Aktualitet

Hyseni: Kurti s’është i pari që ia numëron Serbisë krimet, unë e bëra në 2010-ën

Published

on

Ish-Koordinatori Nacional për dialog, Skender Hyseni, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i pari që i ka numëruar krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve prej vitit 1878 e tutje deri në luftën e vitit 1999.

Hyseni në T7 shtoi se së pari se dialogu që po mbahet në Bruksel është një teatër dhe nuk ka asnjë rezultat nëse vazhdohet kështu, përcjell Klankosova.tv.

“Pashë një ekzaltim të cilin nuk e kuptova. Një ekzaltim i masës që po i bën nder palës serbe pa e ditur. Ne e dimë se Vucic është një aktor. Aktrimi i Vucic po ka efekt edhe në Kosovë. Edhe Vucic edhe zoti kuti në Bruksel po shkojnë për të kënaqur votuesit e tyre. Nuk po shkojnë të bëjnë dialog dhe nuk po shkojnë të kërkojnë zgjidhje. Paradoksalisht ata ndajnë të njëjtën dëshirë për këtë dialog. Kjo nuk është dialog por është një teatër. Po bëhet ekskluzivisht për konsum të brendshëm. Edhe Kurti edhe Vucic në Bruksel po bëjnë fushatë parazgjedhore”.

Ish-Koordinatori Nacional për dialog shtoi se Kurti nuk është i pari që u përmendi krimet Serbisë në dialog.

Ai theksoi se vet e përmendi Toplicën para 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Po ashtu pashë një ekzaltim të pakuptueshëm ku ky vend thuajse ka pritur Kurtin që të thotë se ka ndodhur Toplica më 1878, ka ndodhur Cubriloviqi tri herë, reforma agrare dhe spastrimi i pastër etnik. Këto janë thënë disa herë në dialog. Tash off the record nuk dua të tregohem modest. Më 2010-tën ja kam thënë në Këshill të Sigurimit para 15 anëtarëve. Përplasjen më të egër me Dacicin e kam pasur për Toplicën dhe spastrimin etnik. Ai kërkonte të ktheheshin serbët e larguar nga Kosova. Natyrisht aty kam kërkuar që të më lejoeht që të mbajë një ligjeratë një orëshe dhe kam filluar prej vitit 1878. Kam thënë se do ta mbushim Toplicën me shqiptarë. Edhe me hartë cuditërisht ai rajon ka ngjashmëri me Kosovën. Por Kurti po arrin t’i përdorë shumë mirë këto për të kënaqur armatën e tij që e ka këtu. Mund të them se ai është një mashtrues shumë i mirë”.

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Aktualitet

Fundjavë me shi dhe rënie të temperaturave

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale ndërmjet 13 deri në 18 gradë Celsius.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Të kërkuara