Lajmet

Iranianët kërkojnë shpërbërjen e ‘policisë së moralit’ pas vdekjes së një vajze 22-vjeçare në paraburgim

Mahsa Amini vdiq të premten pasi u arrestua për mosmbajtjen e duhur të hixhabit.

Published

on

Në Iran po vijon protesta e ditës së katërt për vdekjen e gruas 22-vjeçare në paraburgim.

Zyrtarët e qeverisë iraniane kanë denoncuar ditën e katërt të protestave pas vdekjes së një gruaje kurde 22-vjeçare në paraburgim nga policia, duke pretenduar se demonstruesit kanë rënë viktimë e një komploti nga armiqtë e saj.

Mahsa Amini vdiq të premten pasi u arrestua nga e ashtuquajtura ‘polici e moralit’ për mosmbajtjen e duhur të hixhabit dhe pantallonave të saj, një episod tragjik që ka ndezur tërbimin në rrugë kundër trajtimit të papërgjegjshëm dhe ndonjëherë brutal që u bëhet grave nga kjo degë e policisë.

Iranianët kanë nisur peticione për shpërndarjen e policisë së moralit, duke thënë se veprimet e tyre për zbatimin e hixhabit janë kundërproduktive dhe diskriminuese.

Mohsen Mansouri, guvernatori i Teheranit, shkroi në Twitter: “Elementët kryesorë të bërthamës fillestare të tubimeve në Teheran sonte u organizuan, u trajnuan dhe planifikuan plotësisht për të krijuar trazira në Teheran.

“Djegia e flamurit, derdhja e naftës në rrugë, gjuajtja me gurë, sulmi ndaj policisë, djegia e motorit dhe koshave të plehrave, shkatërrimi i pronës publike, etj… nuk janë punë e njerëzve të zakonshëm”.

Disa ligjvënës iranianë pretenduan se të huajt, përfshirë organizatat e lajmeve të mbështetura nga armiqtë e rajonit të Iranit në Arabinë Saudite, po e shfrytëzonin vdekjen e saj. Ata megjithatë vazhduan të premtojnë një hetim rreth rastit.

Shkalla e dhunës dhe numri i arrestimeve të hënën mbrëma është vështirë të vlerësohet në mënyrë të pavarur. Megjithatë, video të rrahjeve në protestë u postuan në rrjetet sociale, përfshirë pamjet me tingujt e të shtënave.

Grupi kurd i të drejtave të njeriut Hengaw, me bazë në Norvegji, tha se kishte konfirmuar tre vdekje në mitingje në provincën Kurdistan – respektivisht në Divandareh, Saqqez dhe Dehglan.

Ai shtoi se 221 persona ishin plagosur dhe 250 të tjerë u arrestuan në rajonin e Kurdistanit, ku kishte pasur gjithashtu një grevë të përgjithshme të hënën.

Një vajzë 10-vjeçare – imazhet e gjakosura të së cilës janë bërë virale në mediat sociale – u plagos në qytetin e Bukanit, por është gjallë, shtoi grupi.

Shumë protesta ishin paqësore, përfshirë vendosjen e një pankarte që përshkruan Aminin në një urë në një nga autostradat kryesore të Teheranit.

Polemika është e ndjeshme për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, i cili aktualisht ndodhet në Nju Jork për të folur për herë të parë në asamblenë e përgjithshme të OKB-së. Grupet e të drejtave të njeriut në Nju Jork po protestojnë kundër pranisë së tij dhe kanë nisur veprime ligjore kundër tij.

Megjithëse ai ka urdhëruar një hetim dhe ka shprehur keqardhjen e tij personale, kritikët thonë se mbështetja e tij e mëparshme për një polici morale ka ekspozuar një ndarje kulturore brenda Iranit.

Në shenjë se autoritetet ishin të shqetësuara se zemërimi mund të dilte jashtë kontrollit të tyre, një ndihmës i liderit suprem të vendit, Ayatollah Ali Khamenei, bëri një vizitë dy-orëshe në shtëpinë e familjes së Aminit të hënën.

Agjencia e lajmeve Tasnim tha se Abdolreza Pourzahabi i tha familjes së Aminit “të gjitha institucionet do të ndërmarrin veprime për të mbrojtur të drejtat që u shkelën” dhe se ai ishte i sigurt se Khamenei ishte “e prekur dhe dhembur gjithashtu” nga vdekja e saj.

Polemika ka lënë në hije bisedimet që do të priten të martën midis Ali Bagherit, kryenegociatori bërthamor i Iranit dhe kryenegociatori i BE-së, Enrique Mora./UBTNews/

lajme

Punimi shkencor i profesorëve të UBT-së publikohet në revistën ndërkombëtare të indeksuar në Scopus, “Georgian Medical News”

Published

on

By

Punimi shkencor i profesorëve të Shkencave Mjekësore të UBT-së, Prof. Dr. Minire Alilaj Beqiraj, Prof. Dr. Fitim Alidema dhe Prof. Dr. Hajrullah Fejza, në bashkautorësi me MSc. Behrije Halilaj Vishi, është pranuar për publikim në revistën prestigjioze ndërkombëtare Georgian Medical News, e indeksuar në bazën e të dhënave shkencore Scopus (kuartili Q3).

Hulumtimi i titulluar “Farmakoterapia peripartum dhe rezultatet e hershme të nënës pas lindjes vaginale dhe cezariane: Një studim farmakoepidemiologjik i përdorimit të antibiotikëve, anestetikëve dhe analgjetikëve” përfshin 945 gra që kanë lindur në periudhën janar 2024 – gusht 2026 (504 lindje vaginale dhe 441 cezariane). Studimi analizon në mënyrë të integruar përdorimin e barnave para, gjatë dhe pas lindjes, si dhe ndikimin e tyre në infeksionet pas lindjes dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital.

Sipas gjetjeve kryesore të publikimit, lindja cezariane shoqërohet me një trajektore dukshëm më intensive farmakoterapeutike, ku profilaksia me antibiotikë është aplikuar në 92.7% të rasteve, krahasuar me 19.8% te lindjet vaginale. Gjithashtu, studimi evidenton se koha e administrimit të antibiotikëve para prerjes kirurgjikale luan rol kyç në parandalimin e infeksioneve pas lindjes, ku çdo rritje prej 10 minutash e intervalit nga administrimi deri te prerja (brenda kufirit 5–60 minuta) uli me 29% gjasat për infeksion.

Ky hulumtim përbën një kontribut të rëndësishëm në fushën e farmakologjisë klinike dhe gjinekologjisë, duke ofruar të dhëna konkrete për optimizimin e protokolleve terapeutike dhe rritjen e sigurisë shëndetësore të nënave gjatë dhe pas procesit të lindjes. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Me pjesëmarrjen e ambasadorit italian, UBT promovon kulturën gastronomike të Italisë

Published

on

By

Në kuadër të Javës së Kuzhinës Italiane në Botë, UBT, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë dhe me pjesëmarrjen e rektorit Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe ambasadorit Maurizio Antonini, organizoi një ligjëratë të veçantë me profesorin Fabio Amadei nga akademia prestigjioze italiane e artit kulinar, ALMA.

Në fjalën e tij, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë që kanë shkenca dhe teknologjia e ushqimit, gastronomia dhe turizmi në zhvillimin akademik e shoqëror. Ai nënvizoi se Italia përbën një partner strategjik për UBT-në dhe se bashkëpunimi me universitetet e qendrat kërkimore italiane po zgjerohet vazhdimisht përmes projekteve të përbashkëta, shkëmbimit të njohurive dhe qasjeve ndërdisiplinore.

Nga ana e tij, ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me UBT-në, duke e cilësuar institucionin si një partner të besueshëm dhe të rëndësishëm në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e kulturës, ekonomisë dhe promovimit të traditës italiane. Ai vlerësoi gjithashtu angazhimin e UBT-së në zhvillimin e iniciativave që forcojnë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Ndërkohë, profesori Fabio Amadei, përgjegjës për programet e Kulturës Gastronomike dhe Qëndrueshmërisë në ALMA, ndau me studentët ekspertizën e tij mbi historinë e ushqimit, mbrojtjen e produkteve tradicionale agroushqimore dhe rëndësinë e zinxhirëve të qëndrueshëm të furnizimit. Përmes kësaj ligjërate, studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me dimensionin shkencor e kulturor të gastronomisë italiane.

Continue Reading

Aktualitet

Napoli dhe Tottenham në garë për Joao Felixin, Al Nassr kërkon 45 milionë euro

Published

on

By

Sulmuesi portugez Joao Felix ka tërhequr vëmendjen e Napolit dhe Tottenham Hotspurit në prag të afatit të ardhshëm të transferimeve. Futbollisti 27-vjeçar synon rikthimin në futbollin evropian, por klubi i tij aktual, Al Nassr, kërkon rreth 45 milionë euro për ta lënë të lirë.

Sipas raportimeve të Corriere dello Sport, Napoli e sheh reprezentuesin portugez si një përforcim ideal për repartin ofensiv, falë aftësisë së tij për të luajtur si në krahun e majtë ashtu edhe pas sulmuesit. Megjithatë, çmimi i lartë i vendosur nga klubi saudit përbën pengesën kryesore për drejtuesit italianë. Felix e njeh mirë kampionatin italian, pasi ka veshur fanellën e Milanit në gjysmën e dytë të sezonit 2024/2025 gjatë një huazimi nga Chelsea.

Në anën tjetër, TEAMtalk raporton se edhe Tottenham Hotspur po shqyrton mundësinë e transferimit të tij, duke vlerësuar përvojën e tij të mëparshme në Premier League me Chelsean. Ndonëse vetë lojtari ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona — ku në sezonin 2023/2024 regjistroi 10 gola dhe 6 asistime në 44 ndeshje — klubi katalunas ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret.

Forma e mirë e Joao Felixit në Arabinë Saudite ka rikthyer interesimin e klubeve evropiane. Këtë sezon ai ka realizuar tre gola dhe shtatë asistime në 11 ndeshje kampionale, ndërsa së fundmi vendosi fitoren 2-1 të Al Nassr kundër Al Sadd në Ligën e Kampionëve të Azisë me një gol akrobatik. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

KOK-u ftohet në Athinë për të diskutuar vonesat e Lojërave Mesdhetare 2030

Published

on

By

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka ftuar Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) në një takim zyrtar në Athinë, më 3 dhe 4 dhjetor, ku do të shqyrtohen vonesat dhe ngecjet e deritanishme në procesin e organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Sipas njoftimit të zyrës për informim të KOK-ut, pas përfundimit të takimeve në Greqi, drejtuesit e komitetit do të raportojnë para Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” lidhur me diskutimet e zhvilluara dhe hapat e mëtejmë që duhet të ndërmerren.

Pavarësisht sfidave dhe vonesave aktuale, KOK-u ka rikonfirmuar vendosmërinë që kjo ngjarje madhore sportive të mbahet në Kosovë, duke bërë thirrje për mobilizim të përbashkët institucional.

“Komiteti Olimpik i Kosovës mbetet plotësisht i përkushtuar që Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 të mbahen në Kosovë. Suksesi i LM Prishtina 2030 do të varet nga përkushtimi i të gjitha institucioneve të përfshira”, thuhet në reagimin e KOK-ut.

Takimi i fillimit të dhjetorit në Athinë vlerësohet vendimtar për të analizuar gjendjen reale të përgatitjeve dhe për të përcaktuar dinamikën e ardhshme të punëve për projektin më të madh sportiv të planifikuar ndonjëherë në vend. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara