Lajmet

AstraZeneca dhe Oxford po punojnë për një vaksinë kundër Omicron

Këtë e konfirmoi drejtuesja e ekipit hulumtues në Oksford, Sandy Douglas.

Published

on

Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca kanë filluar punën për prodhimin e një versioni të vaksinës së tyre kundër koronavirusit që synon llojin Omicron, njoftoi Financial Times (FT).

Drejtuesja e ekipit hulumtues në Oksford, Sandy Douglas tha për FT se janë bërë hapat e parë në prodhimin e një vaksine të modifikuar, në rast se është e nevojshme së bashku me partnerët e tyre, kompaninë AstraZeneca.

“Vaksinat e bazuara në adenovirus, të tilla si ato të bëra nga Oxford/AstraZeneca, në parim mund të përdoren për t’iu përgjigjur çdo varianti të ri më shpejt sesa mendohej më parë”, shtoi Douglas.

Efektiviteti i vaksinave kundër koronavirusit të llojit Omicron ka rënë dukshëm, tha dje drejtori i Mjekësisë Emergjente Evropiane (EMA), Emer Cook.

“Të dhënat që kanë mbërritur nuk janë përfundimtare, ka shumë pak prej tyre, por është e qartë se ka një rënie të efikasitetit ndaj variantit Omicron”, tha Cook për Financial Times, raporton Reuters.

Sipas ekspertëve, një cikël i plotë vaksinimi mund të mbrojë kundër formave të rënda të sëmundjes, ndërsa, sipas gazetës, provat paraprake tregojnë se një dozë përforcuese e vaksinës mRNA mund të rrisë pjesërisht nivelet e antitrupave.

Sipas EMA-s, vendimi nëse nevojitet një vaksinë e veçantë kundër variantit Omicron do të merret kur të mblidhen prova të mjaftueshme shkencore se “vaksinat ekzistuese nuk funksionojnë”.

Vendi

Raste të dhunës në familje në Lipjan, Malishevë e Mitrovicë

Published

on

By

Në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje brenda një dite në rajone të ndryshme të vendit.

Në Lipjan, një grua ka raportuar se ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj.

Pas intervistimit të palëve në stacionin policor, prokurori ka vendosur që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku po ashtu një grua ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Pas konsultimit me prokurorin, palët janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Malishevë është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa procesi ndaj tij do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Kurti takoi përfaqësuesin e BE-së, Peter Sørensen: Diskutohet integrimi dhe Këshilli i Evropës

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti mbrëmë në një darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, fokusi kryesor i takimit ishte procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe reformat e nevojshme në këtë rrugëtim.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e linjëzimit të plotë të politikës së jashtme të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian, si një përcaktim strategjik i vendit. Po ashtu, një vend të rëndësishëm në bisedime zuri edhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, krahas angazhimit të institucioneve për përmbushjen e reformave evropiane.

Përveç agjendës integruese, Kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm Sørensen diskutuan edhe për aktualitetet e fundit politike dhe zhvillimet e brendshme në vend. Në këtë takim, Kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorë të tjerë të kabinetit të tij.

 

Continue Reading

Vendi

Shtime: Vdes një punëtor në vendin e punës, arrestohet një person

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar teksa ishte duke punuar në një kompani në rrugën “Industria” në Shtime.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku viktima, burrë, u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Ferizajt, por mjekët vetëm kanë mund të konstatojnë vdekjen e tij.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës është gjetur pa shenja jete një burrë në Prishtinë.

Ngjarja është raportuar rreth orës 23:50, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë mjekët dhe njësitë relevante policore.

Sipas njoftimit zyrtar, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen” për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Continue Reading

Të kërkuara