Aktualitet

Meta dekreton ligjin për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës

Meta dekretoi edhe ligjin për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar ligjin për sigurimet shoqërore për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Krijimi i mundësive të përfitimit të pensioneve nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në Kosovë, si dhe për shtetasit kosovarë, të cilët vijnë për të punuar në Shqipëri, është i vonuar. Mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk duhet të ketë asnjë barrierë që pengon qytetarët nga të dy anët e kufirit, të përfitojnë nga skemat e mbrojtjes shoqërore, duke respektuar parimin e trajtimit të barabartë, me synimin parësor për mirëqenien më të lartë dhe trajtimin më të mirë të tyre”, thuhet në njoftimin e institucionit të presidentit shqiptar.

Ndër të tjera, Meta dekretoi edhe ligjin për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit, që i hap rrugë lehtësimit të procedurave dhe të masave të lidhura me regjimin e trafikut kufitar lokal e të lejeve për këtë qëllim përgjatë kufirit.

“Për të mundësuar lehtësimin e qarkullimit të banorëve të zonave kufitare, nevojitet që autoritetet shqiptare të marrin masa për nxjerrjen e akteve rregullatorë në zbatim të marrëveshjes, duke shmangur çdo lloj burokracie”, njofton Meta, transmeton tvklan.

lajme

UBT dhe Instituti Yunus Emre nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Published

on

By

UBT dhe Instituti Yunus Emre në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të promovimit dhe avancimit të mësimdhënies së gjuhës turke, si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Institutit Yunus Emre, Ramazan Yılmaz.

Në kuadër të bashkëpunimit parashihet organizimi i kurseve të gjuhës turke, punëtorive, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe komunitetin.

Një fokus i veçantë do t’i kushtohet Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, përmes të cilit synohet zgjerimi i mundësive për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Continue Reading

Rajoni

UBT ofron 20% bursë për profesionistët përmes iniciativës ENGAGED SCHOLARSHIP

Published

on

By

UBT ka lansuar iniciativën ENGAGED SCHOLARSHIP, përmes së cilës profesionistët e angazhuar në tregun e punës mund të përfitojnë 20% bursë për studimet Master, duke krijuar mundësi për avancim të mëtejshëm akademik dhe profesional.

ENGAGED SCHOLARSHIP është konceptuar si një mundësi që lidh drejtpërdrejt përvojën profesionale me avancimin akademik, duke u mundësuar profesionistëve të thellojnë njohuritë në fusha që lidhen me profesionin e tyre dhe të zhvillojnë kompetenca të reja që mund t’i aplikojnë në vendin e punës.

Në kuadër të kësaj iniciative, mund të përfitojnë 20% bursë profesionistët që angazhohen në programet Master të UBT-së, sipas profileve dhe kategorive profesionale përkatëse:

  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – për punonjësit në institucionet bankare, sektorin privat dhe publik, si dhe kontabilistët.
  • Shkenca Politike, Politika Publike dhe Menaxhim – për punonjësit në administratën publike, komuna, institucione publike, organizata joqeveritare, si dhe koordinatorët e projekteve vendore dhe ndërkombëtare.
  • E Drejta Penale, E Drejta Civile dhe e Pronës, E Drejta Komerciale – për punonjësit në institucionet e drejtësisë, avokatët, noterët, zyrtarët ligjorë, zyrtarët e burimeve njerëzore dhe profesionistët në institucione të tjera publike e private.
  • Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit – për teknologët e ushqimit, nutricionistët, infermierët, kontrollorët e cilësisë, inspektorët ushqimorë dhe laborantët ushqimorë.
  • Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik – për sportistët, fizioterapeutët, infermierët, instruktorët e fitnesit dhe punonjësit në qendrat e rehabilitimit.
  • Studime të Sigurisë – për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe profesionistët e tjerë të fushës së rendit dhe sigurisë.
  • Gjuhë, Media dhe Komunikim – për gazetarët, punonjësit e mediave, zyrtarët për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, menaxherët e mediave sociale, si dhe profesionistët e marketingut dhe komunikimit.

Një nga elementet që e bën këtë iniciativë të përshtatshme për profesionistët është fleksibiliteti i orarit të studimeve. Ligjëratat zhvillohen kryesisht në orët e pasdites, duke krijuar mundësi që angazhimi profesional dhe studimet Master të zhvillohen paralelisht. Në këtë mënyrë, profesionistët mund të vazhdojnë punën e tyre, ndërsa njëkohësisht investojnë në ngritjen e tyre akademike dhe profesionale.

Përmes ENGAGED SCHOLARSHIP, UBT synon të mbështesë profesionistët që janë të gatshëm të bëjnë hapin e radhës në karrierën e tyre, duke u ofruar atyre mundësi për arsimim të avancuar, zhvillim profesional dhe specializim në fushën përkatëse.

Aplikimi është i hapur.

Continue Reading

Vendi

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Published

on

Albulena Haxhiu është rizgjedhur kryetare e re e Kuvendit të Kosovës, pas propozimit të saj nga Glauk Konjufca.

Në votimin e zhvilluar në Kuvend, 62 deputetë votuan pro, 16 kundër, ndërsa 13 abstenuan.

Me këtë votim, Haxhiu merr drejtimin e Kuvendit të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pllashniku me aksion para Kuvendit, vendos një pulë dhe disa vezë

Published

on

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka vendosur një pulë dhe disa vezë para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ku sipas tij dëshmojnë që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje “janë ra klluç se dy mandate”

Ai ka tentuar që vezët t’ia jep deputetëve të ish opozitës për t’ia dhënë liderit të LVV-së, njëherësh kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mirëpo të njëjtit nuk pranuan.

“Këto janë qysh janë ra klluq deputetët që dy mandate. Unë sot zyrtarisht po i qes klluq po këta nuk e dinë. Prej sot janë klluq këta”, tha ai.

Këtë aksion Pllashniku e bëri para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit./Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara