Lajmet

Njoftim me rëndësi për aplikantët në listë të pritjes nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Published

on

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka njoftuar se të gjithë aplikantët në listë të pritjes për subvencionim të masave të efiçiencës së energjisë në shtëpi individuale duhet të konfirmojnë interesimin e tyre për të përfituar nga kjo masë, deri më 23.06.2024.

Në njoftim thuhet se aplikantët, gjithsej 1010, kanë pranuar email nga ana e FKEE-së të premten (14.06.2024), në të cilin është i bashkëngjitur linku me formularin për shprehje të interesit.

Njoftimi i plotë:

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë njofton të gjithë aplikantët në listë të pritjes për subvencionim të masave të efiçiencës së energjisë në shtëpi individuale, që duhet të konfirmojnë interesimin e tyre për të përfituar nga kjo masë, deri më 23.06.2024.

Aplikantët, gjithsej 1010, kanë pranuar email nga ana e FKEE-së të premten (14.06.2024), në të cilin është i bashkëngjitur linku me formularin për shprehje të interesit.

Të gjithë aplikantët që nuk plotësojnë këtë formular, humbasin të drejtën për të vazhduar tutje me procedurat drejt përfitimit të subvencionimit të masave të efiçiencës në shtëpitë e tyre.

Rikujtojmë se thirrja fillestare për përfitim nga subvencionimi i mundësuar nga Bashkimi Evopian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, ka qenë aktive nga data 8 gusht 2023 dhe në bazë të kushteve të thirrjes, konkretisht të pikës 2.1 “Aplikimi pa Raport të Auditimit të Energjisë”, është thënë se:

“Në rast se aplikanti, për çfarëdo arsye, nuk ka gjetur një auditor të çertifikuar të energjisë për të bërë auditimin e thjeshtëzuar të energjisë (ëalk-through audit), ai aplikacion do të vendoset në listë të pritjes, ndërsa shqyrtimi i tij i mëvonshëm do të merret parasysh nëse plotësohen dy kushtet e mëposhtme:

• Buxheti i destinuar për thirrjen ende nuk është shpenzuar; dhe

• Kontraktimi i Auditorëve të Energjisë bëhet nga ana e FKEE-së. “

Për informacione të tjera ju ftojmë të kontaktoni FKEE-në përmes email adresës [email protected].

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë – FKEE

Prishtinë, 21 Qershor 2024. /UBTnews/

Lajmet

IKShPK: Në Kosovë janë regjistruar 203 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 16 prill – 11 tetor 2026 janë konfirmuar 203 raste me fruth, prej të cilave 17 raste u regjistruan gjatë javës së fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 95 për qind e personave të prekur janë të pavaksinuar me vaksinën MMR. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, IKShPK ka intensifikuar fushatën e vaksinimit të vonuar (catch-up), me ç’rast gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,265 fëmijë të grupmoshës 2 deri në 5 vjeç.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve të vazhdojnë vaksinimin e rregullt të fëmijëve sipas kalendarit kombëtar, duke e vlerësuar vaksinimin si masën më të sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit publik. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit që ndodhi të dielën në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndërkaq, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje gjendet ende në arrati, teksa njësitë hetimore po vazhdojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në “Warsaw Security Forum 2026”, që po mbahet më 12 dhe 13 tetor në Poloni, ku do të diskutohet për të ardhmen e NATO-s, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse evropiane dhe luftën në Ukrainë.

Gjatë këtij forumi ndërkombëtar të sigurisë, i cili bashkon liderë ushtarakë, diplomatë e përfaqësues shtetërorë, Maqedonci pritet të zhvillojë takime me homologë e partnerë ndërkombëtarë për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mblidhet të enjten: Në rend dite zgjedhja e anëtarëve të BQK-së dhe Bordit të RTK-së

Published

on

By

Seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor, me fillim nga ora 10:00.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu.

Në rend të ditës të kësaj seance, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, përfshihen një sërë pikash me rëndësi:

  • Bordi i BQK-së: Zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
  • Bordi i RTK-së: Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera joshumicë).
  • Projektligje dhe komisione: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Përveç caktimit të seancës, Kryesia mori vendim edhe për shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

 

Continue Reading

Të kërkuara