Aktualitet

Inteligjenca e Ukrainës zbuloi fermën ruse të (ro)botëve që prodhonin lajme kundër vaksinimit

Shërbimi i Inteligjencës së Ukrainës kishte zbuluar dhe mbyllur rregullisht rrjete të tilla.

Published

on

Rusët projektuan një fermë të (ro)botëve si një mjet për të shpërndarë informacione të rreme midis përdoruesve të internetit të Ukrainës, të cilat synonin diskreditimin e autoriteteve ukrainase dhe prishjen e programit kombëtar të vaksinimit, thuhet në raportin e Shërbimit të Inteligjencës së Ukrainës, botuar më 17 shtator 2021.

Sipas këtij raporti, koordinatori dhe administratori i fermës së botëve të zbuluar ishte një person i gjinisë femër, banore në qytetin Dnipro të Ukrainës. Rusët i siguruan asaj të gjitha pajisjet dhe softuerin e nevojshëm të telekomunikimit dhe e konfiguruan atë nga distanca.

Gruaja vendosi pajisjen softuerike dhe harduerike në një apartament të marrë me qira për këtë rast. Duke përdorur pajisjen, ajo administronte më shumë se 5.000 llogari në Facebook, të cilat dyshohet se i përkisnin qytetarëve ukrainas, megjithëse ato në të vërtetë përdornin të dhëna personale të rreme.

Në baza të rregullta, rusët i dhanë administratorit të fermës histori të rreme për t’u rritur në rrjetet sociale. Për më tepër, asaj iu desh të krijonte në mënyrë aktive profile të reja të përdoruesve të rremë.

Zbulimi i aktiviteteve të një ferme ruse në qytetin Dnipro të Ukrainës, nuk është një incident i izoluar, pasi që Shërbimi i Inteligjencës së Ukrainës kishte zbuluar dhe mbyllur rregullisht rrjete të tilla.

Bota

Izraeli: Kemi kontroll të plotë mbi qiellin e Teheranit

Published

on

By

Izraeli njoftoi sot se ka “kontroll të plotë operativ ajror” mbi kryeqytetin iranian Teheran, katër ditë pasi nisi sulmet në vend, sipas BBC.

Forcat ajrore izraelite kryen një valë sulmesh gjatë natës, ndërsa media iraniane raportoi sot sulme të reja në perëndim të vendit.

Irani goditi Izraelin me një valë raketash gjatë natës. Disa raketa depërtuan në sistemin mbrojtës të Kupolës së Hekurt – ndërsa numri i të vrarëve në Izrael që nga e premtja është rritur në 24.

Ministria e Shëndetësisë e Iranit raportoi se të paktën 224 persona janë vrarë në sulmet izraelite që nga e premtja.

Izraeli filloi të sulmonte Iranin të premten, duke goditur objekte bërthamore, vende ushtarake dhe zona të populluara. Irani është përgjigjur me dronë dhe raketa balistike./atsh

Continue Reading

Bota

Raportohet për të paktën 20 të vrarë në Gazë

Published

on

By

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 20 persona, që po prisnin për të marrë ndihma në jug të Gazës, u vranë nga trupat izraelite më 16 qershor.

Zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal, tha për AFP-në se përveç 20 të vrarëve edhe më shumë se 200 persona u plagosën “pasi Izraeli hapi zjarr”, duke shtuar se të plagosurit janë dërguar në një spital fushor të Kryqit të Kuq në Han Junis dhe në spitalin Naser.

Bassal deklaroi se njerëzit ishin duke pritur për të arritur te një qendër për shpërndarjen e ndihmave në Rafah “kur forcat pushtuese hapën zjarr”.

Ushtria izraelite tha se po verifikon këto raportime.

Izraeli ka vendosur kufizime ndaj mediave ndërkombëtare në Gazë dhe raportimet për viktima nga agjencia për mbrojtje civile janë të pamundura të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Sipas agjencisë për mbrojtje civile në Gazë, dhjetëra palestinezë janë vrarë duke tentuar që të arrijnë në qendrat e shpërndarjes së ndihmave që ka ngritur Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF) – grup që mbështetet nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara dhe që ka nisur operimin në fund të majit.

Kjo agjenci raportoi për më shumë se 20 të vrarë edhe gjatë fundjavës.

Izraeli po përballet me trysni të madhe ndërkombëtare për shkak të kushteve humanitare në Gazë. Kombet e Bashkuara thanë në maj se Gaza është “vendi më i uritur në botë”.

OKB-ja dhe grupe të tjera të ndihmës kanë refuzuar të bashkëpunojnë me GHF-në për shkak të shqetësimeve se ky grup është krijuar për të ndihmuar Izraelin që të përmbushë synimet e tij ushtarake.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.

Që atëherë, lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 55.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL

Continue Reading

Bota

M16 do të drejtohet nga një grua, për herë të parë në historinë 116-vjeçare

Published

on

By

Shërbimi Sekret i Inteligjencës në Britaninë e Madhe (SIS), i njohur si MI6 (Inteligjenca Ushtarake, Seksioni 6), do të drejtohet nga një grua për herë të parë në historinë 116-vjeçare të shërbimit të inteligjencës së jashtme, sipas BBC.

Blaise Metreweli, e cila iu bashkua Shërbimit Sekret të Inteligjencës në vitin 1999, do të bëhet shefja e 18-të e organizatës duke zëvendësuar, Richard Moore.

Aktualisht, Metreweli është përgjegjëse për teknologjinë dhe inovacionin në M16.

Kryeministri britanik, Keir Starmer e cilesoi emërimin e saj si “historik” në një kohë kur puna e shërbimeve të inteligjencës ishte më e rëndësishme se kurrë.

MI6 është e ngarkuar me punën e inteligjencës jashtë vendit – për të përmirësuar sigurinë e BM-së, me qëllimet kryesore që janë ndalimi i terrorizmit, ndërprerja e aktiviteteve të shteteve armiqësore dhe forcimi i sigurisë kibernetike.

Shefi i saj, i njohur si “C”, është i vetmi anëtar i shërbimit – i emëruar publikisht.

Metreweli, 47 vjeç, është aktualisht Drejtoreshë e Përgjithshme “Q” – shefja e divizionit të rëndësishëm të teknologjisë dhe inovacionit – që synon të mbajë sekret identitetin e agjentëve sekretë – dhe të dalë me mënyra të reja për t’iu shmangur kundërshtarëve si mbikëqyrja biometrike e Kinës.

MI6 luan një rol jetësor – së bashku me MI5 dhe GCHQ – në mbajtjen e popullit britanik të sigurt dhe promovimin e interesave të Britanisë së Madhe jashtë vendit”, tha ajo.

Metreweli, e cila studioi antropologji në Universitetin e Kembrixhit, më parë ka mbajtur pozicione në nivel drejtoreshe në MI5 – simotra e MI6, agjencia e sigurisë së brendshme – dhe e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së saj duke punuar në Lindjen e Mesme dhe Evropë. /atsh

Continue Reading

Bota

Von der Leyen: Izraeli ka të drejtë të mbrohet, Irani s’mund të ketë armë bërthamore

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore.

Von der Leyen, gjatë qëndrimit të saj në Kanada për samitin e G7, tha se ka folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe se i ndjek zhvillimet në Lindjen e Mesme me shqetësim të thellë.

E përsërita angazhimin tonë për paqe, stabilitet dhe përpjekje diplomatike që çojnë në uljen e tensioneve. Në këtë kontekst, nënvizova se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale. Evropa ka qenë gjithmonë e qartë – Irani nuk mund të sigurojë kurrë armë bërthamore. Ekziston një nevojë urgjente për një zgjidhje të negociuar”, deklaroi Von der Leyen në një postim në rrjetin social X.

Sipas saj, shqetësime të forta në lidhje me programet bërthamore dhe balistike të Iranit janë shprehur vazhdimisht.

Siç deklaroi ajo, këto janë të njëjtat raketa që goditën pa dallim qytete jo vetëm në Izrael, por edhe në Ukrainë.

Ne biseduam gjithashtu për Gazën. Situata humanitare në Gaza është e papranueshme. E përsërita thirrjen tonë urgjente për të lejuar që të gjitha ndihmat humanitare të arrijnë menjëherë tek civilët që kanë nevojë për të. Është e nevojshme të vazhdohet armëpushimi dhe të lirohen menjëherë pengjet, në mënyrë që më në fund të arrihet një fund i përhershëm i armiqësive”, përfundoi Von der Leyen.

Continue Reading

Të kërkuara