Sport

Ish-notari olimpik kërkohet për fyerje të presidentit turk

Sipas prokurorëve, notari Büyükuncu u zbulua se kishte postuar komente fyese në mediat sociale.

Published

on

Një ish-notar olimpik po kërkohet në Turqi për “fyerje” ndaj Presidentit Rexhep Tayyip Erdoğan pasi ai së fundmi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Gjykatat turke kanë lëshuar gjithsej tetë urdhër-arreste, duke përfshirë Derya Büyükuncun. Prokuroria e Stambollit njoftoi të hënën se urdhrat ishin pjesë e një hetimi për “mesazhe kriminale në rrjetet sociale”.

Erdogan kishte njoftuar të shtunën se ai dhe gruaja e tij vuanin nga një formë “e lehtë” e koronavirusit.

Megjithatë, autoritetet kanë hetuar disa postime në internet që kishin tallur me infeksionin e Erdoganit. Deri më tani janë arrestuar katër personam ndërsa notari Büyükuncu u zbulua se kishte postuar komente fyese në mediat sociale, sipas prokurorëve, dhe tani është në kërkim.

Autoritetet turke kanë hapur më shumë se 160,000 hetime për ofendime të supozuara që kur Erdogan u bë president në vitin 2014. Më shumë se 3,600 njerëz janë dënuar sipas ligjit.

“Është detyra jonë të mbrojmë respektin e zyrës sime, të presidencës”, ka thënë më parë Erdoğan, “nuk ka të bëjë fare me lirinë e shprehjes”./UBTNews/

Continue Reading

lajme

Ylli i Javës – Almir Kryeziu

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, i dedikuar futbollistit më të dalluar të xhiros në Superligën e Kosovës.

Për xhiron e 19-të të këtij edicioni, çmimi i është ndarë për herë të dytë futbollistit të FC Ballkanit, Almir Kryeziu, i cili shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë 2:1 ndaj Gjilanit.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Kryeziu u shpreh i lumtur për çmimin dhe theksoi se synimi i Ballkanit mbetet titulli kampion dhe suksesi në Kupën e Kosovës. Ai gjithashtu falënderoi bashkëlojtarët dhe stafin për mbështetjen e tyre. /D.L/

Continue Reading

Sport

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Published

on

By

Distria Krasniqi ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2026, duke fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, një nga turnetë më prestigjioze të xhudos botërore. Medalistja e dyfishtë olimpike e Kosovës konfirmoi edhe një herë nivelin e saj elitar në kategorinë deri në 52 kilogramë, përcjell KosovaPress.

Xhudistja kosovare triumfoi në finale ndaj spanjolles Toro Soler, në një duel të fortë të zhvilluar para një audience të madhe në kryeqytetin francez. Me paraqitje të sigurt gjatë gjithë turneut, Distria tregoi se forma e saj mbetet në nivel të lartë.

Kjo medalje e artë përbën një sinjal të fortë për ciklin olimpik që çon drejt Lojërave Olimpike Los Angeles 2028, ku Krasniqi synon të vazhdojë historinë e suksesit për veten dhe për xhudon e Kosovës./KosovaPress/

Continue Reading

Sport

Kosova me gjashtë xhudistë në Grand Slam-in e Parisit

Published

on

By

Gjashtë xhudistët e Kosovës do të marrin pjesë në Eventin e Madh të Parisit, që do të zhvillohet me datën 7 dhe 8 shkurt në Accor Arena të Parisit.

Kosova të garoj në pesë kategori.

Akil Gjakova (-73 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Distria Krasniqi (-52 kg), Fatjona Kasapi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-48 kg), në krye me Driton Kukën dhe të artën Majlinda Kelmendin, do të synojnë që do të kthehen me medalje në Kosovë.

Ky event do të mbledhë 499 garues nga 80 shtete e 6 kontinente, garë e cila ndjeket nga mijëra shikues çdo vit. /KosovaPress/

Continue Reading

Sport

Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026

Published

on

By

Sot kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026, të cilat do të zgjasin deri më 22 shkurt, duke rikthyer Olimpiadën Dimërore në Evropë me një program rekord dhe theks të veçantë te barazia gjinore dhe qëndrueshmëria.

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga katër sportistë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Në qendër të vëmendjes është skiatorja Lara Colturi, e renditur e pesta në botë, e cila konsiderohet si shpresa kryesore për një medalje olimpike për Shqipërinë. Garat kryesore të saj do të zhvillohen më 15 dhe 18 shkurt.

Olimpiada e 25-të Dimërore përfshin një rekord prej 116 eventesh medaljesh dhe shënon përparim të madh në barazinë gjinore, me gratë që garojnë në mbi 53 për qind të eventeve.  Këto Lojëra shënojnë gjithashtu një moment historik për barazinë gjinore, pasi për herë të parë drejtohen nga një presidente grua e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry.

Shqipëria shpreson që pjesëmarrja në Milano–Kortina 2026 të përfaqësojë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sporteve dimërore në vend dhe, pse jo, të sjellë një sukses historik në arenën olimpike.

Continue Reading

Të kërkuara