Kulturë

Personi i duhur, por në kohën e gabuar!

6 shenja që tregojnë se keni takuar personin e duhur, në kohën e gabuar!

Published

on

Shumë ekspertë bien dakord se mund ta takosh atë “të duhurin”, por në një kohë të gabuar dhe kur kjo ndodh, gjithçka mund të duket konfuze: Lidhja ndihet si e drejtë, por njëkohësisht edhe gabim. Pavarësisht nëse jeni të përqendruar në karrierën tuaj, duke u rikuperuar nga një ndarje ose duke u përgatitur për të lëvizur në të gjithë globin, mund të takoni dikë të shkëlqyeshëm në një kohë jo shumë të mirë për një numër arsyesh. Siç thotë eksperti i marrëdhënieve April Masini, “të kesh kimi me dikë është shumë e ndryshme nga të kesh pajtueshmëri për marrëdhënie afatgjata me ta.”

Ja disa shenja treguese për gjithë sa u tha më sipër:

#1 – Qëllimet tuaja nuk përputhen me njëri-tjetrin

Zakonisht, është e qartë kur njihni dikë dhe vizionet tuaja për të ardhmen përputhen. Nëse njëri prej jush dëshiron fëmijë së shpejti dhe tjetri jo, për shembull, atëherë mund të ketë një problem. Apo mbase njëri prej jush dëshiron të zhvendoset, por tjetri mendon se është mirë aty ku është. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të bini me patjetër dakord për çdo gjë, por të paktën të jeni në të njëjtën linjë kur bëhet fjalë për veprime me rëndësi shumë të madhe në jetët tuaja.

#2 – Stilet tuaja të jetesës janë shumë të ndryshme

Njerëzit vazhdimisht ndryshojnë dhe rriten, dhe është e mundur që ju të dy mund të ndani më shumë vlera në të ardhmen, por ndoshta për momentin mënyra se si po e jetoni jetën nuk përkon me një bashkim të të dyve në afatgjatë.

#3 – Nivelet tuaja të pjekurisë nuk përputhen

Ndërsa mosha mund të luajë një rol, nuk është i vetmi faktor që ndikon në nivelin e pjekurisë së dikujt. Ju mund të jeni moshatarë ose të keni diferencë moshe, por në të dyja rastet do ta kuptoni kur pjekuria të përbëjë problem për ju.

#4 – Një nga ju nuk është gati për lidhje romantike

Ju mund ta gjeni atë person në mes të një ndryshimi të madh në jetën e tyre si humbja e një personi të afërt, një punë e re, shpërngulje etj – Në këto raste, angazhimi për një marrëdhënie të re mund të jetë sfidues, ndoshta dhe i pamundur. Mbase, ai/ajo nuk është ende emocionalisht i disponueshëm.

#5 – Njëri prej jush sapo është ndarë

Në momentin që njerëzit ndahen, ata zakonisht nuk duan një lidhje tjetër. Përkundrazi, marrin kohë për veten, për t’u shëruar apo edhe për të jetuar ca kohë si beqar/e. Ju duhet ta respektoni këtë sepse është normale. Por a mund të prisni? Varet nga ju dhe marrëdhënia që keni krijuar.

Burimi: Elite Daily

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart

Published

on

By

Aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart, i shquar për rolet e tij ikonike si Kapiten Jean-Luc Picard në “Star Trek” dhe Profesor Charles Xavier në sagën “X-Men”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Njoftimi u bë i ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ku u konfirmua se ai u ndaj nga jeta të mërkurën, më 28 tetor, pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën me trupat Lewy.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Stewart u ndaj nga jeta i rrethuar nga bashkëshortja e tij, Sunny, si dhe familjarët e miqtë e ngushtë. Përveç karrierës së tij të bujshme në kinematografi dhe televizion, ai u vlerësua lart si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës teatrale, fitues i dy çmimeve “Laurence Olivier” dhe një çmimi “Grammy”, ndërsa në vitin 2010 u dekorua me titullin “Kalorës” nga Mbretëresha Elizabeth II.

Karriera e tij e pasur përfshin dekada pune në teatër dhe film, ndërsa roli i tij i fundit i xhiruar do të shfaqet në filmin “Avengers: Doomsday”. Ndarja e tij nga jeta ka nxitur reagime të shumta dhe ngushëllime nga koleget, industria e artit dhe adhuruesit e tij në mbarë botën. /The Guardian/

 

Continue Reading

Lajmet

“SARA” e Burim Halitit garon në festivalin ndërkombëtar në Milano

Published

on

By

Filmi dokumentar “SARA”, me regji nga Burim Haliti, është përzgjedhur në konkurrencën zyrtare të edicionit të 44-t të Festivalit Ndërkombëtar “SPORT MOVIES & TV 2026”, i cili po mbahet nga 30 tetori deri më 2 nëntor në Milano të Italisë.

Ky festival, i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kinemasë dhe Televizionit Sportiv (FICTS), është i vetmi në këtë kategori i njohur zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KOK). Ngjarja shërben si grand-finalja e rrjetit global “World FICTS Challenge”, që përfshin 27 festivale në pesë kontinente.

Shfaqja e dokumentarit të Halitit do të bëhet më 30 tetor, në orën 12:30, në “Cinema Centrale – Sala 2” në Milano. Përzgjedhja e filmit u realizua me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, i cili mundësoi dërgimin e tij për shqyrtim para jurisë prestigjioze ndërkombëtare. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci viziton përgatitjet për festivalin “Akordet e Kosovës”

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku po zhvillohen përgatitjet për edicionin e katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”, që organizohet nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Gjatë vizitës, ajo ka parë nga afër skenografinë e realizuar nga Vesë Kraja dhe punën e ekipit organizues, vetëm dy ditë para nisjes së festivalit.

“Me një pjesë të ekipit të festivalit ‘Akordet e Kosovës’, duke parë nga afër përgatitjet dhe punën e mrekullueshme që po bëhet për festivalin, i cili nis këtë të premte në sallën ‘1 Tetori’”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.

Ajo është pritur nga drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, drejtoresha e festivalit, Arta Avdiu, u.d. kryeredaktorja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, si dhe punonjës të tjerë të transmetuesit publik.

Festivali i këtij viti do të zgjasë tri net, duke sjellë interpretime muzikore dhe artistë mysafirë. Një hapësirë e veçantë do t’u kushtohet edhe talenteve të reja përmes Festivalit të Fëmijëve, që do të mbahet më 1 nëntor.

Rikthimi i emrit historik “Akordet e Kosovës” synon të nderojë artistët që ndër dekada kanë kontribuar në zhvillimin e muzikës shqipe.

Organizatorët kanë paralajmëruar tri mbrëmje muzikore në Prishtinë, me synimin që festivali të sjellë para publikut artistë të njohur dhe zëra të rinj.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

IKTK raporton rritje të të ardhurave dhe investimeve në trashëgiminë kulturore

Published

on

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) ka publikuar të dhënat për nëntëmujorët e parë të viteve 2024, 2025 dhe 2026, duke evidentuar rritje të të ardhurave, investimeve dhe projekteve të konservimit e kërkimit arkeologjik.

Sipas të dhënave të institutit, të ardhurat janë rritur me 93 për qind krahasuar me vitin 2025, ndërsa investimet në pasurinë kulturore kanë shënuar rritje prej 400 për qind.

Edhe projektet e konservimit, restaurimit dhe kërkimit arkeologjik kanë shënuar rritje të ndjeshme. Numri i tyre është rritur me 282 për qind krahasuar me vitin 2024 dhe me 133 për qind në raport me vitin 2025.

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, janë identifikuar 21 site të reja arkeologjike në disa zona të Shqipërisë, përfshirë Shkodrën, Lezhën, Lushnjën, Fierin, Korçën, Ersekën, Pogradecin, Divjakën dhe Sarandën.

Të dhënat tregojnë gjithashtu rritje prej 279 për qind të monitorimeve arkeologjike krahasuar me vitin 2025.

Në kuadër të forcimit të kuadrit rregullator, numri i akteve nënligjore të miratuara ka arritur në tetë gjatë vitit 2026. Ndërkohë, aktmarrëveshjet për monitorimin arkeologjik janë rritur me 32 për qind krahasuar me vitin 2025 dhe me 164 për qind në raport me vitin 2024.

Sipas IKTK-së, këto të dhëna pasqyrojnë zgjerimin e veprimtarisë në fushën e mbrojtjes, konservimit dhe studimit të trashëgimisë kulturore./atsh/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara