Sport

Inter në luftë me Juventusin për sulmuesin e Genoas

Gara ka filluar që në këto momente teksa bardhezinjtë kanë nisur sondazhet e para për sulmuesin.

Published

on

Albert Gudmundsson po shkëlqen këtë edicion me Genoan dhe kjo ka bërë që emri i tij të lidhet me një transferim të mundshëm në merkaton e ardhshme. E interesimi për shërbimet e islandezit nuk mungon nga ‘top’ klubet e Serie A, siç janë Juventus e Inter.

Gara ka filluar që në këto momente teksa bardhezinjtë kanë nisur sondazhet e para për sulmuesin.

Ndërkohë, zikaltërit duke pasur parasyshë interesin e torinasve, por edhe të disa klubeve në Angli, kanë qëllim t’i prijnë garës, teksa kanë edhe një marrëdhënie mjaftë të mirë me klubin e Genoas.

Drejtuesit e Inter shpresojnë të përsërisin një operacion si në rastin e transferimit të Davide Frattesit, pra huazim më pas me blerje të obliguar. Inter është gati të marrë përsipër këtë investim dhe të shpenzojë rreth 30 milionë për 26-vjeçarin.

Në ditët në vijim priten zhvillime të reja mes Interit dhe Genoas, teksa zikaltërit nuk do të mjaftohen vetëm me Mehdi Taremin për sezonin e ardhshëm, pasi që do të synojnë të blindojnë repartin ofansiv, duke ndjekur objektivat si, triumfi në Serie A si dhe suksesi në Champions League./UBTNews/

Sport

“E ka një ofertë shumë të mirë ekonomikisht”, Ademi e sqaron situatën e selektorit Foda

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është rikthyer të flasë për situatën me selektorin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

Trajneri gjerman e ka marrë ofertë të majme e joshëse nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht nga ekipi Al Wahda.

Kreu i FFK-së, në televizionin publik – RTK ka treguar se do të flasë sy me sy me selektorin, për ta parë disponimin e tij dhe për të vendosur bashkërisht për të ardhmen e tij.

Ndonëse ka kontratë me FFK-në deri në fund të kualifikimeve, nuk përjashtohet mundësia që Foda ta lë Kosovën ende pa i nisur kualifikimet e Botërorit 2026.

“Franco Foda ka pasur edhe më parë oferta, por kjo që ka tani thjesht është shumë e mirë ekonomikisht.”

“Kam biseduar me Fodën, ai është në pushime. Të mërkurën kthehet dhe do të ulemi të bisedojmë ose këtu ose në Vjenë. Ai e ka një kontratë deri në fund të kualifikimeve dhe është obligues ndaj kontratës tonë, me mundësi të vazhdimit edhe për dy vjet tjera. Nëse kualifikohemi me automatizëm i vazhdohet. Kjo është klauzola që e kemi pasur.”

Continue Reading

Sport

​Laura Fazliu lufton për medalje të bronztë në Botërorin e Xhudos

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka zhvilluar një paraqitje të denjë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest, duke arritur deri në çerekfinale të kategorisë deri në 63 kilogramë, raporton KosovaPress.

Në luftën e parë, Fazliu tregoi dominim të plotë ndaj xhudistes nga Uzbekistani, Marjona Nurulloeva, duke fituar me Ippon. Më pas, në luftën e dytë, ajo mposhti italianen Carlotta Avanzato, ku pas një përballjeje të fortë, realizoi një hedhje vendimtare në minutën e fundit për të siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Megjithatë, në këtë fazë, Laura u ndal nga kampionia olimpike dhe botërore nga Brazili, Rafaela Silva. Edhe pse u përball me një rivale me përvojë të madhe, Laura tregoi luftë të fortë dhe karakter të madh.

Tani ajo do të ketë një mundësi tjetër për të siguruar medaljen e bronztë, pasi do të garojë në repesazh.

Continue Reading

Sport

Baseli zyrtarizon trajnerin e ri

Published

on

Ludovic Magnin është trajner i ri i kampionit të Zvicrës, Baselit. Magnini e zëvendëson Fabio Celestinin, që e udhëhoqi skuadrën drejt triumfit në kampionat dhe në Kupë të Zvicrës.

46-vjeçari Magnin ka firmosur për dy vjet dhe punën e fillon më 20 qershor.

Magnin deri më tani e ka udhëhequr skuadrën e Lausannes. Më herët punoi tek Altachu në Austri dhe te Zurichu.

Si futbollist, për Zvicrën i ka luajtur 62 ndeshje. Ka luajtur për Yverdonin, Luganon e Zurichun në Zvicër dhe Werder Bremenin e Stuttgartin në Gjermani. Ishte mbrojtës i majtë.

Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti janë prej lojtarëve kryesorë të Baselit. Taulant Xhaka i ka dhënë fund karrierës, ndërsa Leon Avdullahu u transferua te Hoffenheimi në Bundesligë.

Continue Reading

Sport

Besnik Hasi mendon ta transferojë Adnan Januzajn te Anderlechi

Published

on

Adnan Januzaj mund të rikthehet në klubin ku nisi karrierën si futbollist profesionist, pasi gazetës Het Laatste Nieuws, Anderlecht ka hyrë në bisedime me menaxherin e tij për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Klubi belg drejtohet nga Besnik Hasi, i cili e njeh mirë futbollistin pasi vijnë të dy nga Kosova.

Sevilla, klubi që zotëron kartonin e 30-vjeçarit, i ka dhënë dritën jeshile për largim, po kërkon mënyra për të ndërprerë kontratën që është e vlefshme deri verë 2026. Januzaj është lojtari më i paguar te klubi andaluzian, gjë që ka ndikuar në gatishmërinë e tyre për të mbyllur bashkëpunimin.

Sezonin e fundit ai e kaloi në formë huazimi te Las Palmas, ku u paraqit në 18 ndeshje në La Liga, duke shënuar dy gola dhe regjistruar një asistim.

As Las Palmasi dhe as Sevilla nuk e kanë në planet e tyre për sezonin 2025/26.

Januzaj e nisi karrierën e tij në akademinë e Anderlechtit para se të transferohej te Manchester United, ku shpërtheu si talent i madh në Ligën Premier.

Continue Reading

Të kërkuara