Kronikë e zezë

I gjenden pushkë e municion, arrestohet 24-vjeçari

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Published

on

Patrulla Policore në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi të njëjtit i janë gjetur armë pushkë, mocion e thika, të cilat i mbante në posedim të paautorizuar. Ndërsa më pas i njëjti është liruar në mënyrë të rregullt.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

“Patrulla Policore në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë, derisa kishin qenë në pikë kontrolli në zbatim të Planit Operativ, kishin ndaluar veturën e tipit Hyundai dhe në posedim të të dyshuarit Z. D., i lindur në vitin 1998, shtetas i Republikës së Kosovës i cili ishte shoferi i automjetit është gjetur një pushkë gjuetie e llojit PROARMI PR 18-01593, 56 copë fishekë të po të njëjtës armë, 2 thika dhe dy radiolidhje të cilat i dyshuari i mbante në posedim të paautorizuar”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma, municioni, thikat dhe radiolidhjet janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash

Published

on

By

Një burrë është gjetur pa shenja jete në fshatin Krstaci i Epërm në Dragash, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë se Kosovës.

Sipas njoftimit, viktima është gjetur i shtrirë në rrugë, pranë shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet i mituri në Vushtrri për ngacmim seksual ndaj një të miture

Published

on

By

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar në Vushtrri, sipas raportit 24-orësh të Policisë.

Sipas njoftimit, një e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht në ashensorin e një objekti banesor nga një i mitur mashkull kosovar.

Palët janë intervistuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual”.

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar në Vushtrri, sipas raportit 24-orësh të Policisë.

Sipas njoftimit, një e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht në ashensorin e një objekti banesor nga një i mitur mashkull kosovar.

Palët janë intervistuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual”.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje brenda dy ditësh, disa persona në mbajtje

Published

on

By

Disa raste të ndara të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë, Malishevë dhe Deçan, sipas raportit 24-orësh të Policisë se Kosovës.

Në një rast në Prishtinë, një grua dyshohet se është sulmuar nga vëllai i saj pas një mosmarrëveshjeje familjare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati.

Po ashtu në një rast tjetër në Prishtinë, pas një konflikti familjar janë përfshirë në rrahje një motër dhe vëlla. Të dy kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Në fshatin Llashkadrenoc të Malishevës, është arrestuar një grua e dyshuar për dhunë në familje dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Deçan, një burrë ka raportuar se ndihet i shqetësuar dhe i kanosur nga djali i tij i mitur, pas një seance në prokurori. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Continue Reading

Të kërkuara