Aktualitet

Ish-pjesëtari i UÇK-së rrëfen për masakrën e Izbicës: Ishte dita më e keqe e jetës sime

Sipas tij forcat serbe u munduan të shfarosnin gjithçka.

Published

on

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Artan Hoti, ka shpalosur kujtime rreth masakrës në fshatin Izbica të Skenderajt, që ndodhi para 23 vjetëve. Ai këtë ditë e cilësoi si më të keqën në jetën e tij, ditë kjo ku u masakruan 147 persona.

“Disa ditë më parë forcat e NATO-s sulmuan top çarqet serbe, pastaj serbët e mllefosur e rrethakuan hekurt Drenicën. Ishte data 28 mars 1999, ka qenë dita e Kurban Bajramit, forcat serbe pasi hasën në rezistencë në disa fshatra si Ozdrim, Kodër të Hotit dhe disa fshatra, u kthyen dhe hyrën në fshatin Izbicë ku ishin të strehuar 53 fshatra nga komuna e Skenderajt. Ata i ndanë pleqtë, burrat dhe fëmijët nga familjet e tyre, i torturuan dhe i masakruan në mënyrën më barbare”, tha ai për Klan Kosova.

“Ishte dita më e keqe e jetës sime”.

Sipas tij forcat serbe u munduan të shfarosnin gjithçka.

“Ata u munduan me shfarosë gjithçka në Drenicë, kanë djegur gjitha shtëpitë, kanë vrarë gjithçka mbi tokë”, shtoi Hoti.

Ai madje tha se serbët masakruan pa kursyer edhe fëmijë.

“Një vajzë gjashtëmuajshe e kanë kallur të gjallë”, vazhdoi ai.

Continue Reading

Lajmet

OKB paralajmëron se konflikti në Lindjen e Mesme paraqet rreziqe të mëdha globale

Published

on

By

Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Volker Turk, ka paralajmëruar se lufta ka krijuar një situatë “jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të paparashikueshme”.

“Ky konflikt ka një fuqi të paparë për të zënë në grackë vendet përtej kufijve dhe në të gjithë botën”, tha ai.

Turk tha se shtetet në Lindjen e Mesme ishin pranë një “katastrofe të plotë”, ndërsa luftimet po i afrohen muajit të fundit, duke vrarë më shumë se 2,000 njerëz në të gjithë rajonin dhe duke shkaktuar çrregullime të mëdha globale në tregjet e energjisë.

“E vetmja mënyrë e garantuar për ta parandaluar këtë është t’i jepet fund konfliktit, dhe unë i bëj thirrje të gjitha shteteve, dhe veçanërisht atyre me ndikim, të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta arritur këtë.” /Euronews/

Continue Reading

Lajmet

Krusha e Madhe: 26 vite pritje, 26 vite qëndresë mbi hirin e krimeve serbe

Published

on

By

Sot mbushen plot 26 vite nga nisja e njërës prej masakrave më tronditëse të luftës së fundit në Kosovë, ajo e Krushës së Madhe, ku makineria vrastare serbe la gjurmë të pashlyeshme dhimbjeje dhe tmerri.

Më 25 mars të vitit 1999, vetëm një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, forcat policore dhe ushtarake rrethuan fshatin dhe për tri ditë me radhë ushtruan terror dhe vrasje mbi popullatën civile të pambrojtur.

Gjatë kësaj periudhe të përgjakshme, u vranë dhe u masakruan mizorisht 241 banorë, në mesin e të cilëve shtatë fëmijë dhe pesë gra, ku njëra prej tyre ishte shtatzënë.

Nga ky ferr i vërtetë arritën të mbijetojnë me lëndime të rënda vetëm 25 persona, ndërsa fati i 64 të tjerëve vazhdon të mbetet i pazbardhur edhe sot e kësaj dite, duke e mbajtur hapur plagën e ankthit për familjarët që ende presin një përgjigje.

Ndonëse ngjarjet tragjike në Krushë të Madhe ishin pjesë qendrore e aktakuzës në Tribunalin e Hagës kundër Sllobodan Millosheviqit dhe krerëve të tjerë serbë, drejtësia për banorët ka mbetur në gjysmë të rrugës, pasi deri më tani asnjë proces gjyqësor nuk ka dënuar drejtpërdrejt ekzekutorët që kryen këto krime në terren.

Për këtë fshat të Rahovecit, i cili pas luftës u bë simbol botëror i qëndresës përmes forcës së grave të tij, dhimbja mbetet po aq e freskët sa në marsin e vitit 1999, ndërsa kërkesa për llogaridhënie dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve mbetet thirrja kryesore që ushton në çdo përvjetor mbi varret e martirëve.

 

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi vajzën e tij në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar vajzën e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima nuk ka pësuar lëndime.

Ndërsa më vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën f/k. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin njëditor.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdes një shtetas i huaj në QKUK, Policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur procedurat hetimore për veprën penale -Hetim mbi vdekjen për një shtetas të huaj i cili ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dje.

Sipas raportit të policisë viktima ishte i hospitalizuar nga 9 marsi 2026 në QKUK.

Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë.

Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili ishte i hospitalizuar që nga data 09.03.2026. Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara