Lajmet

​Incidenti në Lagjen e Boshnjakëve, Elshani: Herën tjetër do të jemi edhe më të ashpër

Published

on

Pas ngjarjes së mbrëmshme në Lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, ku dyshohet për ngjitjen e një stikersi mbi pllakën përkujtimore të dëshmorit Avni Hajredini, si dhe shpimin e gomave të disa automjeteve, është deklaruar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka potencuar se nëse në të ardhmen përsëriten ngjarje të tilla, policia do të jetë edhe më e ashpër në reagimin e saj dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim tjetër.

Sipas tij, katër persona janë intervistuar në lidhje me rastin, ndërsa një person është identifikuar si i dyshimtë për dëmtim kriminal apo shtytje në vepër penale.

Mbrëmë i kemi intervistuar katër persona, tash jemi duke i identifikuar të gjithë të tjerët, dhe njërin prej tyre e kemi identifikuar si person të dyshimtë për dëmtim kriminal, apo edhe shtytje në vepër penale. Atë çka ne kemi me thënë është se çdo gjë ka kaluar pa ndonjë problem mbrëmë, sidoqoftë banorët të cilët janë aty, por edhe të gjithë banorët e veriut të vendit, duhet ta dinë se policia është këtu, ne e kryejmë punën tonë dhe askush nuk duhet të tentojë ta merr ligjin në duart e veta dhe të tentojë ta kryejë punën siç mendojnë ata, sepse ne do të marrim masa njëjtë… Herën tjetër do të jemi edhe më të ashpër, s’do të tolerojmë asnjë veprim tjetër, kemi policë të mjaftueshëm dhe njësi speciale, të rendit, dhe njësi të ndërhyrjes së shpejtë“, ka thënë Elshani.

Në anën tjetër, lideri i Iniciativës Qytetare Mbijetesa serbe, Aleksandar Arsenijeviq, njëherësh iniciator i stikersave të tilla, ka dënuar aktin e ngjitjes së stikersit mbi pllakën përkujtimore të dëshmorit Hajredini.

Ai theksoi se të gjitha përmendoret duhet të jenë të mbrojtura nga ana e vetë qytetarëve pa dallim, dhe kjo duhet të jetë porosia e qartë, e jo arsye për krijimin e tensioneve.

Kur i kemi dhënë stikersat kemi dhënë edhe udhëzime të qarta se askush nuk guxon për t’i ngjitur ato në shenjat e komunikacionit, në vitrinat e lokaleve pa lejen e pronarit, nëpër dyert e banesave, përmendore… Ne shprehim dyshime për mundësinë që dikush me qëllim, respektivisht dikush nga kabineti i kryetarit Atiq, si për shembull Visar Syla apo dikush ngjashëm me të, i cili dëshiron tensione njëjtë si Vetëvendosja, tensione dhe përleshje në veri, ka mundur ta bëjë një gjë të tillë. Unë me këtë rast dënoj një ngjitje të tillë në përmendore… Do të thotë, nëse nuk lejon mbi përmendoren tënde, atëherë nuk guxon të prekësh as përmendoren e huaj, sepse të gjitha përmendoret duhet të jenë të mbrojtura nga ana e të gjithë neve dhe kjo duhet të jetë porosia e qartë dhe jo arsye për krijimin e tensioneve“, u shpreh Arsenijeviq.

Ndryshe, persona të panjohur dyshohet se të enjten mbrëma kanë ngjitur një stikers mbi pllakën përkujtimore të dëshmorit Avni Hajredini në Lagjen e boshnjakëve. Nuk dihet çfarë përmbajtje ka pasur stikersi, pasi ai është hequr menjëherë nga dikush dhe kur policia ka arritur në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur asgjë. Pas kësaj, rreth dhjetë persona shqiptarë në shenjë revolte janë mbledhur në këtë lagje, ndërsa policia ka evidentuar edhe shpimin e gomave në dy automjete me targa të Serbisë. Aty pastaj janë tubuar edhe banorët serbë, të cilët jetojnë në ndërtesat përreth, me ç’rast është dashur ndërhyrja e pjesëtarëve të policisë, të cilët kanë bindur të dyja palët që të shpërndahen.

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Rajoni

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Të kërkuara