Lajmet

Hoxhaj në Tiranë: Thaçi dhe Veseli ndryshuan rrjedhën e historisë në krijimin e shtetit të Kosovës

Published

on

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur optimist se ish-krerët e UÇK-së do të dalin faqebardhë nga Gjykata Speciale.

Hoxhaj pas vizitës në Bashkinë e Tiranës, tha se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e kanë ndryshuar rrjedhën e historisë në krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

“Ne jemi të sigurt që kryetari jonë i partisë, presidenti i Republikës dhe të gjithë të tjerët që janë pranë gjykatës do të dalin fitimtarë dhe faqebardhë. Por mbështetja politike dhe morale ka qenë e rëndësishme për Kosovën se ata edhe një herë do të konfirmojnë para gjykatës se lufta jonë ka qenë e drejtë, sakrifica e jonë si popull ka pasur aspiratën për liri dhe pavarësi. Si dy shtete, për këtë temë është mirë të kemi një qëndrim si Kosovë dhe Shqipëri, pasi përpjekja, sakrifica e liderëve të UÇK-së dhe PDK-së e kanë ndryshuar rrjedhën e historisë. Në historinë e krijimit të shtetit të pavarur edhe emri i Kadriut dhe Hashimit janë prej emrave më të spikatur”, tha ai.

E kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kryeqyteti shqiptar është i gatshëm për të ngritur fonde për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Ju jap garancinë që ky kryeqytet i gjithë shqiptarëve është jo vetëm moralisht, por çfarëdo nevoje që mund të ketë, qoftë për ngritje të fondeve, qoftë edhe me një mbështetje të kësaj kauze. Duke qenë të qartë se kjo nuk është kauza e vetëm Kadriut, apo Hashimit, por e gjithë shqiptarëve”, tha ai.

Hoxhaj mes tjerash lavdëroi punën e Veliajt në Tiranë, duke thënë se ai duhet të merret shembull edhe në Kosovë.

Aktualitet

UBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025

Published

on

UBT ka bërë hapjen e thirrjes për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025 (IC-LAC), e cila këtë vit organizohet në kuadër të Konferencës së 14-të Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion.

Ky aktivitet shkencor do të bashkojë studiues, akademikë, studentë të cikleve të avancuara, doktorantë, ekspertë të fushës dhe profesionistë të arsimit nga vende të ndryshme të botës, me synim shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira mbi gjuhën, kulturën dhe ndërthurjen e tyre në sistemet bashkëkohore arsimore.

Tema kryesore e këtij edicioni është: “Ndërtimi i sistemeve arsimore reziliente për një të ardhme të qëndrueshme.”

Datat kryesore:

  • Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
  • Njoftimi i pranimit & rishikimi shkencor: 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i hershëm: deri më 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i vonuar: deri më 20 tetor 2025
  • Dorëzimi i punimit të plotë: 14 nëntor 2025

Qëllimet dhe objektivat

Konferenca IC-LAC synon të hapë një hapësirë të gjërë diskutimi mbi rolin e gjuhës dhe kulturës në shoqëritë moderne, duke nxitur qasje multidisiplinare për edukimin dhe komunikimin ndërkulturor.

Fushat e diskutimit përfshijnë:

  • Gjuha dhe kultura në arsim
  • Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie dhe të nxënë
  • Komunikimi ndërkulturor dhe shumëgjuhësia
  • Praktikat e qëndrueshme në edukimin gjuhësor
  • Inteligjenca artificiale dhe ndikimi i saj në të nxënit e gjuhëve
  • Përkthimi, interpretimi dhe komunikimi global
  • Rezilienca arsimore dhe dizajnimi i kurrikulave

Dorëzimi i punimeve

Punimet e paraqitura duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në proces shqyrtimi në konferenca të tjera. Gjatësia maksimale e një punimi është 6 faqe. Punimet që nuk respektojnë kriteret e formatimit nuk do të merren në konsideratë.

Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë me hulumtimet e tyre shkencore dhe praktikat profesionale, duke u bërë pjesë e një platforme ndërkombëtare shkëmbimi idesh që synon të forcojë lidhjen mes gjuhës, kulturës dhe arsimit për një të ardhme më të qëndrueshme.

Continue Reading

Lajmet

​Gjykata spanjolle liron Dani Alves-in

Published

on

Gjykata e Lartë e Katalonjës ka rrëzuar të premten dënimin për përdhunim ndaj ish-futbollistit brazilian Dani Alves, duke arsyetuar se çështja kishte mospërputhje dhe kontradikta në dëshmitë e paraqitura.

Alves, 41 vjeç, ishte dënuar vitin e kaluar me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në Barcelonë në vitin 2022. Megjithatë, gjykata e apelit vendosi se dëshmia e akuzueses nuk kishte besueshmëri të mjaftueshme, duke theksuar se mungonin prova të qarta për të mbështetur akuzën.

“Dani Alves është shumë i lumtur. Ai është i pafajshëm, kjo është demonstruar. Drejtësia ka folur,” deklaroi avokatja e tij, Ines Guardiola.

Ndërkohë, avokatja e akuzueses, Ester Garcia, paralajmëroi se do ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme të Spanjës, proces që mund të zgjasë deri në një vit./S.K/KP/Morung Express/

 

Continue Reading

Lajmet

Caktohet data, Pogba rikthehet në fushë

Published

on

Paul Pogba është shumë pranë rikthimit në futboll pas një periudhe të gjatë mungese tha trajneri i Monacos, Adi Hütter. Ai zyrtarisht ka konfirmuar se mesfushori francez po përparon ndjeshëm.

“Fizikisht dhe mendërisht po shkon mirë. Është stërvitur për tre muaj dhe është afër kthimit në skuadër,” deklaroi Hütter.

Sipas mediave franceze, Pogba pritet të jetë i disponueshëm më 5 tetor, në ndeshjen e Ligue 1 kundër Nice në Stade Louis II.

Ndërkohë, rikthimi në sfidën e së shtunës kundër Lorient shihet më pak i mundshëm.

Ish-mesfushori i Juventusit nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që prej 3 shtatorit 2023, kur u aktivizua ndaj Empolit.

Pak javë më vonë, ai u pezullua për doping dhe u dënua fillimisht me katër vite jashtë fushave. Megjithatë, në tetor 2024, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv uli ndalimin në 18 muaj, që skadoi më 11 mars 2025.

Pas ndarjes me Juventusin, Pogba refuzoi një transferim në MLS dhe verën e kaluar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Monacon, e vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Klubi monegask e ka regjistruar 31-vjeçarin edhe për Ligën e Kampionëve, ku pritet të rikthehet në tetor.

Ky rikthim do të shënojë një moment të rëndësishëm për kampionin e botës 2018, i cili synon të rifitojë formën dhe të lërë pas periudhën më të vështirë të karrierës së tij./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Blagaj të Pejës

Published

on

By

Aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Blagaj të Pejës.

Raportohet nga mediat se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një katërçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti raportohet se janë lënduar dy persona ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, teksa të lënduarit janë dërguar me urgjencë për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

KosovaPress ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara