Lajmet

Ibishi: Ndërtimi i universitetit në veri ka qëllime të caktuara nga pala serbe, Kosova duhet të reagojë

Published

on

Kosova është në një fazë kritike të sigurisë shëndetësore duke u ballafaquar me pandeminë, por veç kësaj vendit po i cenohet edhe siguria në veri të Mitrovicës me ardhjen e një vale prej 2000 afganëve.

Eksperti i sigurisë vendore, Nuredin Ibishi ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se pas fillimit të ndërtimit të një universiteti nën financimin e Qeverisë së Serbisë në pjesën veriore të Mitrovicës, ka pasur pak reagime.

Sipas Ibishit ndërtimi i këtij universiteti ka qëllime të caktuara nga ana e serbëve andaj Kosova duhet të kërkojë ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare.

“Realisht ne pak kemi reaguar, kjo po vazhdon edhe tani duke arsyetuar se ekziston Universiteti në Veri të Mitrovicës, e dimë lagjja Bregu i Diellit që është ndërtuar si një lagje e veçantë pa leja as urbanistike as hapësinore, kështu që mendoj se duhet të reagohet me kohë se kur arrin një fazë të ndërtimit dhe zgjerimit të kapaciteteve çfarë po i bëjnë në Mitrovicë, që po ka qëllime të caktuara mendoj se duhet kërkuar ndihma e bashkësisë ndërkombëtare këtu që është në mision që këta tu përmbahen procedurave, që të jenë konformë e jo me diktat të Qeverisë së Serbisë”, është shprehur ai.

Ibishi ka kërkuar nga institucionet kosovare të mos mbyllen në “gëzhojë” që të komunikojnë me parterët strategjik dhe nëse ndërtimet në Mitrovicën veriore po bëhen pa respektim të procedurave, të ndërpriten ato.

“Institucionet tona mos të mbyllen në gëzhojë, por të komunikojnë me ndërkombëtarët, edhe me BE-në edhe me partnerët tanë strategjik dhe të tregojnë realitetin që një situatë kur nuk mundemi plotësisht ta menaxhojmë, të kërkojnë ndihmë me qëllim të reagimit dhe normal të veprimit, që të pengojnë edhe ndërtimin nëse nuk është konformë atyre standardeve”, ka thënë ai.

Tutje Ibishi ka konsideruar se ardhja e afganëve në Kosovë është barrë si në aspektin financiar ashtu edhe në atë të sigurisë.

“Kur flasim për një situatë të rënduar në Kosovë, kur jemi në një fazë shumë kritike të ballafaqimit me sigurinë shëndetësore, me trendin në rritje të pandemisë që po tregon shifra alarmante, kjo është një barrë shtesë, pra ardhja e afganëve, si në aspektin logjistik të vendosjes së tyre por edhe financiar e të sigurisë. Deri më tani diku rreth 82 mijë janë të evakuuar në këtë fazë emergjente mes Kabulit dhe vendkalimeve tjera. Edhe pesë ditë mbeten në bazë të marrëveshjes pritet edhe vala që do të përfshijë Kosovën, zyrtarët janë deklaruar se rreth 2 000 mijë ka mundësi Kosova që t’i pres, si Shqipëria që ka filluar”, ka shtuar ai.

Gjithashtu Ibishi ka thënë se mund të ekzistojë rreziku nga afganë që kanë të kaluar kriminale e që mund të infiltrohen në valën e refugjatëve.

“Mendoj që ballafaqimi në aspektin e sigurisë do të jetë mjaftë i rëndë për shkak se edhe vet kapacitetet e kufizuara të Kosovës. Mendoj që duhet që sidomos kur ka të bëjë më verifikimin e tyre që mos të implikohen personat që mund të na shkaktojnë probleme të sigurisë në kamp por edhe jashtë tij. “Gjithashtu duhet kuptuar se këta janë persona në kërkim të talibanëve, të përfshirë në forca të armatosura e në siguri e struktura tjera, pra aleat të ShBA-së. E dimë që një masë e madhe diku mbi 5000 mijë të burgosur që kanë qenë ish apo pjesëtarë të grupeve terroriste apo kriminel me dënime të rënda e ata mund të infiltrohen në këtë valë të refugjatëve”, është shprehur ai.

Ndërsa si vende të destinuara për strehim të përkohshëm të qytetarëve afgan, ani pse me kapacitete të ultë, Ibishi ka vlerësuar se në Kosovë mund të jenë kampi në Vranidoll të Prishtinës e në Magurë të Lipjanit.

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Prizren

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prizren.

Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Nën udhëzimin e prokurorit të shtetit, rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa njësitet policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Lyrical Son fton shqiptarët t’i bashkohen “Marshit për Liri” më 12 shtator

Published

on

Reperi i njohur shqiptar Lyrical Son u ka bërë thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ai ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Lyrical Son ka bërë të ditur se pjesëmarrësit do të mblidhen më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Marshi për Liri” është paralajmëruar nga organizatorët si një aktivitet për të shprehur mbështetjen ndaj ish-eprorëve të UÇK-së dhe për të përcjellë mesazhin për drejtësi dhe dinjitet.

“12 shtator, ora 14:00, sheshi ‘Skënderbeu’, Marshi për Liri. Ju mirëpresim”, ka përfunduar Lyrical Son./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Matura Shtetërore 2026: Matematika me rezultatin më të ulët mesatar

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026, pas përfundimit të procesit të administrimit, vlerësimit dhe përpunimit të të dhënave.

Në këtë afat provimit iu nënshtruan gjithsej 4,433 kandidatë, ndërsa 2,444 prej tyre e kaluan me sukses, që përbën 55.1 për qind të numrit të përgjithshëm të kandidatëve. Të dhënat janë konfirmuar edhe në njoftimin zyrtar të ministrisë.

Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test ishte 43.2 pikë.

Sipas lëndëve, rezultatet mesatare ishin:

Gjuhë amtare: 49.3 pikë

Gjuhë angleze: 44.1 pikë

Matematikë: 36.4 pikë

Lënda zgjedhore: 42.9 pikë

Rezultati më i lartë mesatar është shënuar në Gjuhën amtare, me 49.3 pikë, ndërsa rezultati më i ulët në Matematikë, me 36.4 pikë.

Gjatë administrimit të provimit, 18 kandidatë janë larguar nga testi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka falënderuar të gjithë personat e angazhuar në organizimin dhe administrimin e provimit për kontributin në mbarëvajtjen e procesit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Jetimët” nga Prishtina drejt Londrës dhe skenave evropiane

Published

on

Shfaqja teatrore, një bashkëprodhim artistik Shqipëri–Kosovë, vjen më 7 shtator në Teatrin Dodona, ndërsa më 12 shtator prezantohet në Londër.

Shfaqja teatrore “Jetimët”, një produksion i realizuar përmes bashkëpunimit artistik mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të ngjitet në skenën e Teatrit Dodona në Prishtinë, më 7 shtator 2026, ndërsa pesë ditë më vonë, më 12 shtator, do të prezantohet para publikut në Londër, në King Alfred Phoenix Theatre.


“Jetimët” është një tragjikomedi e fuqishme dhe emocionuese që sjell në skenë historinë e tre njerëzve të formësuar nga vetmia, mungesa dhe nevoja e thellë njerëzore për t’u dashur. Një takim i papritur i vendos ata përballë sekreteve, plagëve dhe të vërtetave që për një kohë të gjatë i kanë mbajtur të fshehura.

 

Duke ndërthurur humorin e zi, tensionin dhe momente thellësisht prekëse, shfaqja lëviz vazhdimisht mes së qeshurës dhe dhimbjes, duke ngritur pyetje mbi familjen, braktisjen, dashurinë dhe nevojën njerëzore për të pasur dikë që mund ta quajmë “tonin”.

 

Një tragjikomedi që të bën të qeshësh, të shqetëson dhe të fton të reflektosh, “Jetimët” vjen si një bashkëpunim artistik Shqipëri–Kosovë dhe bashkon në skenë artistë nga të dyja vendet.

 

Regjia e shfaqjes është e Ilir Bokshit, ndërsa në role interpretojnë Adrian Morina, Ylber Bardhi dhe Ledion Zoi. Asistent regjisor është Butrint Pasha, skenografinë dhe kostumet i ka realizuar Petrit Bakalli, muzika është e Butrint Pashës, ndërsa përkthimi është realizuar nga Artur Lena.

Producentë të projektit janë A&M Arts and Films dhe Teatri Dodona.

Një rol të rëndësishëm në realizimin e këtij projekti ka pasur mbështetja e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, në kuadër të projektit CultAlb. Ekipi realizues shpreh mirënjohjen për këtë mbështetje, e cila kontribuon në forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe artistik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Bashkëpunime të tilla ndërmjet institucioneve dhe artistëve të të dyja vendeve krijojnë mundësi të reja për shkëmbim kulturor dhe për prezantimin e krijimtarisë shqiptare në skenat ndërkombëtare.

Pas prezantimeve në Prishtinë dhe Londër, shfaqja “Jetimët” pritet të vazhdojë rrugëtimin e saj ndërkombëtar, me prezantime të planifikuara në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, si dhe me pjesëmarrje në festivale dhe aktivitete të ndryshme teatrore në rajon dhe Evropë.

Përmes këtij projekti, “Jetimët” synon të sjellë para publikut një vepër të rëndësishme të dramaturgjisë bashkëkohore, por edhe të dëshmojë potencialin e bashkëpunimit artistik Shqipëri–Kosovë dhe kontributin e artistëve shqiptarë në skenat ndërkombëtare./RTK/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara