Lajmet

Ish-përpiluesi i fjalimeve të Putinit akuzohet për diskreditim të ushtrisë ruse

Autoritetet ruse e kanë përdorur këtë akuzë së fundi për të dënuar personat që e kritikojnë luftën e Rusisë në Ukrainë.

Published

on

Abbas Gallyamov, ish-përpiluesi i fjalimeve të presidentit rus, Vladimir Putin, është shpallur i dyshuar nga autoritetet ruse për diskreditim të forcave ushtarake ruse.

Autoritetet ruse e kanë përdorur këtë akuzë së fundi për të dënuar personat që e kritikojnë luftën e Rusisë në Ukrainë.

Së fundi, emri i Gallyamovit është shfaqur në regjistrat e Ministrisë së Brendshme ruse, për personat që janë në kërkim.

Gallyamov, 50-vjeçar, është larguar nga shteti dhe tani jeton në Izrael. Ai ka punuar si tekstshkrues i fjalimeve të Putinit prej vitit 2008 deri më 2010.

Grupi Setevyye Svobody, i cili monitoron të drejtat e gazetarëve që punojnë online, ka thënë më 30 mars se ka siguruar dokumentet zyrtare të hetimeve kundër Gallyamovit, sipas të cilave, akuzat me të cilat përballet, dalin nga intervista e tij me Televizionin ukrainas 1+1 – projekt që transmetohet vetëm një YouTube.

Gallyamov e ka realizuar intervistën më 9 prill 2022, dhe e ka përmendur kryerjen e krimeve të dyshuara të luftës nga trupat ruse në qytetet ukrainase, Buça dhe Kramatorsk.

Setevyye Svobody ka thënë se hetimet kundër Gallyamovit kanë nisur më 18 janar dhe se emri i tij është shtuar në listën e personave në kërkim më 17 shkurt.

Nëse dënohet, Gallyamov përballet me 10 vjet burgim.

Sipas Setevyye Svobody, avokati Alan Gamazov është duke e përfaqësuar Gallyamovin.

Ende nuk dihet nëse ai është emëruar nga autoritetet ruse, apo është zgjedhur nga Gallyamovi që të bëhet përfaqësuesi i tij ligjor.

Më 24 mars, faqja online Mediazona ka thënë të ketë gjetur në Ministrinë e Brendshme ruse njoftimin zyrtar që e shpall Gallyamovin si person në kërkim.

Njoftimi është bërë i ditur një ditë pasi Radio Evropa e Lirë e ka publikuar një intervistë me Gallyamovin.

Përgjatë intervistës, Gallyamov ka sugjeruar që lufta në Ukrainë mund të rezultojë me revolucion në Rusi.

Ai, po ashtu, ka reflektuar për kohën e tij si pjesëtar i ekipit që shkruajnë tekstet për Putinin, pasi ai është bërë kryeministër më 2008.

Ai ka thënë se atëbotë, askush nuk e ka parashikuar “që Rusia do të shndërrohet në shtet fashist, siç është tani”.

Diskreditimi i forcave të armatosura ruse është kthyer në krim, sipas ligjit të ri, që është miratuar në Rusi, pas nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Muajin e kaluar, Ministria ruse e Drejtësisë e ka shtuar Gallyamovin në regjistrin e “agjentëve të huaj”, duke thënë se ai ka shpërndarë “materiale të përpiluara nga agjentët e huaj, ka shprehur ide kundër operacionit special ushtarak në Ukrainë, dhe ka marrë pjesë si ekspert, ose ka shpërndarë informacionet e platformave që janë prezantuar si entitete të huaja”./REL

Lajmet

Gjashtë të arrestuar për korrupsion e keqpërdorim detyre

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës, ka realizuar sot një aksion në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar gjashtë persona (F.S., L.R., N.S., A.I., A.Sh. dhe B.B.), të cilët dyshohen për një sërë veprash penale, përfshirë keqpërdorimin e pozitës zyrtare, marrjen dhe dhënien e ryshfetit, mashtrimin dhe legalizimin e përmbajtjes së rreme.

Gjatë operacionit, organet e rendit kanë sekuestruar prova materiale të rëndësishme, ndër të cilat dy vetura në vlerë rreth 80,000 euro, një orë të markës “Rolex” me vlerë deri në 10,000 euro, pesë telefona celularë dhe dokumentacione të ndryshme.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Prokurori i Shtetit pritet të kërkojë caktimin e masave të sigurisë brenda afatit ligjor.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut, kërkohej përmes INTERPOL-it për narkotikë

Published

on

By

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me institucionet e drejtësisë, ka realizuar këtë të enjte ekstradimin e një shtetasi maqedonas për në Maqedoninë e Veriut.

I dyshuari ishte arrestuar më parë në Kosovë, pasi kërkohej me letërreshtim ndërkombëtar nga INTERPOL-i për veprën penale “Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.

Ekstradimi u krye në përputhje me ligjet në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me organizatat ndërkombëtare për parandalimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe për kapjen e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë.

Continue Reading

Lajmet

Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj Prishtinës

Published

on

Prishtina e Re ka marrë një fitore të madhe ndaj Prishtinës me rezultat 3-2 në javën e 33-të të Superligës së Kosovës, pasi përmbysi disavantazhin prej dy golash.

Prishtina krijoi epërsi 0-2 me golat e Leotrim Kryeziut dhe Ardian Mujës, por vendasit reaguan fuqishëm. Ibrahim Kargbo shënoi dy herë, ndërsa Nedim Mekic realizoi nga penalltia për t’i siguruar Prishtinës së Re tri pikë të rëndësishme.

Ndeshja mori kthesë pas kartonit të kuq të Arjol Bllacës, që la Prishtinën me një lojtar më pak.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina e Re mban gjallë shpresat për mbijetesë me 31 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e katërta me 45 pikë.

Continue Reading

Lajmet

Duartrokitje dhe emocione në premierën e baletit kushtuar Nexhmije Pagarushës

Published

on

Mbrëmja e parë e baletit “Zëri i saj”, dedikuar ikonës së muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha, u përcoll me emocione të forta dhe duartrokitje të gjata nga publiku në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Shfaqja u realizua nga Opera e Kosovës në bashkëpunim me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” – drejtimi balet, duke sjellë në skenë një homazh artistik për “Bilbilin e Kosovës”.

Organizatorët falënderuan publikun, artistët dhe bashkëpunëtorët për kontributin në realizimin e kësaj mbrëmjeje të veçantë, ndërsa interpretimet e artistëve dhe nxënësve të baletit u vlerësuan për ndjeshmërinë dhe fuqinë artistike.

Baleti “Zëri i saj” vazhdon edhe me natën e dytë, duke premtuar një tjetër mbrëmje të mbushur me art dhe emocion.

Continue Reading

Të kërkuara