej mjeteve më të njohrua sikurse Maps, Google Translate dhe në makinën e kërkimit.
Tre telefona të mençur Pixel
Google befasoi fansat të mërkurën duke zbuluar dy pajisje të reja kryesore – Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro. Ndonëse kompania nuk ka dhënë shumë detaje, dy telefonat e mençur pritet të dalin në treg këtë vjeshtë.
Google njoftoi gjithashtu edhe rreth planeve për lansimin e telefonit inteligjent Pixel 6a, një version më i përballueshëm i linjës së tij Pixel 6 të lëshuar në fillim të këtij viti. Pixel 6a mundësohet nga çipi i brendshëm Tensor i Google dhe do të dalë në treg në tri ngjyra – jeshile, e bardhë dhe e zezë. Telefoni do të kushtojë 449 dollarë dhe do të jetë i disponueshëm nga 21 korriku.
Pixel Watch
Në treg nuk mungojnë orët inteligjente Android, por Google po planifikon të prodhojë për herë të parë një orë inteligjente. Kompania ndau detaje rreth orës së mençur Pixel Watch, që do të përdorë sistemin operativ të Google, WearOS dhe do të jetë në pajtueshmëri me shërbime të tilla sikurse Google Assistant, Google Maps dhe Google Wallet. Ora do të dalë në treg në vjeshtë. Google po ashtu njoftoi rreth planeve për lansimin e Pixel Tablet, që sipas kompanisë do të lansohet në vitin 2023./UBTNews/
Vinicius: U munduan të më diskreditonin, por jam më i miri në botë!
BE nis hetim ndaj TikTok-ut!
Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan: Hovenier dha kontribut të rëndësishëm
Barcelona bën goditjen e së ardhmes, zyrtarizon blerjen e talentit Ibrahim Diarra
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Prishtinës
Glavchev: Bullgaria s’ka arsye të tërhiqet nga qëndrimi për hyrjen e Maqedonisë në BE
Çfarë të hani kur ndiheni në humor të keq?
Hovenier mban takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve