Lajmet

IKD paralajmëron: Projektligji për gjykim të arsyeshëm rrezikon kaos në gjyqësor

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka publikuar raportin “Gjykimi brenda afatit të arsyeshëm”, (Problemet kushtetuese të Projektligjit për Realizimin e të Drejtës për Gjykim brenda një Afati të Arsyeshëm Kohor).

Në një konferencë për media u tha se përkundër qëllimit legjitim të Projektligjit për të adresuar çështjen e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm kohor, përmbajtja e projektligjit nuk e adreson këtë çështje, madje, ky projektligj, me këtë përmbajtje, rrezikon që më tepër të krijojë kaos në sistemin gjyqësor.

Sipas hulumtuesit të lartë të IKD-së, Gzim Shala, projektligji që synon të rregullojë të drejtën për qytetarët për një gjykim në kohë të arsyeshme ka shumë probleme. Ai tha se në gjykatat themelore mbetën 112 mijë e 623 lëndë të pazgjidhura.

Sipas tij, një kohëzgjatje jo e arsyeshme cenon një prej kompetenteve kyçe të gjykimit të drejtë, e që është gjykimi brenda një afati të arsyeshëm kohor, për të cilën tha se IKD në vazhdimësi ka ngritur si shqetësim.

“Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë masa për ta kthyer gjyqësorin në binarë. Kuptohet, masat në asnjë rrethanë nuk duhet të tejkalojnë kompetencat e Qeverisë dhe të ndërhyjnë në punën e institucioneve të sistemit të drejtësisë”, tha Shala.

Shala tha se neni 5 i Projektligjit ka përcaktuar se në gjykimin në shkallën e parë, përfundimi i procesit të kryhet brenda tri vjetëve nga fillimi i tij, në shkallë të dytë brenda 2 dhe në hetimin e veprave penale vlen afati maksimal i paraparë në Kodin e Procedurës Penale.

Sipas Shalës, përcaktimi i këtyre afateve si kritere për përllogaritjen e afatit të arsyeshëm kohor, është në kundërshtim të hapur me standardet e vendosura nga GjEDNj në lidhje me gjykimin brenda një afati të arsyeshëm kohor.

Shala tha se caktimi i afatit që një çështje të kryhet brenda pesë vjetësh në shkallë të parë dhe të dytë nuk është afat i arsyeshëm kohor, pasi në Ligjin për Procedurën Kontestimore dhe Kodin e Procedurës Penale, afatet janë shumë më të shkurta.

Sipas tij, ka mundësi që ky “dështim” të ketë ardhur si rezultat i rrethanave objektive, për shembull mbingarkesës së tij me lëndë, kompleksitetit të çështjes, mos përgjigjes adekuate nga ana e institucioneve të tjera, e rrethana tjera.

Veç kësaj, Shala theksoi edhe një cenim tjetër në projektligj, e që është moslejim i ankesës ndaj vendimit të kryetarit të gjykatës.

IKD gjatë kësaj konference i ka rekomanduar Ministrisë së Drejtësisë që të bëjë rishikimin e dispozitave ligjore.

Vendi

Moti për sot në Kosovë

Published

on

By

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Gjatë ditës, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 20 deri në 25 gradë Celsius, ndërsa ato minimale në orët e mëngjesit kanë zbritur nga -1 deri në 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë. /E.A/

Continue Reading

Vendi

17 të lënduar nga protesta e mbrëmshme, 6 prej tyre policë

Published

on

By

Gjithsej 17 persona, prej të cilëve gjashtë zyrtarë policorë dhe 11 protestues, kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e përplasjeve gjatë protestës së të hënës mbrëma para Kuvendit të Kosovës. Nga Qendra Emergjente se të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, janë në gjendje plotësisht stabile dhe tashmë janë liruar për në shtëpi.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, bëri të ditur se tetë persona u trajtuan nga ekipi i Klinikës së Oftalmologjisë për shkak të ndikimit të gazit lotsjellës, ndërsa tre të tjerë morën kujdes për plagë prerëse. Ai konfirmoi se asnjë nga pacientët nuk ka pasur lëndime serioze apo me rrezik për jetën.

Situata në kryeqytet u tensionua gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën “Agim Ramadani” dhe përreth Kuvendit, ku protestuesit kërkonin kalimin në lexim të dytë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara. Për të vënë situatën nën kontroll dhe për të mundësuar daljen e deputetëve nga ndërtesa, Policia e Kosovës u detyrua të përdorte gaz lotsjellës dhe topin e ujit. Gjatë këtij përshkallëzimi u hodhën mjete piroteknike, u dogjën kontejnerë dhe u raportua për pengim apo sulme ndaj disave deputetëve, zyrtarëve dhe një gazetari, me ç’rast policia shoqëroi tre persona në stacion.

Continue Reading

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Të kërkuara