Sport

Skandal nga Federata Franceze e Futbollit, nuk lejon ndalimin e lojës gjatë iftarit

FFF gjithashtu ka bërë të ditur që do të ketë sanksione për secilin që nuk i bindet këtij rregulli.

Published

on

Në një email drejt gjyqtarëve, Komisioni Federal i Referëve (CFA) i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) ka thënë se është e ndaluar që të pezullohet ndeshja për t’i lejuar lojtarët që të bëjnë iftar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në këtë muaj të Ramazanit, Federata Franceze e Futbollit nuk lejon një ndërprerje të shkurtër të një ndeshjeje për prishjen e agjërimit.

Organi, përmes Komisionit Federal të Referëve (CFA) të drejtuar nga Eric Borghini, u dërgoi një email gjyqtarëve në këtë kuptim, duke kujtuar parimin e neutralitetit të futbollit në vendet ku aplikohet.

“Është vënë në dijeni të Federatës për ndërprerjet e ndeshjeve pas prishjes së agjërimit të Ramazanit. Këto ndërprerje nuk respektojnë dispozitat e Statutit të FFF. Federata dhe organet e saj të decentralizuara, si organe të cilëve u është besuar një mision shërbimi publik i deleguar nga shteti, mbrojnë vlerat themelore të Republikës Franceze dhe duhet të zbatojnë mjetet për të parandaluar çdo diskriminim apo sulm ndaj dinjitetit të një personi, në veçanti të bindjeve të tij politike dhe fetare”, shkruante në emailin e FFF-së.

FFF gjithashtu ka bërë të ditur që do të ketë sanksione për secilin që nuk i bindet këtij rregulli.

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara