Magazinë

Ish-punonjësi i Eminem, i akuzuar për shitjen e këngëve të papublikuara të reperit, dënohet me burg

Published

on

Ish-punonjësi i Eminem, Joseph Strange, është akuzuar për vjedhje dhe shitje të muzikës së papublikuar që u publikua në fillim të këtij viti.

Sipas raporteve, prokurorët federalë kanë akuzuar Joseph Strange për shkelje të të drejtave të autorit dhe transport ndërshtetëror të mallrave të vjedhura pasi ai dyshohet se ua shiti muzikën e reperit individëve që ngarkuan më shumë se 25 këngë në internet në janar.

Zëdhënësi prej kohësh i Eminem, Dennis Dennehy tha se reperi ishte i kënaqur me zhvillimet e fundit në këtë rast.

“Eminem e ekipi i tij vlerësojnë përpjekjet e zyrës së FBI-së në Detroit për hetimin e plotë që çoi në akuzat kundër Joseph Strange,” tha ai.

Më tej ai deklaroi se do të merrte të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur muzikën e Eminem.

“Dëmi i konsiderueshëm i shkaktuar nga punonjësi i besuar në trashëgiminë artistike dhe integritetin krijues të Eminem-it nuk mund të mbivlerësohet, e lëre më humbjet e mëdha financiare të pësuar nga krijuesit dhe bashkëpunëtorët që meritojnë mbrojtje për punën e tyre dekada. Do vazhdojmë të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të mbrojtur artin e Eminem e asgjë nuk do na ndalojë”, shpjegoi zëdhënësi.

Sipas një kallëzimi penal të marrë nga Variety, Strange ishte ish-producenti i muzikës së Eminem nga 2007 deri 2021, i cili punonte në studio regjistrimi në Michigan. Ai kishte akses në muzikën që kishte rrjedhur në publik. Pasi këngët u shfaqën në internet në janar të këtij viti, disa punonjës të studios kontaktuan FBI-në pasi zbuluan se muzika e papublikuar ishte e disponueshme në internet.

FBI identifikoi disa individë që blenë muzikën e papublikuar, duke përfshirë një të quajtur Doja Rat, i cili tha se kishte paguar Strange 50,000 dollarë (46,000 euro) për këngët. Doja Rat deklaroi se Strange pretendonte se kishte mbi 300 këngë. FBI identifikoi disa individë të tjerë, përfshirë Kali Kush dhe ATL, të cilët ishin të përfshirë në blerjen grupore të këngëve të Eminem.

Agjentët e FBI-së kontrolluan rezidencën e Strange më 28 janar dhe sekuestruan hard disqet që përmbanin kopje të muzikës së papublikuar të Eminem. Të dhënat financiare zbuluan pagesa për Strange për muzikën e shitur.

Në ankesë thuhet se më shumë se 25 nga këngët e Eminem, të regjistruara midis 1999 dhe 2018, u zbuluan në internet pa pëlqimin e tij. Për më tepër, menaxheri i Eminem, John Fisher, u tha zyrtarëve të FBI-së se Strange nuk kishte autoritetin për të zotëruar dosjet.

Nëse shpallet fajtor për shkelje të të drejtave, Strange përballet me dënim maksimal prej pesë vjet burg e gjobë deri në 250,000 dollarë.

Ai gjithashtu përballet me një dënim maksimal deri në 10 vjet burg nëse akuzohet për transport ndërshtetëror të mallrave të vjedhura.

Magazinë

Pas 18 vitesh martesë, çifti i njohur i showbiz-it i jep fund martesës

Published

on

Aktorja e njohur nga seriali “Melrose Place”, Courtney Thorne-Smith, ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Roger Fishman, pas një martese që zgjati 18 vjet.

Dokumentet janë dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit më 17 qershor, ku aktorja ka përmendur si arsye “dallime të papajtueshme”.

Çifti është martuar në vitin 2007 në Nju Jork dhe sipas dokumenteve, janë të ndarë që nga viti 2021. Thorne-Smith i dorëzoi dokumentet pa përfaqësim ligjor, duke nënvizuar ndoshta një procedurë paqësore ndarjeje.

Para kësaj martese, Courtney ka qenë e lidhur me Andrew Conrad, me të cilin kishte nisur një romancë gjatë kohës së xhirimeve të “Melrose Place”.

Continue Reading

Magazinë

Brad Pitt: Do të punoja përsëri me Tom Cruise me një kusht

Published

on

Brad Pitt ka thënë se do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Tom Cruise, por me një kusht: Jo më skena ekstreme.

“Nuk do të rri pezull nga avionët e Tomit.  Do të punojmë kur ai të bëjë diçka më praktike,” tha Pitt me shaka për E! News, gjatë promovimit të filmit të tij të ardhshëm me temë F1.

Pitt dhe Cruise luajtën në filmin kult Interview with the Vampire më 1994, dhe kujtoi me humor si garuan me go-kart pas xhirimeve të filmit. Ndërkohë, regjisori i F1, Joseph Kosinski, i cili qëndron pas suksesit Top Gun: Maverick me Cruise, vlerësoi të dy aktorët si shumë të aftë në drejtimin e makinave, por pranoi se Cruise “i shtyn gjithmonë kufijtë” më shumë.

Graham Kelly, përgjegjës për automjetet në F1, shtoi: “Nëse do të ishte Tom Cruise në vend të Bradit, do të kishim konflikt. Tomi e çon çdo gjë në ekstrem, gjë që për ne që ndërtojmë makina është stresuese. Ndërsa Bradi është më i vetëdijshëm për kufijtë e tij.”

Interview with the Vampire pati sukses të madh në vitin 1994, me kritika pozitive, dy nominime për Oscar dhe një nominim për Kirsten Dunst në Golden Globes për rolin e Claudias.

Continue Reading

Magazinë

Sa kushton dasma e njeriut të tretë më të pasur në botë?

Published

on

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez më në fund do ta thonë “Po”-në e tyre këtë javë, në një ceremoni madhështore në Venecia.

Çifti u fejua në maj 2023 e dasma është planifikuar për të shtunën, më 27 qershor, sipas mediave të huaja, festa do jetë spektakolare. Disa nga emrat më të mëdhenj pritet të jenë mes të ftuarve Katy Perry, Oprah Winfrey dhe Ivanka Trump.

Edhe pse vitin e kaluar qarkulluan thashetheme se dasma do të kushtonte plot 600 milionë dollarë, Bezos e mohoi këtë.

Por raportet e reja sugjerojnë se kostoja totale do të jetë ende jashtëzakonisht e lartë, midis 15 dhe 20 milionë dollarëve, raporton Mail Online.

Një pjesë e madhe e buxhetit shkon për programin argëtues është e mundur që Bezostë paguajë deri në 5 milionë dollarë për një performancë nga artistë si Beyoncé ose Andrea Bocelli, zbuloi Kunal Madan, CEO i DressPreservation.com.

Continue Reading

Magazinë

Artisti kritikon Madonnën nga skena e Hamilton

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara