Lajmet

Hyseni i PSD-së: Kjo shumicë qeverisëse përkundër numrave s’është përkthyer në efikasitet

Published

on

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate (PSD), Zgjim Hyseni, ka thënë se Programi Legjislativ i qeverisë aktuale është i dëmshëm për qytetarët. Ai shton se përkundër numrit të ligjeve e që janë 54, nuk do të thotë asgjë, për faktin se rëndësi më të madhe do t’i jepej faktit se sa kanë arritur të hyjnë në funksion ato ligje.

“Ligjet që i kanë bë, kanë qenë të këqija, d.m.th nuk është puna se kanë qenë pak, por problemi është se këta kanë prodhuar ligje problematike. Ligje që d.m.th ia ngushtojnë hapësirën e ligjeve njerëzve. Si ligji për KPK-në, konfiskim të pasurisë krejt këto janë ligje që qëllim kryesorë kanë koncentrimin e pushtetit të ekzekutivit të kryeministrit. Kjo shumicë qeverisëse përkundër numrave, nuk është dëshmuar që d.m.th prania e madhe e numrave përkthehet në efikasitet, sa i përket ligjeve në parlament, një mënyrë qysh mundet me u pa puna e një shumicës qeverisëse është numri i ligjeve mirëpo që d.m.th volumi i punës, mbi të gjitha ne duhemi me pa cilësinë e ligjeve çfarë ligje kanë sjell dhe çfarë qëllime ka mbrapa atyre ligjeve”, ka thënë Hyseni.

Ligjin për Byronë, Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë, sipas Hysenit janë ligjet më antikushtetuese.

“Në këtë drejtim ne duhemi me pa cilat janë ato ligje me të cilat është identifikuar kjo shumicë qeverisëse edhe që janë konsideru sikur prove për ndryshimin që pushteti aktual e ka propagandu sa ka qenë në opozitë ato ligje kanë qenë Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e formimi i gjyqësorit etj etj, mirëpo secila prej këtyre ligjeve ka dalë me qenë antikushtetuese”, ka deklaruar ai.

Tutje Hyseni tha se krahas përqindjes së ulët të miratimit të ligjeve, janë prodhuar edhe ligje “problematike”.

“Nëse janë 11 për qind sigurisht se janë shumë pak mirëpo kjo është veç një mënyrë është volumi i ligjeve dhe sigurisht se deputetët janë aty për me  bë ligje për me i’a përmirësu jetën qytetarëve mirëpo duhet analiza me qenë edhe cilësore duhet me pa edhe çfarë ligje po bëhen, se ligjet që i kanë bë kanë qenë të këqija d.m.th nuk është puna se kanë qenë pak por problemi është se këta kanë prodhuar ligje problematike ligje që d.m.th ia ngushtojnë hapësirën e ligjeve njerëzve  si ligji për KPK-në, konfiskim të pasurisë, krejt këto janë ligje që qëllim kryesorë kanë koncentrimin e pushtetit të ekzekutivit të kryeministrit”, ka thënë Hyseni.

Lajmet

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave të zhdukur nga lufta

Published

on

By

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se javën e kaluar ka pranuar dy raporte të reja të ADN-së, përmes të cilave janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një sqarimi zyrtar, Komisioni bëri të ditur se këto identifikime nuk lidhen me gërmimet apo zhvarrosjet e fundit në lokacionet si Kalludër, Jabukë apo me zhvillimet e fundit në Zubin Potok.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për mbetje mortore të zhvarrosura më parë, ndërsa identifikimi erdhi si rezultat i rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve që ndodheshin në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe mbledhjes së mostrave biologjike plotësuese nga familjarët.

Raportet e ADN-së tashmë i janë përcjellë Institutit të Mjekësisë Ligjore për konfirmim zyrtar. Komisioni bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të njoftohen familjet e viktimave për rezultatet dhe hapat e mëtejshëm proceduralë, duke rikonfirmuar përkushtimin për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunim”, lidhur me një incident të ndodhur në fillim të këtij muaji.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:30. Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është lokalizuar dhe prangosur nga organet e rendit më 28 shtator.

Me vendim të prokurorit të kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor.

Continue Reading

Lajmet

Shantazhonte viktimën prej me shumë se dy vitesh, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se për më shumë se dy vite ka shantazhuar vazhdimisht një person tjetër për përfitime materiale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari e kishte vënë nën presion viktimën gjatë periudhës 2023–2025, duke i kërkuar para në mënyrë të vazhdueshme. Si pasojë e shantazhit, viktima i kishte dhënë atij një shumë të konsiderueshme të hollash.

Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është identifikuar dhe prangosur nga organet e rendit. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rasti Ibër-Lepenc: Dalin para gjykatës të akuzuarve për sulmin terrorist

Published

on

By

Janë nxjerrë para trupit gjykues të akuzuarit për sulmin mbi infrastrukturën kritike të kanalit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, Jovan Viqentijeviq dyshohet se në bashkëkryerje me vëllain e tij, Dragisha Viqentijeviq, kanë dëmtuar me qëllim instalimet e ujësjellësit dhe kanë kryer vepër terroriste përmes përdorimit të eksplozivit.

Në këtë proces gjyqësor po gjykohet edhe Igor Dimoviq, i cili ndryshe nga vëllezërit Viqentijeviq, po mbrohet në liri.

Shpërthimi në kanalin e ujit në nëntor të vitit 2024, ku dyshohet se u përdorën rreth 20 kilogramë lëndë plasëse eksplozive, është cilësuar nga autoritetet e Kosovës si sulm terrorist, duke e bërë përgjegjëse direkte Serbinë për organizimin e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara