Lajmet
Ish-ministri i Afganistanit shpërndarës picash në Gjermani
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNjë ish-ministër i Afganistanit tani raportohet se po punon si shpërndarës picash në Gjermani.
Syed Ahmad Shah Saadat, ish-ministër i Informacionit dhe Komunikimit, u vu re nga një gazetar në Leipzig të Gjermanisë, kur ai po e dërgonte porosinë me biçikletë.
Saadat iu bashkua qeverisë, tani në ekzil, në vitin 2018. Pasi shërbeu për dy vjet, Saadat dha dorëheqje dhe u largua nga vendi i tij në dhjetor të vitit të kaluar.
Ish-ministri filloi punën në kompaninë Livrando. Saadat tha se historia e tij duhet të “shërbejë si një katalizator për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit e rangut të lartë jetojnë jetën e tyre në Azi dhe botën arabe”.
Vor ein paar Tagen lernte ich einen Mann kennen, der behauptete, vor zwei Jahren afghanischer Kommunikationsminister gewesen zu sein. Ich fragte, was er in #Leipzig mache. „Ich fahre für Lieferando Essen aus.“ pic.twitter.com/nafutTTXqP
— Josa Mania-Schlegel (@JosaMania) August 21, 2021
Fotografitë e Saadat u bënë virale në rrjete sociale, pasi talibanët morën kontrollin e shtetit në Afganistan.
Raportohet se ish-ministri i Afganistanit ka dy diploma master në komunikim dhe inxhinieri elektronike nga Universiteti i Oksfordit. Në karrierën e tij 23-vjeçare, Sadaat ka punuar në të paktën 20 kompani në 13 vende të ndryshme, përfshirë Arabinë Saudite./UBTNews
Bota
Arrestohet zyrtarisht presidenti i Koresë së Jugut, mbështetësit përfshihen në trazira
Published
4 minutes agoon
January 20, 2025By
UBT NEWSPresidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, u arrestua zyrtarisht të dielën herët në mëngjes, duke shkaktuar trazira të gjera midis mbështetësve të tij. Arrestimi pason disa ditë tensione pas ndalimit të tij në kompleksin presidencial në Seul.
Sipas avokatëve të tij, Presidenti Yoon vazhdon të refuzojë bashkëpunimin me hetuesit lidhur me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme muajin e kaluar, një vendim që çoi në krizën më të rëndë politike në vend që nga demokratizimi në fund të viteve 1980.
Yoon përballet me akuza të rënda që mund të rezultojnë në një dënim të gjatë me burg. Zyrtarët e drejtësisë kanë bërë të ditur se arrestimi mund të pasohet nga një periudhë e gjatë paraburgimi, e cila mund të zgjasë për muaj të tërë ose më shumë.Mbështetësit e presidentit kanë dalë masivisht në rrugë, duke u përplasur me forcat e sigurisë në protesta të dhunshme në disa qytete kryesore. Demonstruesit kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të presidentit, ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten.
Arrestimi i Presidentit Yoon shënon një moment kritik në historinë politike të Koresë së Jugut, duke hapur rrugën për paqartësi të mëtejshme në skenën politike të vendit./UBTNews/
Bota
OKB: 4 000 kamionë me ushqime hyjnë në Gaza
Published
8 minutes agoon
January 20, 2025By
UBT NEWSAgjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) ka njoftuar se rreth 4 000 kamionë me ndihma humanitare janë gati për të hyrë në Rripin e Gazës. Gjysma e ngarkesave përmbajnë ushqime thelbësore dhe miell, të cilat konsiderohen jetike për popullsinë e prekur nga konflikti.
Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini, shprehu shpresën se sulmet ndaj autokolonave humanitare mund të reduktohen, duke theksuar se përpjekjet për ndihma pritet të intensifikohen. “Prioriteti ynë është të sigurojmë që ndihmat të mbërrijnë tek ata që kanë më shumë nevojë”, deklaroi ai.
Sipas raportimeve, 160 kamionë tashmë kanë kaluar përmes vendkalimit Rafah dhe janë nisur drejt vendkalimit Kerem Shalom, i cili kontrollohet nga Izraeli. Ky koordinim ka rëndësi të veçantë për të siguruar qasjen në territoret më të goditura.
Përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar popullsinë civile në Gaza janë rritur ndjeshëm, ndërsa bota ndjek me shqetësim situatën humanitare në këtë rajon./UBTNews/
Lajmet
KPM i quan të pavërteta informacionet se kanë planifikuar shkarkimin e kryetarit
Published
3 days agoon
January 17, 2025By
UBTNewsAnëtarët e Komisionit të Pavarur për Media kanë demantuar raportimet në rrjete sociale se KPM ka planifikuar të shkarkojë kryetarin e KPM-së, duke thënë se janë të rreme dhe propagandë. Ndërsa, kanë thënë se ditëve në vijim do të marrin masa për këtë.
Kryetari Jeton Mehmeti gjatë mbledhjes së parë për këtë vit, tha se kjo është edhe mbledhja e fundit për të si kryetar, pasi mandati i tij përfundon këtë muaj.
“Kjo është mbledhja e parë për këtë vit, mbase edhe e fundit për mua si kryetar i KPM-së me qenë se me 21 janar përfundon edhe mandati im, të cilin ma ka dhënë Kuvendi i Republikës së Kosovës”, tha Mehmeti.
Anëtari i KPM-së Besnik Berisha ka thënë se si pikë e rendit të ditës duhet të jetë zgjedhja e kryetarit të ri pasi më 21 janar skadon mandati i kryetarit aktual.
“Meqë po e dimë se mandati i kryetarit skadon më datën 20 janar, mendoj se ne si KPM duhet të ofrojmë një zgjidhje që të sigurojmë se KPM-ja të ketë kryesine edhe pas kësaj date. Andaj, propozoj që me agjendë si pika parë pas miratimit të procesverbalit të jetë plotësim-ndryshimi i rregullores së punës, me qëllim mundësimin e zgjedhjes së kryetarit pasa të mbesë KPM pa kuorum si dhe pastaj sigurimi vazhdimësisë së punës së kryesisë së KPM-së si pikë tjetër me të cilën ne do të kemi mundësinë po shpresoj të zgjedhim kryesine e re sa kemi mundësi. Pas datës 20, KPM rrezikon të mbetet pa kryetar dhe nënkryetar, dhe e prek deri diku funksionalitetin e KPM-së. Kemi shumë obligime tjera me të cilën rëndësia e kryetarit është evidente dhe duhet që KPM nëse ka mundësi të ketë kryetarin dhe të mos mbetet pa kryetar dhe nënkryetar. Po ashtu ka edhe një çështje tjetër, askush nuk e ka pas në plan të shkarkojë kryetarin e KPM-së, e as nuk ka kuptim kjo, kjo është e befasishme, por të gjithë ata që kanë lansuar këtë lajm t’i kthehen vetes si kanë rënë në këtë lajthitje dhe të shikon se kush po dezinformon. Ky është shqetësimi jonë që besoj se do të trajtojmë në ditët në vijim”, tha Berisha.
Edhe anëtari tjetër Fitim Veliu është shprehur i shqetësuar me raportimet kinse KPM ka planifikuar shkarkimin e kryetarit.
“Shpreh shqetësimin tim të thellë për dezinofrmatat që sot kur u zgjova pash në Facebook nga analistë të mediave, që për mendimin tim nuk kanë lidhje me analistë të mediave, pasi kur nuk ka asnjë informatë ka e ka marrë atë, për mendimin tim ai është pseudo-gazetar. Të thuhet se KPM po planifikon shkarkimin e kryetarit pa e pasur asnjë informatë zyrtare është tepër e ulet dhe jo kredibile… Kemi paraparë që KPM të mos e lëmë pa kryetar meqë kemi këtë kuorum”, tha ai.
Edhe anëtarja tjetër në këtë institucion, Luljeta Aliu ka mbështetur kërkesën e kolegëve të saj.
“Edhe unë i përkrah kërkesat e dy kolegeve, që ka qenë edhe kërkesë prej më herët, një çështje të cilën e kemi diskutuar edhe me vetë kryetarin dhe nënkryetarin dhe jemi dakorduar që kjo të jetë mënyra e veprimit. KPM është institucion i pavarur kushtetues dhe të mbes pa kryetar është goxha keq…Për ata që kanë menduar, shkruar, janë shprehur se ky qenka vendim politik, mund të them se pikërisht ky informim është i njëanshëm dhe tendenca politike, më shumë bie propagandë, në këtë kohë,” tha ajo.
Derisa kryetari Mehmeti nuk u pajtua me propozimin e tyre. Ai tha se plotësim ndryshimi i rregullores të punës në bazë të ligjit për KPM kërkon konsultim publik.
“Unë nuk jam dakord me asnjërën prej tyre, plotësim-ndryshimi i rregullores së punës në bazë të ligjit për KPM kërkon konsultim publik…Pra, në bazë të rregullores së punës fillimisht zgjedhja e një kryetari të re duhet të bëhet në seancën vijuese pasi kryetarit aktual t’i skadojë afati, dhe argumenti se mund të mbetemi pa kryetar nënkupton po ashtu se me rregulloren e punës, anëtari më i vjetër i komisionit është përfaqësues i KPM-së me përgjegjësi ligjore, nuk ka kurrfarë problemi që anëtari më i vjetër të përfaqësojë KPM-në brenda dhe jashtë vendit dhe t’i kryejë obligimet tjera deri në konstituimin e ardhjes së anëtarëve të rinj të KPM-së”, tha Mehmeti.
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Kosovë.
Ai është themeluar në vitin 2005 dhe ka për përgjegjësi të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare
Lajmet
Arrestohen dy persona për keqpërdorim të kartelave bankare në Pejë
Published
3 days agoon
January 17, 2025By
UBTNewsPolicia e Kosovës sot ka zbatuar urdhër kontrollin e Gjykatës Themelore në Pejë, ku janë kontrolluar tri lokacione dhe janë arrestuar dy persona, me dyshime për veprat penale keqpërdorim të detyrës zyrtare, lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit.
Hetimet lidhur me rastin kishin filluar në muajin korrik 2024 me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me ç’rast janë aplikuar masat e veçanta të hetimit si dhe ka bërë grumbullimin e informatave të nevojshme, duke bashkëpunuar edhe me institucione tjera përmes të cilave është arritur të sigurohen dëshmi të arsyeshme për veprat panele.
Dy persona të dyshuar në këtë rast, një femër dhe një mashkull kosovarë, dyshohet se me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete kanë keqpërdorur kartelat bankare të disa personave dhe ua kanë tërhequr mjetet e përfituara nga skema pensionale. Tërheqja e parave dyshohet se ka ndodhur në vazhdimësi për disa muaj.
Gjatë kontrollit të lokacioneve janë gjetur dhe janë sekuestruar gjashtë kartela bankare në emër të personave të tjerë, një telefon, dokumentacion me rëndësi për procedurat hetimore, dy armë zjarri, një AK-47 dhe një armë e shkurtër për të cilat pas konsultimit me prokurorin e rastit është iniciuar rast i veçantë.
Personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri 48 orë.
Sot betimi i presidentit Trump, ceremonia nën masa të rrepta sigurie
Arrestohet zyrtarisht presidenti i Koresë së Jugut, mbështetësit përfshihen në trazira
OKB: 4 000 kamionë me ushqime hyjnë në Gaza
Blake Lively krahason veten me Khaleesi-n, fansat e “Game of Thrones” reagojnë negativisht
Gjykata Supreme miraton ligjin që e ndalon TikTok-un në SHBA
UBT përfaqësohet në Universitetin EMUNI për projektin inovativ COWEB
Rektori Hajrizi po merr pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të Universitetit të Salentos në Lecce të Italisë
KPM i quan të pavërteta informacionet se kanë planifikuar shkarkimin e kryetarit
Arrestohen dy persona për keqpërdorim të kartelave bankare në Pejë
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!