Sport

IOC përballet me reagime ndaj ripranimit të atletëve rusë

Patricia Wiater ishe një prej kritikëve.

Published

on

Të drejtat e njeriut të atletëve ukrainas “nuk janë adresuar” nga presidenti i IOC Thomas Bach dhe një ekspert i OKB-së në peshimin e ripranimit të Rusisë dhe Bjellorusisë në ngjarjet sportive globale, thotë një autoritet kryesor për të drejtat e njeriut.

Patricia Wiater tha se “për fat të keq” as Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe as raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat kulturore, Alexandra Xanthaki nuk kishin trajtuar mbrojtjen e të drejtave të atletëve të Ukrainës.

Wiater ishte prapa opinionit ligjor të Konfederatës së Sporteve Olimpike Gjermane që justifikonte ndalimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë nga garat ndërkombëtare.

Ajo foli me gazetarët, së bashku me atletët ukrainas dhe jo-ukrainas, pas rekomandimit të IOC të martën për të lejuar atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të konkurrojnë si neutralë në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Ato janë ndaluar kryesisht që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

“Pyetja është nëse kushtet e propozuara të ripranimit janë të mjaftueshme për të garantuar se të drejtat e njeriut të atletëve ukrainas po respektohen”, tha Wiater.

Tenistja ukrainase Lesia Tsurenko — e cila u tërhoq nga një ndeshje kundër bjelloruses Aryna Sabalenka në fillim të këtij muaji për shkak të një sulmi paniku — beson se ajo dhe bashkatdhetarët e saj mendojnë se janë harruar.

Poashtu Iga Swiatek e Polonisë e ka kritikuar WTA-në se nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbështetur lojtarët ukrainas.

“Pse askush nuk po mendon për diskriminimin e ukrainasve”, tha Tsurenko. “Ne dëgjojmë vetëm për diskriminimin e rusëve. Po ukrainasit?”

Megjithëse IOC ende nuk ka vendosur nëse rusët dhe bjellorusët mund të konkurrojnë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, rihyrja e tyre në garat ndërkombëtare do t’i lejojë ata të kualifikohen për shfaqjen sportive katërvjeçare./UBTNews/

Sport

Hendboll: Kosova publikon listën për ndeshjet me Finlandën në Euro 2026

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Agron Shabani, ka shpallur listën e lojtareve të ftuara për dy ndeshjet ndaj Finlandës në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2026.

Ndeshja e parë zhvillohet më 5 mars nga ora 17:30 në Vantaa, Finlandë, ndërsa ndeshja e dytë më 8 mars nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Lojtaret e ftuara janë:

Albina Pllana

Tina Hetemi

Elisa Mulaj

Melisa Mulaj

Yllka Shatri

Elvina Qorraj

Venera Kafexholli

Aulona Maloku

Vanesa Kastrati

Diona Dresh

Mirjeta Bytyqi

Merlinda Qorraj

Arjeta Imeraj

Aurora Kryeziu

Orgesa Gola

Dafina Mustafa.

Continue Reading

Sport

Sot ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, a do të mbijetojë Juventusi?

Published

on

By

Sot zhvillohet rundi i dytë i ndeshjeve të fazës së eliminimeve në Ligën e Kampionëve. Katër skuadra do të vazhdojnë garat në rangun tjetër, ndërsa katra të tjera do të përshëndeten për këtë vit nga gara prestigjioze.
Nga ora 18:45 takohen Atalanta – Borusia Dortmund. Në ndeshjen e parë, gjermanët fituan 2:0.
Juventus pret turqit e Gallatasarajit, të cilët në ndeshjen e parë arritën rezultat historik, duke mundur gjigantët italianë më rezultat 5”2.
Takohen edhe Paris Saint Germain me Monakon. Në ndeshjen e parë parisienët fituan 3:2.
Ndeshja e fundit është ajo mes Real Madridit e Benfikës. Në ndeshjen e parë, Reali fitoi me rezultat të ngushtë 1:0.
Tri ndeshjet e fundit zhvillohen nga ora 21:00.

Continue Reading

Sport

Bodø/Glimt trondit Interin 2-1 në “San Siro”

Published

on

By

Mbrëmja evropiane në “San Siro” solli një nga surprizat më të mëdha të viteve të fundit në UEFA Champions League. Kampionët e Norvegjisë, Bodo/Glimt, mposhtën Interin me rezultat 2-1 në Milano, duke vulosur kualifikimin me shifrat e përgjithshme 5-2 dhe duke siguruar një vend në fazën e 1/8-tave.

Skuadra italiane e nisi ndeshjen me pritshmëri të larta, por mysafirët treguan qetësi dhe organizim të admirueshëm. Në minutën e 58-të, Jens Petter Hauge përfitoi nga një gabim në mbrojtjen zikaltër dhe kaloi norvegjezët në epërsi. Vetëm 14 minuta më pas, Hauge u shndërrua në asistues, duke shërbyer për Hakon Evjen, i cili dyfishoi avantazhin dhe heshti tribunat italiane.

Interi reagoi në minutën e 76-të me golin e Alessandro Bastonit, por kjo mjaftoi vetëm për të zbutur humbjen, jo për të shmangur eliminimin.

Me këtë sukses, Bodo/Glimt hyn në histori si skuadra e parë norvegjeze që fiton dy ndeshje në fazën eliminatore të Champions League. Jo vetëm kaq, ata u bënë edhe ekipi i parë jashtë pesë ligave më të forta evropiane që regjistron katër fitore radhazi ndaj skuadrave nga këto kampionate, një arritje që nuk ishte parë që nga epoka e artë e Ajaxit në sezonin 1971/72, i udhëhequr nga legjenda Johan Cruyff.

Seria mbresëlënëse e norvegjezëve kishte nisur më herët me fitore ndaj gjigantëve evropianë si Manchester City dhe Atlético Madrid, përpara se të konfirmohej kulmi me dy triumfe ndaj Interit.

Tashmë, sytë janë drejt shortit të radhës, ku Bodo/Glimt mund të përballet me Sporting CP ose sërish me Manchester Cityn. Mbetet për t’u parë nëse aventura e tyre do të vazhdojë si një përrallë moderne e futbollit evropian, apo nëse surpriza do të ndalet këtu.

Në Ligën e Kampionëve mbrëmë janë zhvilluar edhe tri ndeshje. Në raundin tjetër ka kalur Atletiko Mardid, pasi mundi Bryzhin e Beligjikës me rezultat të përgjithshëm 7:4 (3:3 ndeshja e parë, 4:1 dje). Leverkuzeni eliminoi Olympiakosin me rezultat të përgjithshëm 2:0, që ishte rezultat i ndeshje së parë. Dje dy skuadrat luajtën barazim. Tutje kaloi edhe Njukastëll. Dje mundi Karabahun me rezultat 3:2, derisa në ndeshjen e parë kishte fituar 6:1.

Continue Reading

Sport

Vajzat e Kosovës përballë Gjibraltarit dhe Kroacisë

Published

on

By

Përfaqësuesja e vajzave të Kosovës në futboll do të zbresë në fushë në fillim të marsit për dy ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.

Takimi i parë do të zhvillohet më 3 mars 2026, me fillim nga ora 17:00, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Kosova do të përballet me Kombëtaren e Gjibraltarit. Dardanet synojnë ta nisin me fitore këtë cikël ndeshjesh para publikut vendas.

Katër ditë më vonë, më 7 mars 2026 në ora 17:00, Kosova do të luajë në transfertë ndaj Kombëtares së Kroacisë. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Branko Čavlović-Čavlek” në Karlovac.

Këto përballje pritet të jenë një test i rëndësishëm për vajzat e Kosovës, të cilat synojnë paraqitje sa më të mira dhe vazhdim të ngritjes në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara