Kulturë

“Impeachment” filmi hakmarrës i Lewinsky

Për Monica Lewinsky, hakmarrja është një pjatë që hahet gjithmonë e ftohtë.

Published

on

Në moshën 47-vjeçare, ish-praktikantja e Shtëpisë së Bardhë, do të prodhojë një seri të re televizive për ”TV XX Disney” frymëzuar nga skandali që e vendosi atë në qendër të një stuhie politike që përfshiu një president amerikan në detyrë.

Me titull “Impeachment”, filmi i Jeffrey Toobin, pasqyron skandali që gati shkaktoi rrëzimin e presidentit Bill Clinton.

“Duke takuar Monikën për përfshirjen e saj në edicionin e ri të” American Crime Story “, ne u tronditëm nga instinkti i saj si prodhuese dhe dëshira e saj për të sjellë histori të papara dhe provokuese”, deklaroi presidentja e ”TV XX Disney”, Karey Burke duke shpresuar që “Impeachment” është vetëm fillimi i një partneriteti të gjatë.

Në vitet e fundit, Lewinsky ka rikrijuar veten si një shkrimtare, aktiviste dhe tani gjithashtu pronare e një kompanie prodhimi të quajtur “Alt Ending”.

Pika fillestare e Monica ishte artikulli i gjatë për “Vanity Fair” në 2014 në të cilin ish-praktikantja e Sexgate shqyrtoi nga këndvështrimi i tij personal ngjarjet në qendër të uraganit mediatik që për muaj me radhë, në vitin 1998, tërhoqi vëmendjen e opinionit botëror për gjendjen e saj emocionale.

Magazinë

Johnny Depp në bisedime për rikthim në filmin “Piratët e Karaibeve”

Published

on

Producenti Jerry Bruckheimer ka zbuluar se ka folur me aktorin Johnny Depp për të riluajtur rolin e tij si Kapiten Jack Sparrow në filmin e gjashtë të serisë “Piratët e Karaibeve”.

“Nëse i pëlqen mënyra se si është shkruar roli, mendoj se do ta bënte. Gjithçka ka të bëjë me atë që është në letër…”, tha producenti.

Filmi i fundit në serinë “Pirates of the Caribbean” ishte “Dead Men Tell No Tales” i vitit 2017, dhe spekulimet për një pjesë të gjashtë kanë vazhduar që nga viti 2019.

Kthimi i Depp-it do të shënonte një ndryshim të madh si për Disney ashtu edhe për aktorin. Disney i ndërpreu lidhjet me të gjatë padisë shumë të publikuar për shpifje midis Deppit dhe Heardit.

 

Continue Reading

Lifestyle

Këshilla si të kërkoni rritje page

Published

on

Continue Reading

Magazinë

Do të luajë Lady Gaga si Ophelia në ‘Wednesday’? E reja që fsheh të vërteta të errëta

Published

on

Në sezonin e dytë të Wednesday, një emër i ri ka ngjallur mister: “Ophelia”. Sipas komikëve origjinalë, “Ophelia” është motra e Morticias, me flokë të artë dhe një stil të kundërt.

Ajo është frymëzuar nga personazhi i tragjik i Shakespeare-it, duke e bërë rolin e saj të mbushur me mister dhe pafajësi të rreme.

Në sezonin 2, pjesa e parë, zbulohet se “Ophelia” ka aftësi psiqike të ngjashme me Wednesday-n dhe ka kaluar në spitalin psikiatrik Willow Hill. Ajo është një enigmë që nuk ka qenë aty për dekada, por tani është kthyer, duke shtuar kaos.

Spekulimet janë shtuar për Lady Gaga, pasi fansat mendojnë se ajo mund të luajë këtë personazh, pas një deklarate nga Jenna Ortega që përjashtoi mundësinë e saj si mësuese e re në Nevermore.

Nëse Lady Gaga është “Ophelia”, hyrja e saj mund të sjellë shumë zbulime të reja rreth familjes Addams dhe Nevermore.

Pjesa e dytë do të dalë më 3 shtator 2025.

Continue Reading

Lifestyle

Moti sot: Diell dhe me vranësira të shpërndara

Published

on

Moti sot mbi vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizn ndërmjet 12 e 18 gradë Celsius.

Derisa ato maksimalet do të jenë nga 28 e deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej një e deri në pesë gradë Celsius. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara