Lajmet

I nxehti përvëlues, IHMK paralajmëron për “alarm të kuq”

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se ditëve në vijim situata meteorologjike mund të krijojë kushte edhe për alarm të kuq për shkak të temperaturave të larta.

Sipas IHMK-së, alarmi i kuq nënkupton se temperatura e ajrit kalon më lartë se temperatura e trupit të njeriut (37 gradë), “atëherë mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin tonë”.

IHMK-ja ka bërë thirrje për kujdes nga rrezet e diellit, veçanërisht gjatë intervalit kohor prej orës 10:00 deri 17:00.

“Kujdes nga rrezet direkte të diellit, sidomos nga intervali kohor 10-17h, sepse indeksi UV ka shënuar vlera të larta. Përdorni sa më shum ujë të freskët, jo lëngje të gazuara, kapelë, syze për t’u mbrojtur nga dielli, rroba me ngjyra të lehta nga pambuku ose liri. Të mos konsumojmë ushqime të ferguara, me shum yndyrë dhe ushqime të shpejta, por sa më shum ujë të thjeshtë , pemë dhe perime. Jemi në dritën e verdhë sa i perketë këtyre vlerave të larta të temperaurave, mirëpo në ditët vijuese kjo situatë meteorologjike mund të krijoj kushte edhe për alarm të kuq, sepse temperatura e ajrit kur kalon më e lartë se temperatura e trupit të njeriut {37C}, atëherë mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin tonë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Instituti u ka bërë apel qytetarëve të mos ndezin hamulloret gjatë fushatës së korrje-shtrirjes.

“Fushata e korrje-shirjes është në vlugun më të lartë dhe sipas fermereve rendimentet në kulturën e grurit janë të shkëlqyeshme. Një apel per qytetarët që mos t’i ndezin hamulloret (serrnishtat), sepse përpos që shkatërrojne miljona organizma ,shkaktojn rritjen e temperatrave lokale, mund ta rrezikojne edhe pronën, gjithashtu lavrimi i ceket i parcelave me hamullor do të ushqejë tokën, sepse ruhen shum materje ushqyese per kulturat që do të mbjellen në vazhdimësi. Sipas mundësive ,frekuentoni vendet me lartësi , pyjet , kodrinat , aty ku kemi më shum qarkullim të ajrit të freskët”, vijon komunikata.

Lajmet

Qeveria italiane dërgon 500 ushtarë në Milano pas trazirave të dhunshme

Published

on

By

Qeveria e Italisë ka vendosur të dërgojë 500 trupa ushtarake për të përforcuar sigurinë në Milano, pas dy ditësh përleshjesh të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë. Vendimi u konfirmua nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini dhe pritet të zyrtarizohet në paketën e re të masave të sigurisë nga kabineti qeveritar.

Trazirat shpërthyen gjatë fundjavës pas një proteste që fillimisht nisi paqësisht kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shërbimeve të dobëta publike. Situata eskaloi kur qindra të rinj me kapuçë dëmtuan prona, i dhanë flakë koshave të mbeturinave dhe plaçkitën dyqane në qendër të kryeqendrës financiare.

Si pasojë e pasigurisë, bizneset në zonat më luksoze, përfshirë Via Montenapoleone dhe galerinë Vittorio Emanuele, mbyllën dyert para kohe, zbrazën vitrinat nga produktet me vlerë dhe mbuluan xhamat me dërrasa mbrojtëse.

Kryeministrja Giorgia Meloni dënoi ashpër dhunën dhe zhvilloi takime urgjente me drejtuesit e sigurisë. Qeveria po shqyrton masa të rrepta ligjore, përfshirë zgjatjen e paraburgimit parandalues për të miturit dhe veprime më të ashpra kundër bandave të të rinjve.

Sipas të dhënave zyrtare, policia italiane ka shoqëruar 271 persona gjatë trazirave, prej të cilëve 32 janë arrestuar — ku 23 prej tyre janë të mitur.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, pasi dyshohet se posedonte armë pa leje.

Sipas Policisë, më 18 tetor, ai kishte raportuar se nga shtëpia e tij i ishte vjedhur një pushkë gjuetie, me ç’rast ishte iniciuar rast për vjedhje të rëndë.

Gjatë verifikimeve të kryera më 19 tetor, njësia e hetimeve ka konstatuar se personi posedonte vetëm një dokument që dëshmonte se kishte aplikuar për armë, por jo leje përkatëse.

Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Më pas, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Në Kaçanik një person ka shkaktuar dhunë psiqike në familjen e tij, pasi nuk u pëlqente rekomandimeve mjekësore për përdorimin e barnave. I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e psikiatrisë.

Ndërsa në Prishtinë një grua ka raportuar se është kanosur përmes mesazheve telefonike nga ish-bashkëjetuesi i saj. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Mitrovicë e Jugut është arrestuar një person ku pas një mosmarrëveshjeje, një person ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Published

on

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur më 19 tetor, në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Sipas Policisë, si dy zyrtarët policorë, ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara