Lajmet

Biden: Evakuimi nuk do të ndërpritet për shkak të sulmeve në Kabul

Published

on

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se e enjta ishte një “ditë e vështirë” në Kabul dhe se terroristët nuk do të mund ta pengojnë misionin e evakuimit të amerikanëve nga Afganistani.

“Për ata që kryen këtë sulm, si dhe për këdo tjetër që e dëshiron Amerikën të dëmtuar: Ne nuk do të falim. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t’ju ndjekim dhe do t’ju detyrojmë të paguani”, tha Biden gjatë një paraqitjeje nga Shtëpia e Bardhë në mbrëmjen e 26 gushtit.

Disa njerëz janë vrarë dhe shumë tjerë janë plagosur nga dy sulme vetëvrasëse me bombë që kanë tronditur aeroportin e Kabulit të enjten (26 gusht).

Incidenti ka shtuar kaosin në aeroport disa ditë para datës 31 gusht kur duhet të përfundojë tërheqja e plotë trupave të huaja nga Afganistani.

Kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, gjenerali, Kenneth McKenzie, tha se 12 ushtarakë amerikanë ishin në mesin e atyre që u vranë. Zyrtarët shëndetësorë në Kabul u cituan të thoshin se 60 civilë u vranë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi ekstremist Shtetit Islamik (IS), që në Afganistan vepron si ISIS-K.

“Ne nuk do të pengohemi nga terroristët. Ne nuk do të ndalojmë misionin. Ne do të vazhdojmë evakuimin”, tha Biden.

Ai lë të kuptohet se sulmuesit mund të kenë ardhur nga burgjet që u hapën nga talibanët gjatë marrjes së kontrollit të Afganistanit.

Biden tha se e ndjen dhimbjen që kanë familjet e viktimave në Kabul, duke e krahasuar me dhimbjen që ka pasur familja Biden pas vdekjes së djalit të tij, Beau Baiden, pasi kishte shërbyer në Kosovë dhe Irak. Beau Baiden pati vdekur nga sëmundja e kancerit të trurit.

Para se të ndodhnin sulmet, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore i paralajmëruan qytetarët e tyre që të largohen menjëherë nga zonat përreth aeroportit të Kabulit, për shkak të kërcënimeve për një sulm terrorist.

Qëkur talibanët kanë hyrë në Kabul më 15 gusht, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë evakuuar më shumë se 88,000 njerëz.

Kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, gjenerali, Kenneth McKenzie, tha më herët se rreth 1.000 qytetarë amerikanë vlerësohet të jenë ende në Afganistan./REL

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Vendi

Filharmonia e Kosovës performon për herë të parë në Korçë

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të mbajë për herë të parë koncert në Korçë më 16 maj, në ora 19:30, në një mbrëmje që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarja organizohet nga Bashkia Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, duke sjellë në skenë një kombinim të traditës, identitetit dhe artit simfonik.

Koncerti cilësohet si një urë kulturore mes Prishtinës dhe Korçës.

Continue Reading

Lajmet

Dje u mbajt punëtoria për Strategjinë e Drejtësisë Tranzicionale

Published

on

Dje u mbajt një punëtori tematike në kuadër të promovimit dhe zbatimit të Strategjisë së Drejtësisë Tranzicionale, me fokus në rolin e institucioneve kulturore dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në trajnim mori pjesë edhe stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku u diskutua për rëndësinë e dokumentimit, qasjen në burime dhe promovimin e së vërtetës përmes aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese, si dhe mbështetjen për viktimat.

 

Continue Reading

Të kërkuara