Lajmet

IKShPK-ja del sërish me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

Published

on

Temperaturat e larta që po shënohen këtyre ditëve ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit me përcjellje të ngërçeve, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.

Masat e rekomanduara mbrojtëse, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovës, për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30 gradë Celsius, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike janë:

Personat e moshuar asesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00, sidomos të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet;

Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall, rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të çelura;

Është e domosdoshme marrja e dy litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si tetë gota ujë ose në formë supe ose çaji; po ashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale;

Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barnave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial;

Paraqitja e kokëdhembjes, mundimit, marramendjes dhe dehidrimit, tharjes së gojës dhe lëkurës, janë shenja alarmante për të moshuarin, sidomos kur është i sëmurë dhe ka paaftësi funksionale; atëherë doemos i sëmuri geriatrik duhet të lajmërohet tek mjeku i tij familijar ose në qendrën më të afërt emergjente;

Anëtarët e familjes, miqtë, fqinjët dhe anëtarët e OJQ-ve të cilët kujdesen për të moshuarit gjatë muajve të nxehtë të verës duhet doemos më shpesh të kontaktojnë me të moshuarit, e në raste të paaftësive funksionale edhe disa herë gjatë ditës;

Në rast se del jashtë shtëpisë/banesës ku jeton, i moshuari duhet detyrimisht të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues, i cili mund të kontaktohet lidhur me këtë person të moshuar;

Më e rëndësishmja është mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të ambientit të të moshuarit, si dhe mbikëqyrja e përdorimit të barnave në mënyrë të rregullt;

Aktiviteti fizik dhe psikik i të moshuarit të mbahet, ndërsa ecja e vazhdueshme të bëhet në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje;

Nëse i moshuari ka vështirësi për të lëvizur për shkak të pamjaftueshmërive funksionale, atëherë duhet bërë ajrosjen shumëorëshe të hapësirave ku qëndron i moshuari.

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar tri raste të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Rahovec dhe Malisheve.

Në rastin e parë në Rahovec është arrestuar një person pasi kishte sulmuar nenën e tij dhe me pas kishte tentuar të vetëvritet.

Pas marrjes së tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Pagarushë të Malishevës, lidhur me rastin e datës 18.05.2026, për dhunë në familje është arrestuar një i dyshuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Lipjan dyshohet se bashkëshorti i viktimës kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me leje të skaduar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prishtinë, po qëndronte në QKUK

Published

on

By

Në raportin njëditor te Policisë së Kosovës është raportuar se është zhdukur një grua e cila ishte duke qëndruar në  Repartin e Psikiatrisë në QKUK.

Rastin e ka raportuar nënë e viktimës, sipas raportit.

“Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj viktima f/ke është larguar nga Reparti i Psikiatrisë-QKUK dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga Policia.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen disa qytetarë serb në Graçanicë për dyshime për presion ndaj votuesve

Published

on

By

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të shtatë qytetarëve të nacionalitetit serb në Graçanicë, të cilët dyshohet se kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj votuesve me qëllim ndikimin në procesin zgjedhor.

Sveçla tha se zgjedhjet në Kosovë, pavarësisht sfidave dhe bllokadave politike që kanë ndodhur në raste të caktuara, vazhdojnë të vlerësohen pozitivisht në raportet ndërkombëtare për standardin e organizimit dhe garantimin e shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve.

Ai përshëndeti veprimin e institucioneve të sigurisë për arrestimin e të dyshuarve në Graçanicë, duke theksuar se ata “përmes kërcënimeve, presionit dhe shantazhit kanë tentuar të ndikojnë në vullnetin e lirë të votuesve”.

Sipas Sveçlës, veprime të tilla që targetojnë qytetarët e komunitetit serb në Kosovë janë rezultat i “direktivave të orkestruara nga Serbia”, të cilat, sipas tij, synojnë të cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në vend.

“Institucionet e Republikës së Kosovës do të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo përpjekjeje për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e tyre politik”, deklaroi ai.

Në fund, ministri në detyrë theksoi se institucionet do të garantojnë që procesi zgjedhor të mbetet i lirë dhe i paprekur nga ndërhyrjet e jashtme.

Continue Reading

Lajmet

Diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 21 gradë sot në Kosovë

Published

on

By

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbajë sot në Kosovë.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësira më të dendura priten kryesisht në zonat malore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 21 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Continue Reading

Të kërkuara