Sport

Inter, nis epoka Inzaghi:

“Një sfidë e madhe, kemi nga 2010-11 që nuk shkojmë në 1/8 e Champions”

Published

on

Në shtëpinë e Inter, gjithçka është gati për fillimin e epokës së Simone Inzaghit. “Ka një entuziazëm të madh dhe unë kam motivime të mëdha për këtë aventurë të re – shpjegoi trajneri i zikaltërve -. Do të jetë një sfidë e madhe, ne duam të mbrojmë titullin dhe të bëjmë më mirë në Champions League”. “Shitja e Hakimit ishte e planifikuar, por klubi më premtoi një ekip të fortë,” shtoi ai.

Në ditën e tij të parë si interist, ish-tekniku i Lazios, shprehet gati për sfidën: “E di që do të jetë një punë e rëndësishme dhe një sfidë e bukur. Te Inter më bindën menjëherë duke më treguar në pak ditë një dëshirë të madhe për të patur shërbimet e mia. Me stafin tim e dimë se do të gjejmë një grup të fortë, një shoqëri të fortë e shumë tifozë që do të na qendrojnë pranë për gjithë sezonin”

Do të jetë një kampion më pak te Inter, pas shitjes së Hakimit, por tekniku nuk ka qenë i papërgatitur për këtë lëvizje të klubit: “Gjeta njerëz te Inter që më bënë të kuptoj se ata më donin me çdo kusht. Unë e pranova këtë sfidë të re, stimuluese. E di se do të ketë vështirësi sepse ne do të kemi titullin për të mbrojtur dhe shumë ekipe të gatshme për të luftuar. Përfitoj nga rasti të përgëzoj klubin dhe Conten për arritjen e këtij kampionati të shumëpritur”.

Tani e gjithë cështja vërtitet te merkato, nga e cila varen edhe objektivët: “Pak kanë lëvizur deri më tani. Merkato e transferimeve është e gjatë dhe është një moment delikat për të gjitha ekipet. E dija që Hakimi do të largohej, por klubi më premtoi se ekipi do të mbetet po aq konkurrues dhe i fortë sa vitin e kaluar. Ne diskutojmë me drejtorin çdo ditë dhe ne e dimë se ku duhet të ndërhyjmë. Duam të mbrojmë titullin që sapo kemi fituar dhe të bëjmë një rrugë më të mirë në Champions League. Interi nuk ka shkuar në raundin e 1/8 që nga 2010/2011 …”

Continue Reading

Sport

Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën

Published

on

By

Zhgënjimi pas humbjes së Kosovës dhe mosrealizimit të ëndrrës u reflektua qartë edhe në fytyrën e yllit kosovar, Edon Zhegrova.

Bashkëlojtari i tij te Juventus, Kenan Yildiz, ndërpreu festën me skuadrën e tij për t’u afruar dhe për ta ngushëlluar Zhegrovën. Ky moment i ndjerë u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Vetë ylli turk reagoi më pas në Instagram, duke postuar një fotografi ku shfaqej duke e ngushëlluar Zhegrovën pas përfundimit të ndeshjes, duke treguar solidaritetin dhe respektin mes futbollistëve.

Continue Reading

Sport

Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”

Published

on

By

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, ka ndarë një mesazh emocionues pas përfundimit të ndeshjeve të fundit, duke theksuar krenarinë për ekipin dhe mbështetjen e tifozëve.

Ai u shpreh i lumtur që është pjesë e një grupi të bashkuar dhe luftarak:
“Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe që zbres në fushë me një grup kaq të guximshëm dhe të bashkuar lojtarësh”.

Muric theksoi rëndësinë e këtij rrugëtimi për ekipin dhe falënderoi të gjithë tifozët për përkrahjen:
“Ky rrugëtim ka qenë gjithçka për ne dhe dua të falënderoj të gjithë në vendlindje dhe kudo në botë për besimin dhe mbështetjen tuaj”.

Portieri kosovar nënvizoi se arritjet e skuadrës shkojnë përtej rezultateve në fushë:
“Në futboll, ne fitojmë dhe humbim së bashku, por ajo që kemi arritur shkon përtej rezultateve. Ne i kemi dhënë popullit tonë shpresë përsëri”.

Në fund, ai pati edhe një mesazh motivues për brezat e rinj:
“Për brezin e ardhshëm, ky është vetëm fillimi. Ëndërroni më shumë, punoni më fort dhe vazhdoni të besoni. Koha jonë do të vijë!”.

Continue Reading

Lajmet

Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, hapet rruga për organizimin e ngjarjes madhore

Published

on

By

Qeveria e Kosova ka miratuar projektligjin për organizimin e Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit sportiv dhe afirmimit ndërkombëtar të vendit.

Institucionet e kanë cilësuar këtë nismë si projekt me interes të lartë publik dhe kombëtar, që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe rritjen e imazhit të shtetit në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë strategjike të projektligjit, duke nënvizuar standardet që synohen me organizimin e kësaj ngjarjeje:
“Ky projektligj, i bazuar në marrëveshjen për organizimin e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, është projekt me interes të lartë publik dhe kombëtar. Ai garanton që organizimi i kësaj ngjarjeje madhore të bëhet me përgjegjësi të plotë institucionale, me standarde të larta transparence, integriteti dhe menaxhimi efikas të fondeve publike. Ky është një investim në rininë tonë, në sportin tonë dhe në imazhin ndërkombëtar të shtetit”.

Nga ana tjetër, ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, dha detaje mbi aspektin financiar dhe organizativ të projektit:
“Përmes këtij ligji, qeveria do të miratojë shfrytëzimin e fondeve publike në shumën prej të paktën 253 milionë euro. Burimi kryesor i financimit do të jetë buxheti i shtetit, ndërsa projektligji rregullon edhe kompetencat e institucioneve përkatëse, përfshirë Komitetin Olimpik të Kosovës dhe komunat që do të përfshihen në organizim”.

Projektligji përcakton qartë rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore, duke krijuar një kornizë të plotë ligjore për organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe sportive.

Pas votimit në Kuvend, pritet të nisin përgatitjet konkrete për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, me synimin që Kosova të radhitet ndër organizatorët e rëndësishëm të eventeve sportive ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Shqiptarët “pushtojnë” NBA-n, valle dhe muzikë tradicionale në parketin e Chicago Bulls

Published

on

By

Një moment i veçantë dhe plot krenari për komunitetin shqiptar është shënuar në një nga arenat më të mëdha të basketbollit në botë, gjatë një ndeshjeje të NBA.

Para përballjes mes Chicago Bulls dhe Phoenix SunsUnited Center, ansambli i komunitetit shqiptar në Illinois dhuroi një performancë mbresëlënëse me këngë dhe valle tradicionale.

Tingujt e muzikës shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarët të veshur me kostume kombëtare sollën energji dhe emocion në parket. Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në skenën e NBA-së.

Kjo natë e dedikuar komunitetit shqiptar dëshmoi edhe një herë se kultura shqiptare nuk njeh kufij  nga Shqipëria dhe Kosova deri në zemër të Chicago.

Momenti i veçantë tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar para botës bukurinë dhe pasurinë e traditave shqiptare.

Continue Reading

Të kërkuara