Aktualitet

Ish-zyrtari i AKM-së: S’kam pasur kërcënime nga partitë politike

Published

on

Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka raportuar Ilir Salihu, ish-zëvendësdrejtor në AKM, i cili tha se gjatë kohës sa e ka ushtruar këtë detyrë nuk ka pasur kërcënime nga partitë politike.

Ilir Salihu foli për kohën kur është emëruar zëvendësdrejtor i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit.

“Unë kam qenë pjesë deri në qershor të vitit 2008. Ka qenë departameni i ndërmarrjeve publike në kohën kur kam marrë përgjegjësi kanë qenë pesë divizione që përfshin aeroportin, hekurudhat, KEK dhe shtatë ndërmarrje të ujrave dhe mbeturinave”, tha ai.

Salihu theksoi se gjatë kohës sa ka qenë në AKM nuk ka pasur kërcënim prej asnjë subjekti politik.

“Unë nuk kam qenë amëtar i asnjë partie politike as nuk jam. Une kam qenë këshilltar i ministres së Tregtisë dhe Industrisë zonjës Bajrami. Duhet të shihen dokumentet sepse krejt akterët kanë pasur përgjegjësi të asaj kohe në procesin e privatizimit. 2007 kur Vala ka qenë operator publik dhe në atë kohë ka qenë një tender për konkurencën. Në këtë kohë bordi ka kërkuar nga menaxhmenti që të futet si temë Vala karshi konkurrencës. Kërkesa ka qenë që menaxhmenti me ndërmarrë veprime mu përgatitë për konkurrencë. Ideja ka qenë pronësinë me mbajt Vala. Arsyeja që keni kërkuar për dëshmi është sa kam qenë aty deri më vitin 2008. Unë nuk mbaj përgjegjësi çka ka ndodhur pastaj. Kam dhënë dorëheqje prej bordit”, tha Salihu.

Ndërsa, kryesusi i Komisionit, Hajrullah Çeku kërkoi të dijë nëse Salihu ka qenë pjesë e ndonjë procesit që ka çuar në pasoja.

“Në çfarë cilësie keni qenë pjesë e procesit të privatizimit. Është kërkuar të bëhet hetimi i gjithë procesit. Operatori virtual ka operuar si i zakonshëm. Ai i tha nëse ka qenë i ndonjë procesi që ka çuar në pasoja. Për hir të konstatimit duhet thënë gjërat deri në fund. A keni pjesë të përgjegjësisë për operator virtual dhe ka ndodh devijim më vonë”, pyeti Çeku.

Tutje, deputeti I PDK-së, Gazmend Bytyqi pyeti Salihun nëse ka ndonjë informacion sesi janë ndarë pasuritë e mirëmbajtjes.

“Nuk kemi qenë pjesë e asnjë procesi të privatizimit për ndërmarrje publike. A keni informacion për mënyrën si janë ndarë pasuritë e mirëmbajtjes. Çfarë mund të na jepni informacione që dëshmia juaj të jetë mjaftueshëm. A keni pasur kërcënim për ndonjë pozitë”, pyeti Bytyqi.

Continue Reading

Live

Qindra mijëra iranianë marshojnë në Teheran pas thirrjeve për mobilizim ushtarak

Published

on

By

Qindra mijëra iranianë u mblodhën të premten në Teheran në një tubim të organizuar nga qeveria, duke shprehur gatishmërinë për të marrë armët pas muajsh lufte. Kjo është demonstrata më e madhe e këtij lloji që nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në shkurt, ndërsa Teherani zyrtar po kërkon të mobilizojë qytetarët përballë bllokadës detare dhe sanksioneve të reja amerikane.

Tubimi u mbajt në kuadër të fushatës “Janfaday-e Iran” (Ata që sakrifikojnë jetën për Iranin), ku vullnetarë të veshur me uniforma ushtarake marshuan në qendër të kryeqytetit. Sipas zyrtarëve ushtarakë, këta vullnetarë do të marrin trajnim me pushkë sulmi dhe do të shërbejnë si shtresë shtesë sigurie krahas Gardës Revolucionare dhe Basijit.

Gjenerali i Gardës Revolucionare, Hassan Hassanzadeh, deklaroi se mbi 600 mijë persona janë regjistruar tashmë dhe pritet që numri i tyre të kalojë 1 milion. Ndërkohë, kreu i Basijit, Hossein Taeb, në prani të presidentit Masoud Pezeshkian dhe krerëve ushtarakë, tha se ky mobilizim do të jetë një “makth” për armiqtë e vendit.

“Jam këtu për t’i thënë Trumpit se ne iranianët nuk kemi frikë nga kërcënimet e tij ndaj atdheut tonë. Askush në histori nuk ka mundur ta pushtojë Iranin dhe të qëndrojë atje,” tha një nga pjesëmarrëset në tubim. CNN

 

Continue Reading

Lajmet

Mijëra qytetarë në protestë masive në Prishtinë kundër dënimit të ish-drejtuesve të UÇK-së

Published

on

By

Mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të premte në sheshet e Prishtinës për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas dënimit me burgim të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protesta vjen si reagim i menjëhershëm ndaj aktgjykimit të 16 shtatorit, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u shpallën fajtorë për katër akuza për krime lufte lidhur me periudhën e luftës kundër forcave serbe gjatë viteve 1998-1999.

Ish-drejtuesit e UÇK-së i kanë hedhur poshtë në mënyrë të vazhdueshme akuzat, ndërsa kanë paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi të shkallës së parë në Gjykatën e Apelit pranë Speciales.

Vendimi i Gjykatës Speciale ka nxitur reagime të ashpra në opinionin publik dhe skenën politike në Kosovë, ku katër ish-drejtuesit vazhdojnë të konsiderohen gjerësisht si heronj kombëtarë të luftës për çlirim.

Continue Reading

Vendi

Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Published

on

By

Sot, më 18 shtator, i jepet lamtumira e fundit ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës dhe humanistes së njohur, Flora Brovina, e cila u nda nga jeta më 15 shtator në moshën 76-vjeçare.

Nderimet për jetën dhe veprën e saj do të fillojnë në orën 10:00 me një mbledhje komemorative në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Më pas, nga ora 11:30 deri në orën 14:30, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të mbahen homazhe shtetërore në nderim të figurës së saj.

“Ceremonia e varrimit të ish-deputetes Brovina do të bëhet të premten, më 18 shtator, në ora 16:00 në varrezat e qytetit në lagjen Arbëri në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Flora Brovina la pas një trashëgimi të pasur si mjeke, poete, veprimtare e të drejtave të njeriut dhe politikane me kontribut të çmuar në shtetndërtimin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Novobërdë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Novobërdë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunim” ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative e hetimore.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore”, njofton policia.

Continue Reading

Të kërkuara