Lajmet

IPK: Gjatë vitit 2022 ka pasur rënie të numrit të ankuesve

Ka rënie të lehtë të numrit të ankuesve.

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit 2022 ka pranuar dhe ka menaxhuar me 1 mijë e 660 ankesa dhe informata, me ç’rast ka potencuar se në krahasim me vitin e kaluar, ka rënie të lehtë të numrit të ankuesve (vitin e kaluar IPK ka trajtuar 2013 ankesa).

Prej tyre, sipas IPK-së, 1 mijë e 75 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore e profilit të ultë janë përcjellur për t’u trajtuar në Drejtorinë për hetime të brendshme dhe verifikim të së kaluarës në Policinë e Kosovës, 575 nga to janë përcjellur në Departamentin e Hetimeve në IPK më dyshimin për veprimtari penale, katra janë identifikuar si incidente të profilit të lartë dhe pesë nga to, janë përcjellë në Departamentin e Inspektimeve.

Bazuar në të dhënat nga evidencat zyrtare, IPK ka potencuar se gjatë vitit 2022, subjekt i hetimit nga IPK-ja kanë qenë gjithsej 274 punonjës policorë, të cilët janë hetuar me dyshimin se kanë kryer vepra penale.

“Gjatë vitit 2022, IPK-ja ka ndërmarrë këto masa dhe rekomandime:

• 115 arrestime (107 zyrtarë policorë dhe 8 qytetarë të dyshuar);

• 157 rekomandime për suspendim;

• 5 rekomandime për transfere.

• Në prokuroritë kompetente janë dorëzuar 64 Kallëzime Penale, 28 Raporte të Veçanta dhe 9 Raporte Informuese”, është bërë e ditur në komunikatë.

Përgjatë këtij viti, siç ka potencuar Inspektorati Policor, janë realizuar 12 inspektime, prej të cilave pesë të rregullta dhe gjashtë të jashtëzakonshme dhe ka dhënë gjithsej 54 rekomandime për të përmirësuar performancën në fushat e inspektuara:

a. Administrimi i parave të imëta në Policinë e Kosovës (I rregullt),

b. Administrimi i patentë shoferëve të konfiskuar (I rregullt),

c. Vlerësimi i ligjshmërisë lidhur me sistemimin e zyrtarëve policor nga Stacioni Policor i Skenderajt (I jashtëzakonshëm),

d. Pajisjet policore në funksion të aktiviteteve operative dhe administrative (I jashtëzakonshëm),

e.Vlerësimi i menaxhimit të Njësisë së Mbrojtjes së Afërt (I jashtëzakonshëm),

f. Menaxhimi i procedurave të arrestimit dhe ndalimit (I rregullt),

g. Menaxhimi i thirrjeve dhe reagimit policor (I rregullt),

h.Vlerësimi i kushteve të punës në njësitë e specializuara në Kampin Belvederë në Mitrovicë (I jashtëzakonshëm),

i. Vlerësimi i veprimeve policore në trajtimin e rastit të dhunës në familje H.M (I jashtëzakonshëm),

j.Vlerësimi i masave të sigurisë në objektet me rëndësi të veçantë (I jashtëzakonshëm),

k. Menaxhimi i prokurimit dhe kontratave (I rregullt),

l.Vlerësimi i trajtimit të rasteve nga njësitë hetimore policore, të iniciuara nga Administrata Tatimore e Kosovës (I jashtëzakonshëm).

“IPK ka realizuar edhe disa takime me qytetarë që kishin për synim diskutimet e hapura me qytetarët për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, procedura disiplinore dhe ecuria e saj dhe rëndësinë e integritetit policor. Zhvillimi i marrëdhënieve me publikun dhe fuqizimi i bashkëpunimit me organizatat vendore dhe ndërkombëtare është i rëndësisë së veçantë për IPK-në dhe në kuadër të kësaj ka pasur disa aktivitete të realizuara nga Inspektorati Policor i Kosovës”, është bërë e ditur në komunikatë.

Gjatë vitit 2022, në kuadër të angazhimeve për fuqizimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve të IPK-së, me përkrahjen edhe të partnerëve ndërkombëtarë si ICITAP, OSBE etj, sipas IPK-së, janë organizuar dhe mbajtur 25 trajnime për punonjësit operativ dhe 20 për stafin administrativ.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara