Lajmet

Ja si të bindeni nëse lodrat e fëmijës tuaj janë të sigurta!

Kjo pasi një studim së fundi tregoi që shumë lojëra janë të paligjshme dhe të pasigurta për fëmijët.

Published

on

Me frikën e mungesave që po shkaktojnë kaos në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, disa familje tashmë po mendojnë se çfarë lodrash të blejnë për fëmijët e tyre për Krishtlindje. Të frikësuar edhe nga rritja e çmimeve, prindërit do të jenë të prirur të blejnë me çmimin më të mirë.

Por me sa më shumë blerje që bëhen në internet, konsumatorët nuk mund të jenë gjithmonë të sigurt se ajo që ata blejnë është e provuar dhe e testuar.

Një studim i kohëve të fundit nga Shoqata Britanike e Lodrave (BTHA) tregoi se 88% e lodrave të shitura nga palët e treta në uebfaqe si Amazon dhe eBay ishin të paligjshme dhe 48% u konsideruan të pasigurta për fëmijët.

Shumica e lodrave paraqesin rreziqe për fëmijët nëse ato përdoren pa mbikëqyrje. Çdo produkt me pjesë të vogla mbart rrezikun e mbytjes për fëmijët shumë të vegjël dhe duhet të ketë një paralajmërim duke thënë se nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën 3 vjeç. Produkte të veçanta gjithashtu duhet të shoqërohen me paralajmërim.

Lodrat që përdoren në ujë duhet të kenë një paralajmërim që thotë “vetëm për t’u përdorur në ujë në të cilin fëmija është në thellësinë dhe mbikëqyrjen e tij”.

Shitësit me pakicë, qoftë në rrugë, në një treg lokal ose në internet, të gjithë monitorohen dhe inspektohen. Në këtë mënyrë ju mund të kërkoni për produktet që janë në faqen e internetit bashkangjitur Standardeve të Tregtisë.

Por tregjet online si eBay dhe Amazon shesin produkte të furnizuara nga palët e treta, por këto palë të treta shpesh nuk janë të bazuara në standarde tregtimi. Kjo do të thotë që produktet e tyre kanë më pak gjasa të jenë të sigurta dhe mund të mos jenë të testuara.

Prandaj blerja e lodrave pa standarde nuk rekomandohet. Nëse lodra që po kërkoni është shumë më e lirë në një treg online ose faqe interneti mund të jetë e falsifikuar. Falsifikimet mund të prodhohen lirë sepse përdorin materiale që nuk përputhen dhe nuk janë testuar.

Gjithashtu duhen kontrolluar dhe komentet e blerësve të po së njëjtës lodër dhe nëse prindër të tjerë e rekomandojnë ose jo./Skynews/

Lajmet

UBT nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Nova University

Published

on

Edhe një lajm i shkëlqyer nga Lisbona. UBT ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Nova University, respektivisht kampusin më të madh të teknologjisë në Portugali!

Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e UNINOVA e para në renditjen e menaxhimit të fondeve për projektet H2025 të Kërkimit dhe Zhvillimit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i NOVA School of Science and Technology, Prof. Dr. Jose Julio Alferes dhe në prani të Drejtorit të Depertamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Dr. Ricardo Jardim-Gonçalves, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit që përqendrohet në fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, zhvillimi teknik, trajnimi i avancuar dhe partneritetit për qasje në fondet e BE-së për arsimin e lartë, me theks projektet Smart4Health dhe Digital Health.

Kjo marrëveshje bashkepunimi do të hapë mundësi të reja për studentët tanë dhe do të forcojë edhe më tutje lidhjet tona ndërkombëtare.

Jemi të emocionuar për këtë hap përpara në rrugën drejt ekselencës dhe inovacionit. Rektori Hajrizi uron të gjithë stafin akademik dhe studentët e UBT për këtë arritje.

Continue Reading

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Të kërkuara