Aktualitet

India raporton numrin më të lartë të vdekjeve në një ditë, për shkak të Covid 19

India raportoi këtë të enjte, numrin më të lartë të vdekjeve një ditore nga Covid 19 në botë, me 6.148.

Published

on

Departamenti i Shëndetësisë të Biharit, një nga shtetet më të varfra të Indisë, rishikoi numrin e përgjithshëm të humbjeve të jetëve, për shkak të Covid 19 të mërkurën në më shumë se 9.400 nga rreth 5.400, që raportoheshin më parë. Shteti indian llogariti njerëzit, që janë kuruar në shtëpi ose në spitale private.

Shtetet e Bashkuara, mbanin numrin më të lartë të vdekjeve, me 5.444, të regjistruara në 12 shkurt.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve deri tani ka arritur në 29.2 milion, ndërsa fatalitetet kanë arritur 359,676, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Continue Reading

Lajmet

Vjenë: Katër shqiptarë humbin jetën gjatë punimeve ndërtimore

Published

on

By

Katër shqiptarë dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë në një kantier ndërtimi në Vienna.

Sipas raportimeve të mediave austriake, ngjarja ka ndodhur të martën pasdite në lagjen Alsergrund, rreth orës 14:30, kur një pjesë e skelave bashkë me kallëpet e betonit janë shembur gjatë punimeve.

Siç raporton Der Standard, fillimisht ishte raportuar për një person të plagosur rëndë, ndërsa më vonë u konfirmua se katër persona kishin humbur jetën nga ky aksident.

Sipas shërbimeve emergjente, një punëtor 45-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe shtyllën kurrizore, si dhe fraktura në duar.

Zëdhënësi i zjarrfikësve, Martin Hofbauer, ka deklaruar se e gjithë konstruksioni është shembur, duke zënë poshtë pesë persona që ndodheshin mbi të në momentin e aksidentit.

Sipas Hofbauer, në këtë aksident u shemb e gjithë konstruksioni bashkë me pesë personat që ndodheshin mbi të.

Operacioni i shpëtimit është zhvilluar në kushte të vështira, pasi ekipet emergjente dhe punëtorët e tjerë janë detyruar në disa raste të largojnë materialet edhe me duar për të arritur te të lënduarit.

Aksidenti ndodhi gjatë punimeve të betonimit në kuadër të një projekti për ndërtimin e një kati shtesë në një objekt banimi, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

WFP: Lufta në Iran mund të zhysë 45 milionë njerëz në uri akute deri në qershor

Published

on

By

Sipas analizës së Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të publikuar të martën, dhjetëra miliona njerëz të tjerë do të përballen me uri akute nëse lufta në Iran vazhdon deri në qershor, raporton Reuters.

Sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, që nisën më 28 shkurt, kanë bllokuar rrugët kryesore të ndihmës humanitare, duke vonuar dërgesat jetike për disa nga krizat më të rënda në botë.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i WFP-së, Carl Skau, u tha gazetarëve në Gjenevë se parashikohet që edhe 45 milionë njerëz të tjerë të bien në uri akute si pasojë e rritjes së kostove të ushqimit, naftës dhe transportit. Kjo do ta çonte numrin global mbi nivelin rekord aktual prej 319 milionë njerëzish.

“Kjo do t’i çonte nivelet globale të urisë në një rekord historik dhe është një perspektivë e tmerrshme,” tha ai.

“Edhe para kësaj lufte, ne ishim në një ‘stuhi të përsosur’ ku uria nuk ka qenë kurrë aq e rëndë sa tani, si në numra, ashtu edhe në thellësinë e saj,” shtoi ai.

Skau tha se kostot e transportit janë rritur me 18% që nga fillimi i sulmeve më 28 shkurt dhe se disa dërgesa është dashur të ridrejtohen. Ai shtoi se këto kosto shtesë vijnë krahas shkurtimeve të thella të shpenzimeve nga WFP, ndërkohë që donatorët po fokusohen më shumë te mbrojtja. /Reuters/

 

Continue Reading

Lajmet

Konjufca pret ambasadorin bullgar: Diskutohet forcimi i bashkëpunimit në siguri dhe politikë të jashtme

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim njoftues ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.

Gjatë këtij takimi, ambasadori Kraevski e uroi ministrin Konjufca për mandatin e tij të ri, duke rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

Fokus i diskutimit ishte thellimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe koordinimin e politikave të jashtme.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se partneriteti ndërmjet Prishtinës dhe Sofjes mbetet stabil dhe me interes të ndërsjellë për stabilitetin rajonal.

Me këtë rast, ambasadori Kraevski i dorëzoi ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në takimin e radhës të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Ky takim i rëndësishëm i nivelit rajonal pritet të mbahet në Sofje gjatë muajit qershor të vitit 2026.

Në fund të takimit, u rikonfirmua se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar për të avancuar partneritetin me Bullgarinë, si një shtet mik dhe mbështetës i rrugëtimit euro-atlantik të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për finalizimin e Spitalit të Ferizaj

Published

on

By

Pas një pritjeje të gjatë dhe shumë sfidave procedurale, është hedhur hapi final për kryerjen e punimeve në Spitalin e Ferizajt. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar sot se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve, një projekt ky që kap vlerën prej 24 milionë eurove.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt. Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh”, ka bërë të ditur Vitia.

Ai ka shtuar se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon dhe se do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore.

Përzgjedhja e fituesit erdhi pas një procesi të gjatë prokurimi ku morën pjesë tetë grupe operatorësh ekonomikë. Ndonëse fituesi ishte shpallur që në nëntor të vitit 2025, nënshkrimi u zvarrit për shkak të ankesave në Ministri dhe në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Ky hap pason kontratën për riprojektimin e plotë të spitalit që ishte nënshkruar në mars të vitit 2024, duke i hapur rrugë tenderit aktual për ndërtim.

Kontrata e parë për nisjen e punimeve ishte nënshkruar në janar të vitit 2018, në kohën kur ministria udhëhiqej nga Uran Ismaili, i cili asokohe premtonte përfundimin e objektit brenda tri viteve.

Megjithatë, punimet ishin ndërprerë në vitin 2021, duke lënë projektin në pritje deri në riprojektimin e fundit që i dha rrugë marrëveshjes së sotme.

Continue Reading

Të kërkuara