Lajmet

Hoxhaj: Vendimi për pensionistët skandaloz, i papranueshëm dhe nëpërkëmbës

Published

on

U.D i Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Qeverisë Kurti, me të cilin u hiqen shtrsat prej 20 eurove pensionistëve.

“Skandaloz, i papranueshëm dhe nëpërkëmbës vendimi i Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e infemierët që po luftojnë me pandeminë. Kjo Qeveri që i la gjyshërit tanë pa vaksina tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe”.

” Pritja nga qeveria për ta lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, shëndetësore e sociale për qytetarët të goditur nga pandemia, e konkretisht për mjekët, punëtorët shëndetësorë e të moshuarit – përkundrazi u kthy kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare. Mungesa e dorës së shtetit fatkeqësisht po ndjehet çdo ditë dhe në çdo familje të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në reagimin e tij./Ubtnews

Continue Reading

Aktualitet

​Osmani në samitin EPC, pritet nga mbreti e mbretëresha daneze

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po e përfaqëson vendin në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.

Para fillimit të samitit, presidentja Osmani u prit nga Mbreti Frederiku X dhe Mbretëresha Margreth II në Pallatin Amalienborg në Kopenhagë.

“Faleminderit Lartmadhërive të Tyre, Mbretit dhe Mbretëreshës së Danimarkës, për mikpritjen e ngrohtë në Kopenhagë para fillimit të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Edicioni i shtatë i Komunitetit Politik Evropian do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga Evropa, dhe do të ketë në fokus situatën e sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Evropa më e fortë e më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

​Trump: Soja do të jetë tema kryesore e takimit me presidentin kinez

Published

on

Presidenti amerikan, Doonald Trump se pas katër javësh do të zhvilloj një takim me homologun e tij kinez Xi Jinping dhe se tema kryesore do të jetë tregtia e sojës.

“Do të takohem me presidentin Xi të Kinës pas katër javësh dhe soja do të jetë tema kryesore e bisedës”, shkroi ai.

Presidenti amerikan po ashtu premtoi mbështetje për fermerët amerikanë të sojës, duke fajësuar Kinën për ndalimin e blerjeve të produkteve bujqësore.

“Fermerët e sojës në vendin tonë po vuajnë sepse Kina, vetëm për arsye negociuese, nuk po blen”, tha ai.

Trump njoftoi se administrata e tij do të përdorë një pjesë të të ardhurave të mbledhura nga tarifat mbi importet kineze për të ndihmuar fermerët në vështirësi.

“Kemi fituar kaq shumë para nga doganat saqë do të marrim një pjesë të vogël të këtyre parave dhe do t’i ndihmojmë fermerët tanë. Nuk do t’i zhgënjej kurrë fermerët tanë”, pohoi ai.

Presidenti Trump kishte bërë të ditur më herët se takimi me presidentin Xi Jinping do të mbahej gjatë samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) më 31 tetor dhe 1 nëntor, në Korenë Jugore.

Takimi ballë për ballë do të jetë i pari midis dy liderëve gjatë mandatit të dytë të Trump në Shtëpinë e Bardhë./S.K/KP/UBTNews/

Continue Reading

Botë

​Rusia: Do të gjejë një përgjigje nëse SHBA furnizon Ukrainën me raketa Tomahawk

Published

on

 I dërguari i Moskës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vasily Nebenzya, tha se do të gjejë një mënyrë për t’u përgjigjur nëse SHBA vendos të furnizojë Ukrainën me raketa lundruese Tomahawk.

“Jam i bindur se, nëse është e nevojshme, do të gjejmë një përgjigje ndaj këtij hapi nëse ndodh,” tha përfaqësuesi i përhershëm rus në OKB.

Nebenzya foli këto përmes një konference për shtyp që shënoi fillimin e presidencës ruse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në tetor.

Më parë këtë javë, shefi i diplomacisë ruse Sergey Lavrov tha se nëse Tomahawk vendosen në Ukrainë, ato nuk do ta ndryshojnë rrjedhën e konfliktit.

Moska i ka paralajmëruar vazhdimisht vendet perëndimore se furnizimet e vazhdueshme me armë në Ukrainë rrezikojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës.

SHBA nuk ka njoftuar zyrtarisht planet për të furnizuar Kievin me raketa Tomahawk, transmeton Anadollu./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës

Published

on

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës e cila përkon me datëlindjen e Mahatma Gandit, liderit të lëvizjes për pavarësinë e Indisë dhe pionierit të filozofisë dhe strategjisë së jo-dhunës.

Sipas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të datës 15 qershor 2007, e cila vendosi përkujtimin, kjo ditë përhap mesazhin e jo-dhunës, duke përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik.

Në këtë ditë promovohet që transformimi social ose politik mund të arrihet pa përdorimin e ndonjë lloj dhune dhe se studiuesit e kanë quajtur teorinë e “Jo-dhunës!” si politika e njerëzve të rregullt, të cilët nuk kanë qasje në instrumentet e dhunës, përfshirë edhe armët.

Gandi, i cili ndihmoi në udhëheqjen e Indisë drejt pavarësisë, ka qenë frymëzimi për lëvizjet jo të dhunshme për të drejtat civile dhe ndryshimet shoqërore në të gjithë botën.

Gjatë gjithë jetës së tij, Gandi mbeti i përkushtuar ndaj besimit të tij në jo-dhunën edhe në kushte shtypëse dhe përballë sfidave në dukje të pakapërcyeshme.

Veprimi jo i dhunshëm është një teknikë me të cilën njerëzit që refuzojnë pasivitetin dhe nënshtrimin, dhe që e shohin luftën si thelbësore, mund ta zhvillojnë konfliktin e tyre pa dhunë. Ai nuk është një përpjekje për të shmangur ose injoruar konfliktin, por një përgjigje ndaj problemit se si të veprohet në mënyrë efektive në politikë, veçanërisht si të ushtrohen pushtetet në mënyrë efektive.

Ekzistojnë tre kategori kryesore të veprimit jo-dhunë: protestë dhe bindje, duke përfshirë marshime dhe vigjilje; jo-bashkëpunim; dhe ndërhyrje jo e dhunshme, siç janë bllokadat dhe pushtimet. /S.K/KP/IKSHPK/

Continue Reading

Të kërkuara