Kulturë

Ky trik nga Bella Hadid, do t’ua ndryshojë përgjithmonë mënyren se si e vendosni grimin

Published

on

Dhe kjo përfshin shumë ujë.

Një ditë e re, dhe gjithashtu një trik i ri korean bukurie që ne jemi mirënjohës që mësojmë. Këtë herë, është: Jamsu. Fjala përafërsisht përkthehet nga Koreja në kuptimin “zhytje” dhe kur përdoret në kontekstin e grimit, nënkupton pikërisht zhytjen!

Jamsu u popullarizua ndërkombëtarisht disa vjet më herët kur Bella Hadid i tha grimeres Huda Kattan se ajo e praktikonte atë, por falë një TikTok-u të fundit, triku u kthye një temë bisede në botën e bukurisë.

Teknika është si më poshtë: pasi të keni bërë grimin në fytyrë, duhet të vendosni pudër foshnje ose të tejdukshëm në të gjithë fytyrën tuaj dhe ta zhytni atë në një tas me ujë të ftohtë. Pastaj është mirë të filloni me bazën tuaj tipike, korrektorin dhe rutinën e konturit – në thelb, gjithçka që keni vendosur para pudrës – por ruani sytë, buzët dhe pjesën tjetër të fytyrës për më vonë. Thjesht vendosni pudër në fytyrën tuaj dhe përgatituni për ‘jamsu’ apo zhytjen. Pasi të keni zhytur fytyrën tuaj për 15-30 sekonda, lëkundeni lëkurën butësisht me një peshqir.

@hudabeauty

Bella Hadiid shared a #makeup hack with me called Jamsu #hudabeauty #diy #fyp #foryou #foryoupage #jamsu #nakeuphack #koreanbeauty #celebrity

♬ original sound – Huda Beauty💄
@makeupbyalissiac

Trying the Korean beauty hack Bella Hadid SWEARS BY!!! #beautyhacks #makeuphacks #makeuptutorial #jamsu

♬ original sound – ALISSIA

Të zhytni fytyrën tuaj kur sapo keni vendosur grimin në një lavaman plot me ujë tingëllon e tmerrshme! Por sipas të gjithë atyre që e kanë provuar dhe që i besojnë marifeteve të bukurisë koreane, kjo metodë funksionon. Sipas Cosmopolitan, pluhuri krijon përbërjen dhe hidratimi ndihmon në bllokimin e tij.

@makeupbyalissiac

Reply to @steviewise hasn’t been all day but here’s what it’s looking like so far! #beautyhacks #jamsu

♬ original sound – ALISSIA
@j.uuuuudy

Reply to @jmnm_fj 🤍 wear test for 8 hours! not bad 👍🏼 #jamsu #koreanbeautyhack #beautyhacks #fyp

♬ original sound – judy

Jamsu krijon një përbërje të patëmetë anti-djersë kështu që ka kuptim fakti që po bën xhiron tani në kohën e verës. K-beauty normalisht ka të bëjë me atë që njihet si “lëkurë e xhamit” dhe përfundimet me shkëlqim, kështu që një efekt mattifikues si ky mund të duket pak i dobishëm.
Sidoqoftë, siç tha Maree Kinder, verërat në Kore janë të lagështa dhe ky marifet ju ndihmon të mbani bazën tuaj të grimit pasi përdorimi i ujit të ftohtë ndihmon në arritjen e një pamjeje konture të palëkundshme dhe anti-djersë.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Lajmet

54 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot shënohen 54 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili nisi më 20 nëntor 1972 në Tiranë, me pjesëmarrjen e albanologëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i këtij tubimi ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e një sistemi të njësuar të drejtshkrimit, me synimin e krijimit të një standardi të përbashkët të gjuhës shqipe.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm luajti edhe delegacioni nga Prishtina. Kongresi u parapri nga një takim me rëndësi i mbajtur në Prishtinë, ku ishin diskutuar dhe përcaktuar disa nga standardet gjuhësore.

Kongresi i vitit 1972 shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e gjuhës shqipe dhe në përpjekjet për njësimin e saj në të gjitha trevat shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.

Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.

Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Palimpsest”, projekt artistik që rikthen në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare

Published

on

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar projektin artistik “Palimpsest”, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50.

Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti sjell vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.

Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale do të jetë pianistja Norena Gaxha.

Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj.

Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për të promovuar vlerat e trashëgimisë muzikore dhe për t’i përcjellë ato te brezat e rinj./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara