Lajmet

IKSHPK tregon si të ruhet shëndeti i nxënësve në shkolla

Published

on

Ministria e Arsimit ende nuk ka vendosur për mënyrën e mbajtjes së procesit mësimor.

Derisa te fillimi i vitit të ri shkollor kanë mbetur edhe pak ditë, IKSHPK përmes një postimi në Facebook ka treguar se si duhet të mbrohen nxënësit në shkolla.

Çdo nxënës duhet të ketë maskë personale dhe IKSHPK propozon që prindërit të flasin me fëmijët e tyre për pandeminë COVID-19 dhe t’i këshillojnë se si të mbrohen.

Lajmet

Dy persona kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Han të Elezit

Published

on

Policia ka ndaluar dy persona në Han të Elezit, një shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një kosovar, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Rasti është evidentuar më 6 shtator rreth orës 17:45, gjatë vëzhgimit të vijës kufitare. Të dyshuarit janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pistoletë me pesë fishekë dhe thikë konfiskohen në Zhur

Published

on

Një pistoletë me pesë fishekë dhe një thikë janë gjetur dhe konfiskuar gjatë kontrollit të një automjeti në fshatin Zhur të Prizrenit.

Sipas Policisë, në automjet ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Të tre janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. I dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Hetim i vdekjes në Rahovec

Published

on

Një burrë kosovar është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se ishte pa shenja jete.

Rasti është raportuar më 6 shtator në Rahovec. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë gjetur dhe konfiskuar prova materiale relevante për rastin. Hetimet po vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje e rëndë në tentativë në Klinë

Published

on

Një person është arrestuar në Klinë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje ndaj një gruaje kosovare, si dhe ka sulmuar fizikisht një viktimë tjetër femër.

Rasti ka ndodhur më 6 shtator rreth orës 18:30. Të dyja viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në repartin e psikiatrisë nën mbikëqyrjen e Policisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara